ÇAMËRI, EDHE UNË JAM ÇAM

Motër e gjakut, motër e shpirtit, motër e zemrës, dhimbjen tënde e ndjej, e kam në gji. Kraharori i tëri më digjet. Motra ime, shpirti im,  edhe unë jam çam. Yllneshë e Epirit, e Zeusit dhe e Homerit, e Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolias, mbahu ! E di s´e këmisha në trup të kullon gjak, por, mos u jep. Je në vendlindjen tënde, në tokën stërgjyshore shqiptare, në tokën e prindërve tu. Çamëri, pemë e gjuhës shqipe, qytetërim shumë i lashtë. Falë njerëzve tu të zgjuar, dhe mendjeve krijuese, mjeshtërit  çamë  të  Epirit, ngritën  Akropolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çamë ) ia dhanë dorën dhe mendjen, të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre poetike. Çamëri, e bukura e Atdheut, të kam bimë në zemër. Në çertifikatën tënde të lindjes ti ke 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe të trashëguar dhe mbi 130 shekuj ekzistencë shqiptare. Jo kot, ti je himn i shkruar i gurit të pjekur mbi argjilë. Çamëri, Je populli krijues i qytetërimit të lashtë. Je lavdia e gjithë neve.Të gjitha krijimet në Epirin Pellazgjik kanë firmën e mendjes dhe të gjakut tënd. Arvanit, thirri mendjes, je vëlla me çamin, një ADN-ë e keni çamët dhe arvanitët. Andaj, koha s´pret, duhet filluar nga e para. Rrëmbeni abetaret shqipe, mësojeni së bashku gjuhën amtare, Bizantishtja s´është gjuha juaj. Vëllai im çam dhe arvanit, lexo Alfabetin e Lemnosit, shqipen tënde të lashtë!…
Atdheu ynë në Çamëri shtrihet deri në More. Çamëri, jehonë e Ribashkimit të atdheut, a je gati. Ora e kryengritjes dhe lirisë po troket. Çamëri, ti je gjuha në luftë!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2018

Shperndaje ne
Updated: 25 Shkurt, 2018 — 17:41

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.