Brahim AVDYLI: AUREOLA E DRITËS APO FANTOMA E ERRËSIRËS[1]

Ndërsa të gjithë popujt e tjerë, të cilët kanë synime të errëta ndaj nesh, e ndërrojnë vendin e “y”-së me “i”-në, e në vend të “i”-së e vendosin “y”-në, pra anasjelltas, të dy germat, dhe quhet “illyria”. Për këte, shikoni më mirë hartën numer 8. Historianët e vjetër duhet t`i njohin Yllirët prej Egjyptit, i cili shpjegohet në baza shkencore, psh. Xhusepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007 apo Skender Hushi, “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, EMAL, Tiranë 2009, në të cilat Thoti paraqitet shqipfolës dhe krijues i shkrimit të vjetër me anën e hieroglifeve egjyptiane, të cilat na e japin germën e parë të fjalës shqipe. I lavdëruari, THOTI, përveç të tjerave, deklarohet ZOT i DITURISË; i URTISË, etj.

1.

Nuk e di

çfarë fjale të shtojmë,

këto dy festa

janë kaherë

kështu, me njëra tjetrën,

Shën Kolli dhe Shën Gjergji

mijëra fluturime

nëpër fraza të fjalëve i bëjnë,

çdo vit e kthjellin

apo e vrëjnë qiellin,

ndryshe

ia kthejnë njëra tjetrës

peshojat e zotrave,

nuk i lënë vend

askujt

për aureolën e dritës.

2.

Më kujtohet si fëmijë

kur gëzoheshim

me festën e Shën Gjergjit

e natën e Shën Kollit[2]

i dëgjonim me kujdes

si përpëliteshin zërat në errësirë,

prapavija e sindromave

gjendej

në shtratin e Prokustit,

kush e dinte histonë e saktë

të këtyre datave

në kalendarin e falsifikuar

të psherëtimave.

3.

Na zgjohet rusisht

Mbretëresha Katarina

në kulmin e çmendjes

të lëshojë kuajt

mbi epshet e falsifikimit,

të përpunojë

me vjedhje shpirtash

natën vonë

klerikët rusë

e në gadishullin e madh

t`i ngjallë gënjeshtrat,

pastaj e ngritë

Vuk Karagjiqin

me fundrrinat e popujve

të vendosë njëfarë shteti,

kulturat e popujve të mbledhë

dhe t`i vë

në formën e vet të mbijetesës,

për shembull

në krye të së pavërtetës

i shtrydh mitet e rrejshme

e Darkën e Fundit

t`ia shtojë Biblës,

Lazar Jezusi e Juda

zgjohen të çmendur

për shtetin fetar

duke e mbikaluar

nëpër errësirë

kufirin e mjegullave…

4.

Shën Gjegjin

padashur ua falim jevgjitëve

edhe pse ishte

prej rrënjës sonë të fjalëve,

e nuk e di

cili e dëshironte

të rrënjosë të vërtetën

të ngjallte natën

të mirën nëpër hënë

e hëna të na lë

në prag të ëndërrave

derisa sa iu ndal

turri i vdekjes

perandorisë osmane,

katolikët u kthyen në ordodoks

e shqipja

çmendej në vetvete

gjarpërinjt

e patën prishur folenë

dhe shpresat.

5.

Shën Kollit i frikësoheshim

sepse magjitë

i ngjallnin shtrigat,

edhe pse e dinim

se konglomerati serbë

nëpër hapësirat e horizonteve

e dhunonte dritën,

derisa i ndeznim qirinjtë

për të fladitur pak

fjalët e zemrës

pa yll në ballë,

e dhembja e jonë

e pat humbur udhën

deri në shpirt!

6.

Dikur e gjetëm

nëpër fjalorë të begative

kur zbriste

nëpër vite të dhembjes

Shën Nikolaus,

nga poli i bardhë

me dritën e padukshme

të yjeve

shqepnin

dhuratat e papritura

për një natë

të dhembjes së fëmijëve

derisa buzëqeshnin

nga drita e zemrave!

7.

Aspak nuk na ndalej

kuptimi i peshës së feve

herë na dukej

engjul i flaktë

me petale të flatrave

e herë njeri

i përjashtuar nga Vatikani

apo i pranuar vet

nga Kisha

Ortodokse Ekumene

e kështu na bëhej

se e përtypte

dhembjen e zemrave,

u buzëqeshte fëmijve

kur dridheshin

themelet.

8.

Çdo gjuhë drite

e dërgonte të flasë me ta

sepse fëmijët

ende qenë të pastërt,

merrej sikur dëshironte

t`ua lehtësojë nga pak

hapat e kohës,

mbushej globi

me katedrale ortodokse,

e mbilleshin

kishat greke,

aureolat e rrejshme

dëpërtonin deri në Rusi,

pastaj iu ktheheshin

pjesës tjetër

të shpifjeve

shteteve pa komb

me emra apokaliptike,

nuk kishte rëndësi

të ishin skandinave

apo angleze

e perëndimore,

mjaftonte

që të mos takoheshin

me gjenezën tonë

simbolike!…

9.

Çdo gjë sillej

rreth shpërfilljes sonë

që të mos e njohim

origjinën,

të jesh i kthyer nga e prapta

e të ndodhesh

pa e pritur e pa e kuptuar

në anën tjetër të medaljes,

Nikë dhe Nikolla

janë shqipe

e nuk ndodhen

në Fjalor

të prejardhjes së emrave,

shenjtëria u bë djallëzi

e djallëzia e praptë

u bë shenjtëri,

na bëhet sikur hënës

t`i themi “diell”

e nuk e dimë

se shëndritjen

e merrë prej bazës,

kështu

na rrjedhin vitet

prej antikës së hershme

deri te mitologjia

e gënjeshtrave.

10.

Ademi e Nuha

është prej fillimit

të testamentit të rrëfimeve

e quditërisht

i përkthejnë në fjalë

Adam e Noa,

Gjergjin nuk e kanë

por e kthejnë në Georg

e Martini e Nikolla

të shenjtën e shtrijnë

pa fusnota-

humanitet i pa kohë,

kalon pastaj

nga Zvicra në Evropën e Bashkuar

herë antike

herë ortodokse

dhe katolike

pa e shqyrtuar aspak

domethënien

e shprehjes morale![3]

11.

Kush do të dijë

se neve na i vjedhin

kishat

ortodoksizmi

na bëhet “serb”

si Manastiri i Shën Nikollës,

futet si tillë

nën mbrojtjen e shekullit

nga UNESKO-ja,

e harrojnë me qëllim

Gjon Buzukun

aty u inspirua

të shkruaj për nevojat

e shtresave të varfëra

Perëndia BESA

vetëm te shqiptarët

kishte kuptim,

por papritur

ai u kthye

në Manastir Serb!

12.

Kështu

natën vonë

vinë të na vrasin serbët

me dorën e engjullit,

Shën Nikolla

në Konçillin e Nikës

na u rreshtua

kundër Arianit,

përderisa albanët

janë arianë të përkryer

të dhembjes mijëvjeçare

për Zotin NJË

të DIJËS

ndonëse enigmatike

është figura e vjerrur

në altarin e shpirtave.

13.

Herë thonë

se rrjedh nga Veriu

me erërat e forta

të Polit,

herë fis ilir

nga Azia e Vogël

e krishterimit romak

dhe nuk e dinë

se Antioka e vërtetë

prej shekullit një e deri në gjashtë

në Syrinë antike

përplasej me rrebtica

me Egjyptin tonë

nën krihet e Shqiponjës,

atje ishte

fitimtar i popullit

nga të shtatë shërbyesit

e Ze në Je të Jezusit,

ortodoks nuk ishte

por jud i pranuar

në të krishterë!

14.

E pse t`u themi

urdhëroni burra

me burrni të vjedhur

të botës

së dalur mendsh,

vidhni sa të duani

nga gjeneza e jonë

e thuani pashkëputur shumërisht

janë bari dhensh

albanët,

Dija jonë rrjedhë prej Thotit

kur nuk kishte

parti feshë,

i kemi në varg

Instancat Ndërkombëtare

që të mbulojnë

të mos e dimë

ku është Gadishulli Yllirik,

Evropa i ka bashkuar

armiqtë tanë

e ne na i ka lënë delet,

ani pse dardanë

e albanë

iu thonë të parëve tanë,

nuk mund të bashkojmë

as shtetin Yllirik,

në rrotë të së ëmes

le të fluturojnë

edhe bashkimet,

kur të vdesim

ndoshta e marrim vesh

të vërtetën!…

15.

Gjallërisht

prej mileniumeve

deri te Katredalja “Nënë Tereza”

në Prishtinë

na thërret

Dom Lush Gjergji

t`i kthehemi vetvetes

e të vërtetës,

të njëjtëzohemi

me rrënjët tona

e te fillimi, [4]

bota e shpërfillur

nuk do t`ia dijë

gjenezës,

është shpërndarë

nëpër fetë,

t`i krijojë

edhe shtetet

ndër besime,

e gabimisht t`iu zë besë

heronjëve të feve

që na drejtojnë

të vrasim njëri-tjetrin

pa vetëdije

e humanitet…

16.

Antika dhe mesjeta

janë jetë e ngatërruar në mes

e më të errëta

na i bëjnë armiqtë,

arianët

u mbushen me rrëmujë

u shërndanë

nëpër Euro-Azi

e shkuan me rrëfimet e kallura

deri në Indi,

Sirinë e patëm

vatër të dhembjes së trishtë,

Jeziti i bardhë

në të kristaltë të arit

ishte prej lotësh,

tani shiten si sheitë

e sunitë

nëpër mindilat e qyrrave

e bota ecë

gabimisht!

17.

Pranë vetes

shumerët i kishim

e kanë mbetur

në lëndinat e kohës

së lënë djerrë,

askush nuk i llogaritë

shekujt albanë

me alfabetin diellor

e as rrëfimet misterioze

nuk mundet

të deshifrojë,

sanskritishten

Petro Zheji e analizon

e të mbijë

në truallin e shqipes,

askush nuk e llogaritë

as fëmijën

që më së pari

thirri “bukë”

në Egjypt,

në të gjitha anët

jemi të shkelur

e të përbuzur me derrat,

të urrejtur

deri në kupë të qiellit

anipse

detyrimisht jemi

gjeneza

e dhembjes suaj!…[5]

Shpjegimi im shkencor:

_________________________

1) Në këtë poemë, që dërgohet sot në gazetat elektronike, ua kam bashkangjitur edhe disa shpjegime të nevojshme shkencore, sepse edhe për shkrime hisorike nuk jam krejtësisht “i panjohur”! Por, nuk “i njohin” vetë mirë lexuesit apo shkojnë në anën tjetër. Askush nuk ka mundësi që t`i kopjojë pa e thënë emrin tim! Deri tani, me paturpësi, i kanë kopjuar të thënat e mia dhe i thonë si “thënie të vetat”…

Prej Anglisë e deri në Egjypt, Indi e vise të tjera të brezit të mesëm, nëpër botë, kanë qenë të vendosur e të shpërndarë yllirianët, yllirët, “njerëzit e yjeve”, që kanë zbritur NGA YJET, NDËR TO, NGA YLLI I DYFISHTË, I QUAJTUR SIRRI (SIRRI-US, me alfabetin pellazgjik dhe me alfabetin fenikas të Kadmit),  që u themi thjeshtë “ilirët”, të cilët e kanë folur gjuhën e vjetër shqipe, deri në Babyloni…

Për këte, në njëfarë forme, e vendosim plisin e bardhë, të ruajtur prej gjysmës së vezës, prej të cilës kuptohet zanafilla e jetës, pra kemi lindur në tokë; simbolikisht kemi “zbritur” prej yllit sirius. Ne nuk jemi “ILLYRIAN”, siç na quajtë të huajt, POR JEMI YLLIR, PRA YLLIRIA, “NJERËZ TË YJEVE”!…

Ndërsa të gjithë popujt e tjerë, të cilët kanë synime të errëta ndaj nesh, e ndërrojnë vendin e “y”-së me “i”-në, e në vend të “i”-së e vendosin “y”-në, pra anasjelltas, të dy germat, dhe quhet “illyria”. Për këte, shikoni më mirë hartën numer 8. Historianët e vjetër duhet t`i njohin Yllirët prej Egjyptit, i cili shpjegohet në baza shkencore, psh. Xhusepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007 apo Skender Hushi, “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, EMAL, Tiranë 2009, në të cilat Thoti paraqitet shqipfolës dhe krijues i shkrimit të vjetër me anën e hieroglifeve egjyptiane, të cilat na e japin germën e parë të fjalës shqipe. I lavdëruari, THOTI, përveç të tjerave, deklarohet ZOT i DITURISË; i URTISË, etj.

Po e them se gjuha bazë e të gjitha gjuhëve indo-gjermane është gjuha shqipe, madje 12.000 vite para erës sonë e deri më tani; është e vetmja gjuhë simbolike; ndërsa gjuhët e tjera të botës kanë dalur prej kësaj gjuhe, jo tjetër. Gjuhët e botës janë gjuhë konvertuale (con dhe vert, prej latinishtes, do të thotë se ato gjuhë vlerësohen e lidhen me vlerat e gjuhës bazë, pra dalin prej saj, con=te, prej; e gjuha bazë është gjuha shqipe. Pra, gjuhë simbolike është vetëm gjuha shqipe, B.A!) dhe konceptuale (bazohen në koncept)…

Baza etimologjike është e shqipes, e jo e gjuhëve të tjera, sepse ato bazohen vetëm në koncepte, ndërsa gjuha shqipe është e bazuar në simbolet brenda fjalës, sikuse e të gjitha llojeve të emrave!…

Ilirët (Yllirët) kanë qenë më parë se sa të tjerët, e gjuha shqipe është para gjuhëve të tjera, madje prej vitit 25.000 p.e.s. e deri vitin 3.500 p.e.s., kur fillojnë të ndahen gjuhët e tjera, pas gjuhës armene, si psh. gjuha shqipe e shkruar me alfabet pellazgjik, e me vonë gjuha shqipe e shkruar me alfabet fenikas të Kadmit; gjuha kelte dhe gjuhë të tjera…

2) a) Shën Nikolla (San Nicolaus) është prej Antiochen e Syrisë antike (Shqipja e ruan ende “y”-në e fjalorit të drejtshkrimit dhe e shqipton pastër “y”-në, ndërsa shumica e gjuhëve e shkruajnë “y”, por e shqiptojnë me “i”. P.S.: do të keni edhe një shkrim timin për “y”-në dhe shqiptimin e saj, si edhe në emrat e shteteve, p.sh. Egjypt, Syrie, etj., të cilat i shpjegojnë se atje kanë qenë yllirët dhe kanë folur gjuhën shqipe! Syrinë mund ta shikoni te wipikedia-pikë-org, e cila shpjegohet me “greqinë e vjetër”, por është e thënë shkencorisht gabim, sepse Greqia është krijuar si shtet kur janë krijuar shtetet (1821-1827). Nuk është “greqishtja e vjetër”, por është gjuha shqipe e Epirit, e shkruar me të dy alfabetet e saj: alfabetin pellazgjik dhe alfabetin fenikas. Alfabeti fenikas ia zë gradualisht vendin alfabetit pellazgjik. Këto dy alfabete të vjetra nuk janë dhëna saktësisht. Aty, mungojnë disa germa. P.sh. nuk është dhënë “ë”-ja shqipe, etj.

Antiocha e Syrisë na jepet në dy pjesë, por kjo është e dhënë edhe në dy libra: a). “Lexikon zur Bibel”, Herausgegeben von Fritz Rienecken, R. Brockhaus Verlag, Wuppertal /D 1960, faqe 994, në të cilën Nicolaus (Nikë dhe Nikolla është shqipe, por prapambetja “us” është sipas shkrimit me alfabet fenikas, prej Fenikisë, së ardhur në të tri ndarjet e greqisë së vjetër, që nuk thirrej askund “Greqia”!) është “Fitimtar i Popullit” (e nuk thuhet “komb”, sepse kombi ishte ilir!), “një prej shtat shërbyesve” të Jezusit. Antiocha ka qenë prej shekullit të parë e deri në shekullin e gjashtë të erës sonë nën ndikimin e Egjyptit dhe nën ndikimin e Aleksandrisë; më vonë, bie nën sundimin e Konstantinopojës (Stambollit), sot Turqisë.

Po në këtë faqe, faqe 993, na jepet edhe një fjalë e rrallë shqipe: NIKANOR, të cilën e “shpjegojnë” me greqishte, por aspak nuk ka të bëjë me “greqishten”, e kjo ka të bëjë me shqipen e shkruar, me të dy alfabetet, të cilat janë përdorur atëherë (pellazgjike-pelasgian dhe fenikase=Phoenician, shiko fotografinë numer 7!). Edhe këto alfabete janë të shqipes, e jo të greqishtes, sepse “greqishtja” nuk ka ekzistuar atëherë. Alfabeti fenikas ia krijon poashtu “vendin” alfabetit i cili quhet “grek”, nëpër histori të rrejshme, me korigjimet e vazhdueshme, deri në vitin 1000 të e.s.

E fjala do të thotë se Nika fitoi apo fitoi Nika, në të cilën fjalë nik-an-or është shkurtesa “an”, që do të thotë ana, pra ana e Nikës, e fituesit; ndërsa “or” është prapashtesë e emrave të gjinisë mashkullore të gjuhës shqipe, tekstualisht ilire. Emri NIKANOR, thuhet edhe në Rrëfimet Apostologjike të Biblës, 6,5, e cila ka edhe pjesë të tjera, të cilat kanë kuptim në gjuhën shqipe, e në asnjë gjuhë tjetër, prej 2500 gjuhëve që është përkthyer Bibla, si p.sh. pjesa “Nëfillim”, e nuk ka aspak të bëjë me “greqishten” e vjetër, që fillon dikur në një pjesë të vogël të territorit të sotëm të Greqisë, larg prej Maqedonisë, e cila quhej ACHAJA (Shikone fotografinë 8!).

Kjo nuk duhet të quhet se është përkthim prej “greqishtes”, as “greqishtes së re”, të cilat na u futen në përdorim prej shqipes, me alfabete të tjera, pellazgjik e fenikas.

b). Libri i dytë është poashtu “Jerusalemer Bibel-Lexikon, Herausgegeben von Kurt Hennig, Der deuschen Ausgabe bey Hännsler-Verlag, Neuhausen-Stuttgart 1990, në formatin e madh 28 cm i gjatë me 22 cm i gjërë, dhe i trashë 4,8 cm; i cili, në faqet 55, 56, 57 dhe sidomos 633, na ipet San Nicolaus (Shën Nikolla, Shënkolli), me të dhëna të tjera. Ai është “Volksbesiegte”, pra “Fitimtar i Popullit”, dhe një prej të gjashtë Diakonëve të Komunës Bazë të Jerusalemit apo i pari i prejadhjes jude (sipas “greqishtes së vjetër” Jud-Proselyt!), i kthyer në besimin e krishterë katolik. Me thënien “për përkthim” nga “greqishjta e vjetër”, tani nuk po merremi. Kush u pëshpëritë gjatë të gjitha gjuhëve që “përkthejnë”, unë nuk e marr vesh! Por, nuk ka pasur aspak “grek” atëherë, vetëm FISI AKEJ (ACHAJA), i cili është “i huaji” për tërë territorin e atëhershëm të Greqisë së sotme. Për të pasur një krahasim nga ky libër, po e marrim një fotografi të hershme, në të cilën shihen ndarjet e shteteve, dhe është prap fotografia e 8-të. Shihet se nuk ka pasur kurrëfarë “Greqie”, në atë territor!…

Në faqet 55, 56 e 57 na ipen më gjërësisht shpjegimet për Antiochen e Pisidies (Pisidisë), e cila është shpjegimi i parë, ndërsa i dyti është për Antiochen e Syrisë. Antiocha e Pisidisë është në juglindje të Azisë, afër Yavlaç, të së sotmes Turqi. Prej këtu e marrin gabimisht dhe shpesh e thonë se “Shën Nikolla vjen prej Turqisë”, dhe kjo gjë nuk është e saktë. Kjo është Antiocha-1. Në të vërtetë, ajo është krijuar prej vitit 301 p.e.s. gjatë sundimit romak, përmes Sekulus I, si qytet, dhe i shpallur në vitin 188 p.e.s., gjatë sundimit romak, si “qytet i lirë”, dhe komunë e madhe jude.

Antiocha-2 është e shpjeguar po aty shumë mirë: Antiocha e Orontës së Syrisë. Kjo është e themeluar në vitin 300 p.e.s., gjatë Sekulus I. Ajo e mbanë emrin e babait të Sekulus-1, Antiochus, sikurse edhe tjetra, Antiocha-1. Qyteti ka qenë afër 26 km prej detit dhe shërbente si port i detit. Vendi ka qenë kryesisht i banuar prej popullit të Maqedonisë, sepse kanë qenë me vendim të lejuar që të banonin, por kur thuhet se janë krysisht të Maqedonisë, atëherë është fjala për iliro-albanët, e kjo gjë duhet që të dihet. Ajo i përdorte të dy dialektet e gjuhës shqipe, gegë e toskë, sepse gegët (Gigantus) ishin banorë të ish-territorit të Greqisë së sotme e këtej…

Në Bibël (këtu, në Apg 6,5) thuhet se Nicolaus është një “Proselyt”, i lirë, po e them unë, sipas besimit të Epirit dhe të Pellagonisë, dhe e shqiptojnë gabimisht të “greqisë së vjetër”, sepse është territori i vjetër i Greqisë së sotme! Ajo do të thotë: pro=për dhe Sel=selena apo selyt=i besimit të Selenës; ndërsa yt=e yt, do të thotë ty, prej teje.

Proselyt është tekstualisht në gjuhën shqipe! Nikolla (Nicolaus) ndodhet në Jerusalem, gjatë predikimit të “Stepfanus” (Stefani), në Rrëfimet Apostologjike, në Bibël, 6,5. Pas rënies së tij, si martir i fesë katolike dhe në shenjë të përndjekjes së krishterëve nga Jerusalemi, shkatërohet edhe pjesa e komunës (shoqërisë) bazë të lindjes së besimtarëve krishterë, dhe ata që shpëtuan, kaluan nga Samaria e deri në Feniki e Qipër, ndërsa Antiochia u shëndrrua në një Sinagogë, ku referoheshin ardhjet e Mesias, Jezus Krishtit (Je si Ze-U-si, është shpjegim i im, B.A.!), në Rrëfimet Apostologjike 8,1.4.6; 11,19. Aty erdhën shumë shpejtë besimtarët, në atë bashkësi (komune) të tyre, që e besuan krishterimin.

Ne shpesh e themi “komune”, por nuk kuptohet aq mirë kjo fjalë, prej të cilës janë krijuar disa fjalë. AJO ËSHTË BASHKËSI. Komunë ishte e tërë Antiochia. Ndërsa bashkësia apo komunja ishte “jo-jude” dhe pjesërisht “greke”. Nuk thuhet se prej cilës krahinë “greke” kanë shkuar.  Në qoftë se kanë shkuar prej Akajës (ACHAJA), janë të huaj, e në qoftë se janë nga krahinat tjera, janë ilirë, e kështu na shpjegohet gabimisht. Unë mendoj se kanë shkuar prej Epirit ilir, sepse Jez-us është e gjuhës pellazgjike të Epirit.

Ndër të tjera, shpjegohet për Rrëfimet Apostologjike (11,27-30), të cilat kualifikoheshin si më e para e Diakonisë së Shoqërisë (komunës) së Krishtere, e cila me çertifikatë u dëshmua si Shoqëri e Krishterë Jo-Jude dhe mesi i Kishës së Vjetër…

3) Të gjitha fetë janë krijuar për shprehjen e tyre morale, mirëpo asnjëra deri më tani nuk e ka mbajtur këtë sentencë fundametale nëpër gjenerata. Ndonjëra e ka tradhëtuar këtë premisë morale të krijimit nga feja e parë, krishtërimit katolik, të Jezus Krishti, i cili, sipas disa biografëve, thuhet se është nga Macedonia. Dialekti i të folmes së tyre, ka qenë armaishtja, gjuha që quhet “gjuhë e Jezusit”, sot gjuhë Kopte, gjuhë liturgjike e fesë katolike.

Ju shikoni shpjegimin e Sulejman Matos, ”Ta li tha cumi”, në librin e tij, “Në kërkim të rrënjëve”, Botimet Dudaj”, Tiranë 2005, faqe 167-170, që i thotë këto gjëra. Ata ishin i njëjti fis me armenët, që ishin pjesëtar i popullit të frigasëve, kombi ylliro-arbër (iliro-arbër). Populli frigë (frigasit) kanë qenë populli më i madh në botë pas indianëve dhe bënë pjesë në shtatë mrekullitë e botës! Frigasit qenë para egjyptianëve…

Në Shqiperinë e sotme, Maqedoninë Veriore dhe në Kosovë kanë qenë brigasit, e që janë në Azinë e Vogël frigasit. Kur Faraoni Psametik i Egjyptit deshi që ta gjëjë gjuhën paraegjyptiane nga njerëzit e parë, i mbylli fëmijët në burg, me të cilët nuk foli asnjë njeri. E shpjegon edhe Sulejman Matoja, në faqen 169. Sipas Herodotit, fëmijët që ranë në gjunj dhe me duart e shtira, pas dy vjetëve në burg, kërkuan BEKOS, që është BUK. Pra, vërtetohet shkencorisht që fjala e parë e folur në botë ka qenë e gjuhës frike, degë e gjuhës së vjetër shqipe! Bota fle në lesh, edhe shqiptarët flejnë, por ky është argument i joni!…

Ata që janë ekskluzikisht më të ligë kundër nesh, janë të krishterët e tjerë ordodoksë dhe islamistët arabo-osman, jashtë kombit tonë. “Gënjeshtra shkon lak e më lak, duke u shpërbërë, në dhjetra ndarje të feve, e në dhjetra gjini të tyre, në drejtime të së njëjtës fé”, – them vetë në artkullin tim, të dhënë në web-faqen provizore, “Gjuha simbolike e Thotit-9”, në http://www.brahimavdyli.ch . Po deshët, shikoni edhe artikujt e tjerë, “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale, I-II-III”, dhe në të njëtën web-faqe, “Simbolika e shkrimeve te Thotit dhe krijimi i feve të tjera”, pjesët 1 deri në 9. Të tjerat, presin mundësi të reja financiare që të botohen, sepse nuk kam fare mundësi që t`i botoj..

4) Sikur thërret ndojnjëri “t`i kthehemi rrënjëve tona” e të bashkohemi te gjeneza e madhe dhe të mos shkapërdedhemi apo të mos shpërfillemi mëtutje si komb, ashtu siç duan që ta realizojnë armiqtë tanë, në bazë të disa veprave, guxojmë të themi se, për herë të parë, në epokën pas Krishtit, ka arritur ta bëjë vetë i madhi Gjergj Kastrioti, në Lezhë, në Shqipëri. Lezha është vend i shenjtë i shtetësisë arbërore, sepse aty kryepatrioti, kryeluftëtari dhe mbreti i të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu ka arritur të mbajë me sukses Kuvendin e Lezhës, pra Lidhjen arbërore të Lezhës, përkatësisht Besëlidhjen e madhe kombëtare, me 2 mars 1444. Me atë sukses ka arritur të sendërtojë bashkimin e kombit shqiptar, në saje të vigjëlencës e trimërisë së tij, të jetë një halë vdekjeje në gojë të Perandorisë Osmane dhe të ushtrisë së saj, dhjetë fish më të madhe dhe më të armatosur se sa ushtria e vet!…

5) Sa i përket gjenezës së popujve dhe gjenezës sonë ilire, pra zanafillës së njerëzimit, dëshirojnë edhe njëherë të cekim se Polifemi, që e quanin Ciklopi, ishte njeriu-zot, shumë herë më i madh se sa njeriu i rëndomtë, i cili e kishte edhe syrin e tretë dhe nuk kishte dijeni për orën, pra për kohën, për lindjen dhe për perëndim e ditës, në bazë të lëvizjes së Diellit. Shikoni artikujt e mi, për babain tonë të madh, Polifemin, sepse e keni edhe fografinë e kufomës së gjetur në shpellen e Spilës, në Vlorë, Shqipëri, por edhe nga historia, p.sh. në artikullin tim “Edhe njëherë për shqiponjën e shqiptarët-1”, me disa të dhëna të tjera, jo tërësisht, në faqen provizore, me pak gabime: https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/.

Polifemi ishte i martuar me Galatean dhe i kishte tre djem: Ilirin, Galin dhe Keltin. Në librin për kulturën e keltëve, e kemi një hartë të denjë pararomake dhe të vjetër, në të cilën figuron Azia e Vogël me emrin e së nënës, “Galatia”; ndërsa “Galien”, ishte Gjermania e sotme, në emrin e vëllaut të dytë, Gali. Keltët, janë zhdukur, por ndonjëri përkujtohet në kulturën e tij, sepse ishte vëllau i vogël i Ilirit. Atje, nuk kishte të ndarë kombi “para evropiano-aziatik, pos rajoneve, midis ilirëve, trakëve, etruskëve, iberëve, e të tjerë.

Këtu e kam sjellur prapë figurën epokale të Gottfried Wilhelm Leibniz, të përpununuar në ilustrim nga Florim Kuçi, për rëndësinë e gjuhës së vjetër shqipe. Është e katërta fotografi, që e mbanë fjalën shkencore, se nëse njeriu do ta zbulojë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet ta studiojë gjuhën shqipe dhe të ndërtojë gjuhën e vjetër shqipe. Ne, i kemi të gjitha bazat e historisë së botës!…

Pra, nuk ishte gjuha “indo-evropiane” apo “indo-gjermane”, por gjuha e jonë e vjetër shqipe (B.A.M)!…


[1] Shikoni pikën 1, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.

[2] Shikoni pikën 2, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.

[3] Shikoni pikën 3, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.

[4] Shikoni pikën 4, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.

[5] Shikoni pikën 5, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2021 — 19:22

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

2 Comments

Add a Comment
  1. “AREOLA E DRITËS APO FANTOMA E ERRËSIRËS”B.A.;ILIRI APO YLLIRI,I-LIRI APO YLLI-RI;POPULL QIELLOR NGA YLLI-RI;APO
    POPULL DIELLOR I-LIRI;POPULL I PARË I FLLIMIT;ROKULL I MBARË I TFILLIMIT;SHQIP SHQIPE E SHËNJTA FLUTURIMI;SHKRIP
    SHKRIPE MË SHTRËNJTA KULTURIMI; QENJA E PARË E GJALLËRISË,MBI PLANETIN GJENË TOKËS; SHËNJA MË MBARË E STRALLËRISË
    PRI KLANETIN O KRENË LOKËS; FJALËT E PARA KE GJUHËN SHQIPE; IDEALËT MË T’MBARA TEK RUHËN SHKRIPE; MILE MILENIUME
    SHEKULLORE; CILE TI E LUME TEMPULLORE; FARA MË PARA SHENJË TË PLANETIT; GARA MË MBARA RRENJË KLANETIT; SHQIP EDHE
    SHQIPE; SHKRIP EDHE SHKRIPE; BABË E NËNË;SHKABË E GJENË; BURIM I TË GJITHA GJUHËVE BOTËRORE; KURIM I TË GJITHA QË
    RUHËVË ZOTËPRORE; BAZAMEND I GJALLË I TERË KOMBEVË TË BOTËS; FAZAREND TI SHPALLË I GJERË LOBEVË TË TOKËS;HEJ,EDHE
    THOTI QË FLISTE SHQIP; PO EDHE MOTI QENDISTE SHKRIP;TEMPUJ MELENIUME TEMPULLORE;OUUU, SHEKUJ TI E LUME SHEKULLORE
    YLLIRIA-ILIRIA,HYLLIRIA-RIHIRRIA;VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA;OR,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!MANI,USA.

  2. HEU,NGA DERDHJA E GJAKUT;EU,NGA DREDHJA E PRAGUT; NDËR LUFTA TË PËRGJAKURA; NDËR FUTA TË PËRHAPURA; NGA GJENI I
    ORIGJINËS TË FILLIMIT, NGA KRENI I ORIPRINËS TË TFLLIMIT; FILLIMI MË I MBARI, TFILLIMI MË I PARI; NGA SHPENDI MË
    I SHËNJTI, NGA VENDI ORE RENDI,MË I SHTRËNJTI; FLUTURIMI I SHQIPËS NGA QIELLI MBI GJENË TOKËS; KULTURIMI I SHKRI-
    PES NGA DIELLI PRIR KRENE LOKËS; DUKE MBJELLUR FARËN E PARË TË GJALLËRIMIT NJERËZORË,MBI GLOBIN E TOKËS;OUH,DUKE
    SJELLUR MBARËN MË TË MBARË TË STRALLËRIMIT NDJERËZORE; KU ZENË FILLIMIN DHE ZHVILLIMIN E QENJËS DHE RRENJËS TERË
    NDËRDIJËN E NJERZIMIT; TUK NGRENË TFILLIMIN E RIZGJËRIMIN TË GJENË GJENERATË, TË KRENË KRENEFATË; DUKE U THEKSUAR
    FJALË DHE FJALI TË PARA TË GJUHËS,PËR MARRËVESHJE MES VEDI;DUKE MËSUAR IDEALË NGA IDEALI TEK PRURËS TERË ZJARRE-
    RESHJE SI DHE,DUKE SHKRUAR SHI,SHKRONJAT E PARA, DUKE SHTRUAR RISHQIPONJAT E MBARA;O,HIROGLIFE MBI GURË E RRASA,
    MBI MURE NË TËRRASA; NGA KËSHTJELLA PREJ GURI,NGA RRËSHTJELLA PREJ MURI, KU EDHE THOT-I FOLTE SHQIP, KU DHE ZOTI
    THONTE SHKRIP; NË GJUHËN QË RUHËN,NEPËR GURRA RRASA,NEPËR FIGURA TËRRASA; ME FAKTE DHE AKTE NGA SHKRIMI I GJUHËS
    MË TË PARË,MË TË MBARË;SI ADN DHE ABC VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA OUUU,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!!.
    NGA MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.