“Shoqata Atdhetare Kulturore – Shqiptare – Amerikane” Bijte e Shqipes: Reagim- Akti me i ulet qe ka bere ndonjehere nje politikan shqiptar.

“Shoqata Atdhetare Kulturore – Shqiptare – Amerikane” Bijte e Shqipes:

Reagim

Ku e more kete te drejte, kete kurajo, kete urdher per tu hequr shqiptareve krenarine, Ramush?
Klasa politike shqiptare dhe mbi te gjitha, shoqeria civile, duhet te reagoje menjehere per heqjen e flamurit te vetem shqiptar ne Kosove!
Kosova dhe qytetaret e saj jane se pari detyrim kushtetues per republiken e Shqiperise ashtu sic jane te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte kufijve administrativ te shtetit te sotem shqiptar.
Me nje vendim, perfundimtar per moslejimin e asnje simboli kombetar shqiptar ne territorin e republikes se Kosoves, sot ke poshteruar dhe ke shkelur mbi nderin dhe gjakun e qindra mijera shqiptareve te rene per flamurin kombetar, mbi djersen dhe nderin e te gjithe atyre qe me krenari kane mbajtur peshen e ketij flamuri mbi supe gjate perfaqesimeve dinjitoze nderkombetare neper bote, mbi gjakun e bashkeluftetareve te tu qe sot nje pjese te mallkojne nga qielli dhe nje pjese nga toka.
Eshte barre e rende te drejtosh nje shtet per nje njeri qe po tregon cdo dite dhe me shume se interesi kombetar nuk eshte aq i rendesishem sa interesi personal por eshte akoma me e rende te marresh persiper tu heqesh simbolin kombetar shqiptareve.
Te kemi mbeshtetur si ne ne New York ashtu edhe te gjithe shqiptaret anembane z. Kryeminister i Kosoves.
Sepse ishe dhe je nje perfaqesues i popullit shqiptar, nje ishkomandant i luftes per liri te popullit te Kosoves, nje pjesetar i nje familje me shume deshmore, dhe mbi te gjitha nje shqiptar i akuzuar padrejtesisht dhe i kerkuar per tu denuar nga nje gjykate e shtetit armik shume shekullor per shqiptaret.
Por ti i nderuar z.ish komandant c’do dite edhe me shume po tregon qe mund te shkelesh mbi parimet kombetare, mbi besen e dhene, mbi betimin ushtarak te dhene ne fillim te luftes, mbi gjakun e vellezerve te tu qe dhane jeten per flamurin kombetar dhe mbi gjakun e dhjetera mijera te tjereve qe dhane jeten per lirine e Kosoves dhe Shqiperise.
Dje kerkonim lirimin tend si shqiptar i akuzuar nga Serbia.
Sot kerkojme doreheqjen tende si kryeministri i vetem qe urdheroi uljen e flamurit shqiptar, te vetmit flamur shqiptar ne te gjithe Kosoven.
Ky eshte akti me i ulet qe ka bere ndonjehere nje politikan shqiptar.
Gjithcka ke bere deri me sot, i shumezon me zero.
Asgje nuk e legjitimon kete akt te peshtire antikombetar, as pjesenarrja juaj ne lufte, as humbja e pjesetareve te familjes tuaj.Ata rane per kete flamur dhe ti i mbulove me kete flamur qe urdherove te mos e shikosh me.
Te behesh legjende per tu kujtuar per mire duhet te punosh gjithe jeten c’do dite, c’do minute, por te behesh i keq, te mjafton vetem nje minute, vetem nje nenshkrim si ky sot.
Panvaresisht arsyeve, ti sot shkele cdo premtim, cdo parim, cdo te drejte kushtetuese dhe cdo vlere morale te shqiptareve.
Ti urdherove heqjen e flamurit kombetar shqiptar, te vetmen shenje shqiptare ne te gjithe Kosoven.
Me kete akt, ti dhe qeveria jote deshmuat qe nuk jeni per bashkim kombetar, por perfundimisht kerkoni sajimin e nje shteti multietnik te perhershem, me nje identitet te ri te rreme, duke i shtuar edhe sajimin e kombesise Kosovare.
Kjo gje eshte projektuar qe shume vite por askush nuk guxoi ta bente.
Ti me trimerine tende prej budallai guxove dhe e bere pa i llogaritur pasojat qe per hir te faktit i kalojne kapacitetet e tua intelektuale per ti kuptuar sa duhet.
Po te permend protesten vjet ne New York, per te te kujtuar qe ne cdo proteste ne bote per lirimin tend, ka patur vetem flamuj kombetar shqiptar dhe jo kombetar kosovar.
Deshmoret e rene jane mbuluar me flamurin kombetar shqiptar dhe jo me kete simbol me yjet e shpikura te shtetit tuaj imagjinar kosovar.
Me sa shikohet, c’do gje qe ti ke thene, c’do qe ke bere para zgjedhjeve ka patur vetem qellime populiste.
Gjuha jote me te cilen je rrit ti dhe familja jote, egziston vetem sepse je shqiptar dhe jo kosovar.
Republika e Kosoves qe ti sot e udheheq, don apo sdon ti dhe shume bukeshkale te tjere, eshte pjese e territorit te shtetit shqiptar, te shpallur i pamvarur me 28 Nentor 1912 nga Ismail Qemali.
Asnje bir ku… deri me sot, as Titoja dhe as Milloshevici, nuk kane guxuar ta ndryshojne kete, nuk kane guxuar ta ndalojne perdorimin e simbolit te vetem kombetar shqiptar.
Por ti Ramush Toptani, keqperdore besimin e popullit shqiptar qe te dhane per te administruar shtetin me te ri ne bote.
Mos harro qe ajo detyre eshte nje privilegj qe te jepet per ti sherbyer popullit dhe jo per tu pasuruar dhe as per te shperdoruar detyren ne sherbim te interesave te tua personale dhe sipas orekseve politike brenda dhe jashte territorit administrativ te republikes se Kosoves.
Dhe e fundit!
Republika e Kosoves, duke qene ne harten gjeografike te shpalljes se pavaresise nga Ismail Qemali, para se te jete shtet i Kosoves eshte pjese e shtetit te pare shqiptar.
Ai shtet i themeluar nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini, ne te gjithe territorin e tij ka per simbol flamurin kombetar shqiptar.
Republika e Shqiperise, ne kushtetuten e saj NENI 8, e ka te percaktuar qarte, mbrojtjen e te drejtave te shtetasve shqiptare dhe bashkekombasve shqiptare, jashte territorit te shtetit juridik shqiptar.
E drejta e bashkekombasve tane eshte e drejta themelore e perdorimit te simboleve kombetare.
Nese nuk mundesh te futesh ne histori per mire, mos kerko te futesh per keq.
Jam i sigurte qe populli i Kosoves eshte i ndergjegjshem per cfare po i kanoset dhe do te dije te reagoje ne menyre te drejte sipas veprimtarise tuaj duke mos e leshuar Kosoven ne duar te interesave antikombetare qe kerkojne ta bejne Kosoven sot si Greqine dje, duke i shpikur nje flamur, duke i sajuar nje histori dhe duke i krijuar nje identitet te rreme kombetar.
Sot nuk eshte koha e 1821 me, por eshte koha e internetit.
Mos guxoni te luani me flamurin, me gjuhen dhe me identitetin tone kombetar.
Uroj qe ky akt i ulet te sherbeje per te zgjuar nga gjumi shqiptaret anembane dhe te reagojne per te mbushur prishtinen dhe te gjithe Kosoven me flamujt tone kombetar.
Jo nje flamur sic ishte ne qender por cdo institucion shteteror duhet te kete flamurin kombetar.
16 republika si kjo qe udheheq ti, ka Gjermania, Italia gjithashtu, por te gjitha, krahas flamurit te republikes kane flamurin kombetar.
Protesta masive do te ndermerren deri ne rrezimin tuaj nga pushteti ne cdo vend ku ka shqiptare si dhe ne Kosove neqoftese nuk anullon menjehere aktin e moslejimit te flamurit kombetar shqiptar.
Eshte nevoje emergjente qe parlamenti i Kosoves te miratoje ligj te posaçem per perdorimin e simboleve kombetare krahas simboleve shteterore.
Parlamenti i Shqiperise duhet qe te pakten sot, te jete ne sherbim te kushtetutes se Shqiperise dhe te shprehet unanimisht per mbrojtjen e perdorimit te simboleve kombetare, si e drejte themelore kushtetuese per te gjithe bashkekombasit shqiptar qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise, perfshire edhe Kosoven.
Nese Shqiperia mbron te drejtat e shqiptareve qe jetojne sot ne Serbi, ne te njejten menyre duhet te mbroje edhe popullsine shqiptare qe jeton ne Kosove por me vetem nje ndryshim.
Ne Serbi duhet ti mbroje nga okupatori serb, ndersa ne Kosove nga okupatori shqiptar.
Kurre mos harroni qe shqiptaret festojne pavaresine e Kosoves si pjese e pandare e trungut te Shqiperise por jo si shtet me vehte. Disa te tjere festojne daten 28 Nentor si diten e shpalljes se pavaresise por ka mijera te tjere, ashtu si dhe une, qe nuk festojne pasi pavaresia e Shqiperise nuk eshte arritur kurre perderisa trojet shqiptare nuk jane te bashkuara sipas aktit te pavaresise.

Fatmir Bardhoci
President i Shoqates
“Bijte e Shqipes”
Actor, New York, USA

Shperndaje ne
Updated: 14 Shkurt, 2018 — 20:05

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Z..Ramush vetem nje pyetje ti beni atyre burrave te Europes .Kush jemi ne? -Jemi populli me i vjeter i Europes kemi gjuhen zakonet dhe SIMBOLET TONE .Ky FLAMUR ka qene simboli I MBIJETESES. Per keto te drejta derdhem gjak , u gjysmuam dhe tani na thoni se ky do te jete simboli juaj !Jo brez pas brezi jemi dalluar nga gjuha zakonet ,mos doni te na nderroni dhe gjuhen te na sajoni nje gjuhe tjeter per te i thene grekut e serbit se ju shpetuam nga “SHQIPERIA E MADHE” Mos kini frik se gjymtyret ja keemi hequr e kemi asimiluarnepermjet debimit cfarosjes . Thoni Europes se nenat shqipetare jane mesuar me mizorit ato thone se do te lindim femije per vehte e per Serb e grek. nepermjet fes dhe tani se fundi nepermjet izolimit varferis .Po zbatoni teorin e atij keshilltarit Varrmihesit te Kosoves qe kerkon tu mbushim mendjen npermjet termit komb se tani ju kosovaret jeni komb me vehte kombi kosovar. Z. haradinaj te luftosh ne betej vritesh dhe mbetesh hero . Por ti bindesh europes kurve se Dardania eshte komb mevehte se duhet te ndrrosh flamur .?!Pyete se C’frik ka Europa nga FLAMURI SHQIPETAR.Keni filluar qe me Kongresin e Berlinit SHen Stefanin Londren Pozdnanit me shkeputje te territoreve . Kush eshte qellimi Juaj final moj Europe?Sot ne shekullin Shkences perparimit keni mbetur Eropa e inkuzicionit .Ngrini zerin beni presion mbi shqiperin per permbushje te drejtave te minoritareveShqipetaret nuk idoni se jane mysliman ,kur ju e dini mire se duke qene mysliman i shpetuam sllavizimit e geqizimit. Krimi i srebeenics Mbajtja e izoluar e kosoves pa te drejtte leviz neper europe shte nje genocide .

Lini një Përgjigje te asllani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.