Reagim: ATA QË E MOHOJNË VETVETEN!

NËSE I MOHON TË PARËT E TU,TI POHON MOSEKZISTENCËN TËNDE!?

© Kasam ShAQIRVELA

Ata të cilët i përbaltin, i mohojnë madje edhe i urejnë në mënyrë patologjike dhe denigruese të parët e tyre, figurat e bujshme kombëtare shqiprate, gjuhën dhe kulturën e vet si dhe historinë e tyre që, pak kombe në botë mund të kenë fatin ta kenë trashëgimi të veten dem baba dem, ata janë mjerana, pa marrë parasysh ofiqet dhe titiujt akademikë që mund t’i kenë në letër?!

Dhe, mjerani mund të sjelle veçse mjerim! Kombi shqiptar është një, ai ka veçse një gjuhë, ka vetëm një flamur,ai i takon i tëri një historie pa marrë parasysh ndarjen rajonale, krahinore apo shtetërore-administrative të tij si etnos. Luftën për mbijetesë e bënë bashkërisht: Shkodër e Vlorë, Kosovë e Tetovë, Malësi , Luginë e Çamëri, madje Arvanitë e Arbëreshë…! Andaj s’mund të ketë komb-kosovar, sikurse nuk ka komb-çam, s’mund të ketë komb-arbëresh apo arvanit sikurse nuk ka komb-iliridas ose lab. Ka vetëm e vetëm një komb, sot e mot, ai është Kombi Shqiptar!

Kot e kanë ata të jashtmit që përmes çanaklëpirësve të brendshëm, puthadorëve perverzë, pakurrizorëve të pamoralshëm dhe, aq më tepër, tregtarëve të Çështjes Kombëtare Shqiptare, sot e gjithë ditën, nuk do të kenë sukses ta përçajnë kombin shqiptar as dhe ta ndajnë atë në “kombëthe” të vockla që, pastaj, më lehtë të mundë ta manipulojnë atë sipas planeve të tyre famëkeqe, në mënyrë të vazhdueshme, kundra shqiptarëve deri në zhbërjrn fizike apo asimilimin(tjetërsimin) e tij !

Pra, nëse i mohon të parët e tu,ti pohon mosekzistencën tënde,?! Atëherë shtrohet pyetja: -kush je, ti në të vërtetë, që bëhesh avokati i interesit të huaj?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 14 Shkurt, 2018 — 03:42

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.