PËRMBI TOKË TË DARDANISË

VALO TI FLAMUR JABANXhI

Valo flamur ti n’Kosovën e lirë!
Po s’ke asnjë simbol Shqiptarie
Të Fisit, të Lisit apo të Plisit..!?
Do të mbetesh gjithmonë jabanxhi
S’do bëhesh ti për shqiptarët e dlirë
Kurrën e kurrës symbol krenarie!

Dhimshëm t’përshëndesin dëshmorët,
Pyesin e pyesin të luftës dasmorët
Ku është shqiponja dykrenare,
Që ruan kufijtë e bashkon arbërorët

Ata që sot ty të hoqën
Dje në Ty ishin betuar
Kur retë e zeza Dardaninë
N’rrebesh të zi e kishin mbuluar

Tani si shumë po përpiqesh
Po Dardania ka erën për Liri
Në at’erë ti shpejt do digjesh
Nga zjarri Shqipes Kuqe Zi!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 18 Shkurt, 2018 — 13:55

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.