Obelisku i Xanthit

Nga Fahri Xharra

Profesori dhe akademiku rus V.A. Çudinov në mënyrë shkencore e paska ”zbuluar” se serbët e kanë prejardhjen nga aty ku janë sot por edhe më gjerë. I gjeti faktet bindëse se serbët jo vetëm që ishin banorë të Azisë së Vogël por edhe të Ballkanit. Çudi ! shkollat gjermane paskan dashur të iu mohojnë të vërtetën e origjinës së tyre sepse ardhja e sllavëve në shekullin e 7-të pas Krishtit ishte vetëm s një trillim mohues. ”Janë gjetur dokumente të shkruara në guri , e që datojnë nga shek i 7-të para Krishtit, e që ”bindshëm” e dokumentojnë të kundërten e shkollave gjermane. Bile edhe Dragoljub P. Antiç-i në librin e tij ” Vijueshmëria e Kulturës së Vinçës” e ka ” përjetësuar” teorinë se teknikisht dhe fizikisht ka qenë e pamundur të ketë pasur ”shpërngulje të mëdha serbe në shek. VII psK .

Ne e dimë se ”ajo që është më bindësja për ekzistimin e një populli është Gjuha e tij, shkrimi i tij dhe arsimimi i tij ” shkruan akademiku rus Çudinov .”Me shkrimet në Obeliskun e Ksantosit ( sot në Turqi) , të cilat janë të gjetura , të gdhendura në qytetin Serbin ( sot Ksantos) dokumentohet qartas se serbët ishin banorët e parë të kësaj anëje ”.
Kur flasin gurët , dhe gurët e Ksntosit po “ flitkan “serbisht ! ” Ligjet e shkruara në Obeliskun e Ksantit i ka përkthyer famullitari Svetslav Bilbija.” -shkruan akademiku rus. ”Shkencëtarët, historianët , linguistët dhe arkeologët e botës , edhe në ditën e sotit nuk kanë mundur të deshifrojnë shkrimet etruske-, shkrimet e popullit që ka jetuar para 3 000 vjete te në zemër të Italisë së sotme.” dhe vazhdon ai :” Për deshifrim janë përdorur të gjitha gjuhët e njohura të botës, bile bile edhe gjuhët e Afrikës Qendrore , dhe pa sukses. ”
A e dini se ku ishte “çelësi “ ? Vetëm me çirilikën e gjuhës serbe , atë të Vuk Karaxhiçit u arrijtë që pa vështirësi të lexohet ajo që ishte shkruar 2700 vjet më parë.
Sipas burimeve të Institutit Rus të Civilizimeve të vjetra europiane dhe aziatike (Institut drevneslavяnskoй i drevneevraziйskoй civilizacii ) : ” Ligji i vjetër Likeas i shkruar në obeliskun e gurit në qytetin Sërbin ( Ksanti fxh) rrjedhë nga shek i VII para Kr ,është i shkruar në gjuhën serbo-rasiane. “

Inscription in Lycian language, Xanthian Obelisk, Xanthus Stele, Xanthos, Antalya Province, Turkey


   Inscription in Lycian language, Xanthian Obelisk, Xanthus Stele, Xanthos, Antalya Province, Turkey

 

Anën veriore të tekstit të obeliskut të Sërbinit (Ksanti fxh) , perkthyesi Bilbija e quan :
” Porosia drejtuar serbëve e cila ishte gdhendur para 2 600 – 2 800 vitesh në qytetin e Likesë ” I tërë shkrimi qenka i regjistruar në përmbledhjen ”Catena Mundi” me titull : ”Libri i gurit mbi ligjet dhe zakonet e Serbëve të vjetër ”,dhe të cilat janë grumbulluar sipas temave për të cilat flitet. Shkrimi në tërësi i kësaj përmendoreje të shkrimeve serbo-rasiane të Likesë së Azisë së vogël , dhe ligjeve të vjetra serbo-rasiane i ka 232 urdhra.
Urdhrat janë të ndara në 16 grupe dhe janë mirë të vërejtura ( të dukshme) në Obelisk. Aty shkruhet (1) Udhëheqja e shteti- detyra e shtetit (2) Detyrimet humanitare të shtetit (3) Lirija e punës dhe e ushtrimit të punës (4) Doket dhe Zakonet (5) Zgjedhja dhe vetitë që duhet ti ket udhëheqësi (6) Detyrat e luftëtarëve (7) Mbi armiqtë (8) Fjale të urta dhe këshilla (9) Këshillat e të parëve për bujqit (10) Detyrime e gropusve të minierave të arit (11) Këshillat mjekësore (12) Veprat penale, dhe dënimet (13) Edukimi i fëmijvet (14) Mbi ushqimin dhe përgatitjen e tij (15) Mbi ushqimin dhe mënyra e të ushqyerit (16) Të gdhendurat e mësipërme duhet lexuar , të mbahen në mend , dhe të zbatohen ”( Nga :Institut drevneslavяnskoй i drevneevraziйskoй civilizacii )

Ju lutem për vëmendje në këtë që po e lexoni, serbët janë shumë mirë të vetëdijshëm se kush janë banorët e parë të Ballkani ( Ilirikut) , ata e dinë mirë se çka thonë, por pse janë aq të zotët në përvetësime së të huajës , unë me zemër të grimcuar i përgëzoj. I përgëzoj edhe nga inati që ne t ´tonën e bëjmë të huaj dhe atyre iu ndihmojmë në përforcimin e rrenave të tyre në arenën ndërkombëtare.:”

Gadishulli Ballkanik është regjioni i parë i banuar nga i cili më vonë , po nga këta njerëz janë përbanuar dhe përhapur në viset tjera të Europës. ” e shkruan të vërtetën akademiku rus , dhe pastaj devijon duke menduar të shtrembëron historinë: ” Banorët e sotëm të Ballkanit janë nipërit trashëgimtarë të Rashanëve t ë cilët banonin këtu që nga kohërat më të vjetra. Shumica e tyre ka mbetur në
stërstër atdheun e tyre , dhe një pjesë tjetër më shpërngulje kanë ndërruar vend në pjesët tjera të Europës dhe të Azisë” e vazhdon ” akademiku rrenc ” rus.


Por , përkundër kësaj ai në një mënyrë e thotë të vërtetën duke harruar që as Europa e as shqiptarët nuk janë te shek. të 18-të , dhe se ne e dimë fort mirë që banorët që ai i quan ”Rashan” ishin fisi i Tribalëve Dardanë. Pra?

”Pasi u lexuan dhe u ndriçuan kuptimet e tëgjitha shkronjave etruske , likejase dhe lidijase, ”i famshmi ” Bilbija i krahasoi me me shenjat e cirilikës së Vuku Karaxhiqit. Por pasi që arrijti që të lexon të gjitha përmendoret e atyre popujve , iu vërsul formimit të fjalorit të gjuhës së vjetër europiane , gjuhës së lashtë serbe. Dhe si rezultat : të gjithë ata popuj ishin nga nën Danubi, pra vendi ku sot jetojnë serbët.”.

Por, sëpata e serbëve dhe e rusëve nuk prenë dy herë me një vend: ” Etruskët . të cilët që para latinëve jetonin në Italinë e sotme , vetveten e quanin Rashan, Për prejardhjen e emrit Ras ka patur shumë diskutime në mes të shkencëtarëve dhe përfundimi i ishte i përbashkët se fjala ishte për të njëjtin fis dhe që e fliste të njëjtën gjuhë ,Rasët. Nga fjala Ras ka lindur edhe fjala Rus. e cila e ka të njëjtin kuptim.” ( akademia e rusëve).
”Rasianët ( rashanët) – vazhdohet më tutje në studimin e rusëve – quheshin edhe banorët e shtetit të Rashkës së Nemanjiqëve. Pra kur flasim për Etruskët , ne në të vërtetë ( serbët e rusët fxh) flasim për rashanët të cilët kanë jetuar edhe më gjerë se territori i Kulturës së Vinçës dhe nga aty ishin shpërngulur nëpër vendbanime të reja të Europës dhe Azisë së vogël.”

U gjet ”corpus delictii ” thot rusi kur i ” lexoi ”shkrimet në gurët e Obeliskut të Ksantit ,
” këto dokumente , me shumë se cindrat e rëndë me avull i ndrydhën falsifikatet t´ashtuquajtures shkollë te Vjenës- Berlinit- Vatikanit. ”
Vetëm një pyetje për ne , nga fjalia e tyre :” ….falsifikatet t´ashtuquajturës shkollë te Vjenës- Berlinit- Vatikanit. ” , a po e shohim mirë se kush na e mbrojti historinë e të vërtetës , historinë tonë ?
Studjuesi Altin Kocaqi , thotë:” Mbishkrimet likene janë faktorë i pellgut të madh
pellazgjik që fliste mëmën e gjuhëve. Ky pellg kishte kryeqendër të hershme Dodonën.
Pellazgët janë pellgu i kërkuar në shkencën e gjuhësisë, ai pellg që e fliste mëmën e gjuhëve dhe se me Dodonën në Tomorr , shqiptarët autokton në trojet e tyre janë më të vjetrit në këto anë”

Një këshillë : ” Njeriu mund të mos dijë, edhe pse mosdija nuk e arsyeton askënd, por kur t´i tregohet dhe spjegohet dhe ai përsëri nuk do që të di,atëherë ai ose është i marrë ose i prishur në shpirt. Për derisa nuk ia kemi dhënë faktet , mosdijen e tij e kemi shikuar me pafajsi . Por pas të gjithave : ata të cilët ende e gjuajnë popullin e vet me poshtërsinë dhe rrena armiqësore , ata e kanë vendin në Obeliskun e imagjinuar të TURPIT”.

Shperndaje ne
Updated: 1 Mars, 2018 — 02:04

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. serbet eddhen si refugjat te par nje minimum vetem ne fund te shekullit 7,e vazhduan ne shekullin 8-9 ,si koloni afer danubit.
    dhe me vone nje zobe ne rashke.
    pra e gjithe historia serbe eshte falce,dhe ketevja u kame shkruar ne komente ne gazeten novosti,se ju jeni ish refugjat nga karpatet ruse,e nje pjes rumune e vlleho moldave,pra ,meshavino cigan rraca.
    a,be shqiptaret ka elemente me prova,se datojm ne tokat tona qe afro 3500-4000 vite.
    pra serbia llazna derzava.
    maqedonet nga pushtimi bullgar,te shekullit,9-10-11,dhe i beren nje numer jo te vogele shqiptaresh,nga feja katolike ne fe ortodokse,se kisha bullgare lujke rolin e shtetit,dhe per te dhane gishte ne kishe si ne konune,i ka regjistruar si ortodokse.
    dikur shkupi kapitale i gjithe shqiptarve.
    sot fatkeqsisht vizitova vjet,por kishin ngrit permendore te herojve flco maqedon.
    a,greku don tja ndryshoj emrin maqedonis pa i vete shqiptaret,por greku synon marrjen e maqedonis se jugut.

  2. serbet erdhen si refugjat te par nje minimum vetem ne fund te shekullit 7,e vazhduan ne shekullin 8-9 ,si koloni afer danubit.
    dhe me vone nje zone ne rashke.
    pra e gjithe historia serbe eshte falce,dhe kete ja u kame shkruar ne komente ne gazeten novosti,se ju jeni ish refugjat nga karpatet ruse,e nje pjes rumune e vlleho moldave,pra ,meshavino cigan rraca,pa statut te pranuar nga shqiptaret.
    a,ne shqiptaret ka elemente me prova,se datojm ne tokat tona qe afro 3500-4000 vite.
    pra serbia llazna derzava.
    maqedonet nga pushtimi bullgar,te shekullit,9-10-11,dhe i beren nje numer jo te vogele shqiptaresh,nga feja katolike ne fe ortodokse,se kisha bullgare lujke rolin e shtetit,dhe per te dhane gishte ne kishe si ne konune,i ka regjistruar si ortodokse.
    dikur shkupi kapitale i gjithe shqiptarve.
    sot fatkeqsisht vizitova vjet,por kishin ngrit permendore te herojve flco maqedon.
    a,greku don tja ndryshoj emrin maqedonis pa i vete shqiptaret,por greku synon marrjen e maqedonis se jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.