Ilirët dhe mohimi i tyre!

Nga Fahri Xharra

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh  se pse i gjithë ky mohim i vetvetes .  ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i  numroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijes , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prapë rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frigën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për bibliotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrinë e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve. Pasi që merr Salonen i vijnë edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit. Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)

Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ?  E kuptueshme se shkenca pa libra nuk behët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilire e trashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?
Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës  mbetën. Deshëm apo  jo  , ato flasin dhe neve na duhet t  iu japim gjuhën.

Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda , mbi qytetëzen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga largë . Svastika  e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofon pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më  poshtë  nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.

Shkëmbi me svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy  ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje.,mu pë rshkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shifet lindja dhe rritja e diellit

Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik – i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeshme do të vërtetohen dhe jipen më shumë njohuri  për këtë vend gjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnës.
Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjetë edhe vend qëndrimi i astrologëve .
Sipas arkeologëve ne e dimë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjeteshin e fundit. Shpella e famshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si  bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të medha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.

 

Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane. Më vonë
Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.
Po jo vetëm  në Çitluk dhe  në Nakovano por edhe  në  Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino
Kush e thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie , mjekësore ,anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i  farkonin monedhat  dhe shpatat.
Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …? Por  ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre  e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe auto zhbërjes.
Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë  deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton  që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.
A ishin ato vende ashtu të paprekura  nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga  qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori  daton që viti 1800 paraKrishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër  apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.
Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijëvjeçarëve prK si Observetor , me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .
Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frikën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!

Shperndaje ne
Updated: 11 Shkurt, 2018 — 04:35

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.