Pse Serbia është kokëlartë ndaj nesh ?

Shkruan Fahri Xharra

Nuk duhet harruar se sa me e madhe te behet e keqja aq me e vogel eshte mundesia per t’i parandaluar demet ne te ardhmen dhe se keto sakrifica te vogla qe behen tani jane vetem disa gure te vegjel… prandaj duhet te ndodh nje transformim rrenjesor tek kombi yne ne menyre qe te ecen i sigurt ne rrugen drejt te ardhmes se mire te tij. ( nga Gjon Keka)

Pse Serbia është kaq kokëlartë e me krenari? Pse Serbia kaq pa druajtje dhe lirisht? Pse Serbia është kaq ballëhapur ndaj botë?   Pse Serbia flet pra dro , ecë pa dro ?  Sepseja përdorët në krye të një fjalije shkakore për të treguar shkakun  apo arsyen e diçkaje.  Pra, pse  Serbia ? Sepse……është ndajfolje  që përdorët për një arsye të panjohur,për një shkak që nuk dihet a nuk përcaktohet dot ,përse. Po mirë, a ka sepse në pyetjet e mësipërme ? Po, e kanë sepsenë  e tyre të gjitha pyetjet që u vuan më lartë.

 Ata janë kokë lartë sepse ne jemi kokë-ulur . Ata e ngrisin kokën sepse ne jemi mohues të vetes.

Sepse  teoritë e Olsave i pranojmë dhe i publikojmë  “ Janë tri teza me të cilat historianët shqiptar ende vazhdojnë ta manipulojnë popullatën shqiptare me qëllim të domonizimit të turqve. Njëra është se “islami ndër shqiptarë është imponuar përmes dhunës.” E dyta se “turku përveç shqiptarëve të gjithë popujve, bile edhe serbëve i ka dhënë të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare” dhe teza e tretë “bashkëpunimi serbo-turk për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll me qëllim të shfarosjes së tyre”. Edhe pse marrëveshja për shpërngulje është e kohës së Turqisë republikane, historianët e LNQJ-së dhe kvazi intelektualët me egzibicione aq mirë e lidhin, e paketojnë dhe e tregojnë si një “vazhdimësi e armiqësisë 600vjeqare të turqve dhe islamit kundër shqiptarëve.”   ….sepse  shkruajnë shqiptarët  

Sepse , shqiptari tjetër Fatlum Sadiku shkruan nga Turqia    “Para se me u masovizu xhamijat ne Ballkan, kurrkush nuk e ka ndi emrin SHQIPTAR. Islamizimi i albanofoneve serbe, greke, arbneshe, vllehe, llatine e te lloj-lloj kotille tjeter kishtare, e prodhoi etninë shqiptare, emertim qe s’pari n’histori gjendet i permendun, n’vitin 1703. Tek mbas ketij procesi, u perhap identiteti i perterire etnik i nje pjese te ilireve/arberve te shkaperderdhun, qe quhet shqiptar. Ata qe s’e moren kete fe, qe s’ju nenshtruan procesit etnifikues te shqiptarizimit, mbeten Arvanitas (dhe ma vone e themelune Greqine), Serbe (si Gjergji i Zi – Karagjoergjeviqi, qe e themeloi kombin-shtet serb), Malazeze (Mark Millani qe ndihmoi ne krijimin e Malit t’Zi), Vllaho-Rumune (si familja Gjika e Elenes, apo Dinastia Lupi qe e themelun Rumanine), llatino-kroate (Janjeva), arbereshe (Krispi, Gramshi etj) qe u bene nder kontributoret kryesore te themelimit te Italise etj.
Rrene osht ajo qe thuhet se turku i ka nda shqitaret. “Turku” vetem i ka lone albanofonet me zgedhe se çka mu*in po dojn me kone. “Turku” edhe kur na nuk kemi dashte me u identifiku si etni e veçante, na ka shti ne ni thes, tu na qujte “aarnaute” e tu na diference prej kotillave t’hueja.” ….. sepse shkruajnë shqiptarët .
 
Sepse  shqiptari  Arbër Fetiu shkriuan nga Kanada “Shteti i Kosoves ne vend se te merret me shaminë e vullnetshme te vajzave muslimane shqiptare, do të trregone shume me shume koherence sikur te fillonte te rregullonte dhe te sanksiononte “shaminë” qe ai ka pranuar t’ia vene qarqet e huaja të cilat po e ndertojnë Kosovën si një republikë eksperimentale perëndimore ku identiteti i popullatave indigjene po shtypet me dhunë. Ajo “shami” e shtetit te Kosoves është « shami » e larme, shami e punuar neper zyra te ndryshme te Perendimit e cila ngjan me shume me një maskë qe mbulon me mjeshtri pothuajse cdo gjë që është shqipëtare. Per dallim nga shamia e vullnetshme e kokës, “shamia” e shtetit të Kosoves është “shami” qe mbulon pothuajse tërësinë e elementeve të cilat karakterizojnë shqipëtarin me shekuj. Ajo “shami” e ka shendërruar Kosovën e ketyre viteve ne një kukull marionetë e cila nuk e ka fuqine as te mendoj per vetveten pasi që jane të tjerët ata që mendojne dhe vendosin per te.
Nderkaq, besoj se i tërë ky qëndrim i qeverisë sone karshi veshjes muslimane (heshtja e qeverisë në te gjitha ato raste perjashtimi të vajzave me shami, ne rastet e diskriminimit ne tregun e punes etj) gjendet ne problemin e dialektikes sherbetor-zoteri (lexo: neve dhe nderkombetaret/Perendimi) ne te cilen gjindet Kossova e pasluftes, te cilën Fanoni e shpreh bukur duke thënë se sherbetorit (neve) vlerat e zotëriut (Perendimit) i duken të predestinuara që të jenë udheheqëse të perherëshme të botës ne te cilën ai jeton dhe kjo e shtyn shërbetorin drejt konformizmit dhe njesimit me zotëriun dhe vlerat e tij duke i hapur rrugë kështu assimilimit dhe zhdukjes së qensisë se tij origjinale. “….  Sepse  shkruajnë shqipëtarët.  

Sepse Ndrek Gjini në Përralla me Pavarësi e 28 Nëntorit shkruan :“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë’ më 28 Nëntor 1912, ishte veç një aksion nacionalistësh iluministë, i organizuar me lejen e Austro-Hungarisë dhe Turqisë. Kjo ngjarje realisht nuk solli pavarësimin e Shqipërisë nga administrata ekzistuese otomane, austo-hungareze, apo italiane. Delegatët që u mblodhën aty pas deklaratës së shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, (deklaratë që u shkrua në shqip dhe turqisht), ngritën dhe një qeveri, e cila nuk i  ushtroi asnjëherë funksionet e saj më gjerë se në Vlorë dhe rrethinat e saj. Delegatët shprehen aty edhe nevojën për bërjen e një kushtetute për vendin, gjë që nuk u arrit të realizohej. Realisht aty u hartuan vetëm disa dokumente të përkohshme. Në fund të 1913-ës, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë europiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashte Fuqitë e Mëdha i dhuruan Shqipërisë Kushtetutën e saj të parë, të quajtur ‘Statuti Organik’. Ky ligj qëndroi në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës. Qeverisja e vendit në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetutash të përkohshme të pakodifikuara. “ …..sepse shkruajne shqiptaret 

Pra shkruajnë shqiptarët dhe mundohen të bindin botën dhe të na bindin neve, e ne në mediumet tona iu japim hapësirë ,iu duar trokasim ,iu shkojmë pas.

Jo sepse me shkrimet e tyre krenohet Serbia por me shkrimet e tyre po myket populli, po e harron vetveten, po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po  i shkon për shtati Serbisë.  Me ane te këtyre mëndimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara,që ne jemi po ata të shekullit  të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të .   Kur bota  e ndërron mendimin  për ne dhe i këthehet bindjës së vjetër që e kishte, për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë Serbia serbesohet….dhe vepron… dhe i ka sukses.

Ja pra , kështu e bëjmë Serbinë krenare në botë .

Shperndaje ne
Updated: 10 Shkurt, 2018 — 19:27

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Z.Fahri…nuk pyet BE….per disa vule humbur per te marre vendimet qe ajo do te marre.Europa eshte sot …ashtu si ka qene perhere…..kunder shqipetareve…..sepse forcimi i shqipetareve i ben dem serbise dhe Europes qe e ka ndertuar ata per ta bere bllokues te influences Gjermane ne Gadishullin Ilirik.Ne te njejten menyre vepruan Britaniket ne Greqi ,duke bere grusht shteti per te perzene gjermanet qe e ngriten shtetin Grek.Duhej qe Gjermania te mos kishte asnje vend pro saj ne kete zone….mos te kishte resurse dhe as treg per shitjen e mallrave te saj.Edhe sot….megjithese ne dukje …BE….eshte dakort me Gjermanine…..nen rogoz punon per ta sabotuar ate…sepse e tremb fuqizimi i Gjermanise.Kjo ishte edhe aresyeja e largimit te Britanikeve nga BE….sepse e pa qe ndryshe nuk demtohej lokomotiva gjermane.Por Britaniket …harrojne se jane me mentalitetin e 1 shekulli me pare,kur ishin Perandoria ku nuk perendonte kure dielli.Nese behen mareveshje midis Serbise dhe Kosoves…perse BE ,kerkon marreveshje te tjera ndersa vet Serbia nuk i zbaton keto marreveshje dhe Kosova eshte e detyruar ti zbatoje……Shiko sesi bllokon edhe linjen e interkonjeksionit midis Shqiperise e Kosoves,megjithese kjo linje eshte ndertuar ne tokat respektive dhe eshte ndertuar me fonde gjermane.Kosova sipas Serbise,nuk duhet te zhvillohet e te ngreje koken,duhet te zbrazet ashtu si Shqiperia…..sic u deportuan qindra mije shqipetare ne Turqi dhe aty kane humbur sepse kane pranuar qe jane turq per tu larguar nga kriminelet serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.