Lista e "Binomit të Shpresës"

Lista e “Binomit të Shpresës”!

Shkruan: Ardian Haziri

E kam theksuar disa herë dhe do ta ritheksoj përsëri se “Binomi i Shpresës” është Vjosa dhe Albini. Kjo dyshe na ofron një mendësi dhe qasje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim me subjektet që kanë qeverisur apo keqqeverisur në këto dy dekada duke i bërë favore njëra-tjetrës përmes interesave të ngushta të udhëheqësve të tyre autoritarë dhe të grupacioneve të ngushta me rrjet të gjerë.
Ky binom, padyshim që është vullnet i qytetarëve, këtë fakt të pamohueshëm më së miri e dëshmon përkrahja masive në zgjedhjet e kaluara, ku këta të dy dolën me numrin më të madh të votuesve.
Faktorët që këtë binom e bëjnë aq të pëlqyer nga populli janë të shumtë. Që të dy janë të pastër dhe të pakorruptuar, janë konsistentë në qëndrimet dhe parimet e tyre, kanë një biografi të pasur e të pastër, në stadin ku aktualisht gjenden, janë falë punës dhe meritokracisë si bazë e pakontestueshme e demokracisë dhe asnjëherë e plutokracisë e oligarkisë. Pra, e thënë troç, nuk i kanë nga 2-3 milionë por duhet dhe do të jenë udhëheqës të një populli rreth 2 milionësh. Është e palogjikshme të flitet për ndryshim nga mendësia e vjetër, nga figurat e njëjta të logjikës së njëjtë e të sloganeve pak më ndryshe të cilat për vite me radhë kanë zhvatur e keqmenaxhuar dhe se gjithnjë kanë përfituar përmes pushtetit nga shteti dhe asnjëherë shteti nuk ka përfituar nga ta, por vetëm ka humbur e është degraduar. Andaj, 14 shkurti 2021 është mundësia e madhe, ku fjala i takon sovranit që kjo të jetësohet dhe ky bashkëpunim nga ky binom, nga kjo listë e përbashkët, të riligjitimohet me një presidente e kryeministër dinjitoz të ardhur nga një shumicë qytetare, me vizion, me ide të qarta, me qëllim e synim për mirëqeverisje.

Shkruan:
Ardian Haziri

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2021 — 17:26

The Author

Adrian Haziri

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,LISTA E BINOMIT TË SHPRESËS;EU,PRISTA E PRINOMIT TË SHTRESËS;SHTRESA ORE SHPRESA MBARË POPULLKOMBIT MË TË
    VUAJTUR MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË;TË RINGJALLËN SHPRESAT E THYERA TË RINISË ATDHETARE;TË PRIBALLËN OUH,
    SHTRESAT E SHQYERA TË TRINISË UNIVERZITARE;QË TË NDIZEJ NJË DRITË NË FUND TUNELIT;QË TË NGJIZEJ NJË RRITË ZËN
    TUND TRUNGELIT;RINIA UNIVERZITARE ME DIJE NDËRKOMBËTARE DHE TËRKOMBËTARE,PËR PLOTSIMIN DHE ZOTSIMIN E PLANPRO-
    GRAMIT PËR RIBASHKIMIN DHE RITRASHËGIMIN,PËR RIATDHESIMIN DHE RIADRESIMIN,PËR RIKTHIMIN DHE RIHIMNIN OUUU TËRË
    RINISË SHQIPTARE TË DIASPORES,DUKE KTHYER O SHPËRBLYER,ME TRURIN DHE PRURIN,TERË POPULLKOMBIT MBARË KOMBËTARË,
    MBARË SHQIPTARË;OUUU,PO NA THËRRASIN DHE,PO NA BËRTASIN;TROJET DHE VARRET TONA,PLOJET DHE ZJARRET ZONA;ASHTA E
    RRASHTA TË VARREVE MASIVE,ZJARREVË MAFIVE;VOTRA O KODRA,SHPATE SHPATIE;FATË TRAGJEDIE;QË TA RIKTHEJMË O EDHE,TA
    RIBEJMË,PRAP TEPRAP;MË DASHURINË ATDHETARE,ME PASURINË MBARË SHQIPTARE;DUKE RILINDUR,RINGRITUE OUUU OREEE HEEEJ,
    VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VRRIA;OUUU,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!!.TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.