REPUBLIKA E ÇAMËRISË

Mision

Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, në udhën për në Çamëri! Shkruante mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen e tij kundër forcave shtetërore greke. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë.
Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni.
Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir. Prandaj, Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjetë më radhë.
Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka të pushtuar një teritor prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë, me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Pas rënies së Festim Latos, Udhëtarët e Pavarësisë së Çamërisë nuk do të ndalen për asnjë çmim. Kombi ynë përherë ka ditë të nxjerrë atdhetarë dhe prijësa për mbrojtjen dhe lirinë e atdheut. Udha
nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara.
Festim Lato, Heroi i Çamërisë, është i pari çam i rënë pas një shekulli burg dhe gjenocid të Greqisë ndaj Epirit të Çamërisë. Vrasja e Festimi Latos në Holandë me 17. 07. 2019, është humbje e rëndë për Republikën e Çamërisë të shpallur në egzil me 30 tetor 2016, nga Kuvendi gjithëshqiptarë çamë dhe arvanitë. Festimi u vra si të gjithë heronjtë e Rilindjes sonë Kombëtare. Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, dhimbja dhe detyrat për pavarësimin e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni.
Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur Çamëri i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.
Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës më 1999 dhe shumë faktorë të tjerë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë, akualisht janë e vetmja mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që mban nën pranga zhvillimin kulturor, ekonomik, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar, Çamërisë.
Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi, do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot Çamërisë. Shpallja e Republikës së Çamërisë në egzil nga Lëvizja Kombëtare për Çamërinë është një meritë e arritur, e që ndiqet me zili nga shoqatat dhe partitë çame në Shqipëri dhe Kosovë. Por, koha do të jetë antologu më i mirë për ta ndriçuar udhën e së ardhmes sonë në një Bashkështet shqiptar.
Rizënia e gjuhës shqipe në Çamëri dhe gjithandej Greqisë dhe zgjimi kombëtar i çamëve dhe arvanitëve, i vëllëzërve të një gjaku, i thërrasin sot guximshëm Evropës dhe intelektualëve të saj për ta lexuar drejtë e mbarë çështjen shqiptare, autoktoninë e tyre në Çamëri e më gjerë. Poeti Asio, në librin „Athina e zezë“ shkruan; „Epirin e ilirisë e lindi dheu i zi i Pellazgjisë, të barabartë me perëndinë“.
Prandaj, tokë e perëndisë nuk falet! Çamëria, merret! Çamëria s´lypet! Shqipëria deri në Prevezë është detyrë dhe qëllim kombëtar për gjithësecilin shqiptarë. Në këtë etapë të zhvillimeve politike në Ballkan e më gjerë rreth Çamërisë e për Çamërinë, ky do të ishte dokumenti strategjik dhe pragmatik për Çlirimin e Republikës së Çamërisë nga prangat e Shtetit të Greqisë;
1 . Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë,
2 . Legalizimin e gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare.
3 . Hapja e shkollave shqipe dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre,
4 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në tërë teritorin e saj e në More.
5 . Lejimi i festave kombëtare.
6 . Marrëdhëniet kulturore të Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut.
7 . Njohja e Gjenocidit të bërë të shtetit të Greqisë ndaj popullsisë çame prej vitit 1912 – 1945 e këtej.
8 . Njohja e teritorit të Çamërisë nga Greqia prej 23 mijë e 5 qind kolometrave katrorë sipërfaqe tokë, det dhe ujëra.
9 . Njohja Republikës së Çamërisë nga Republika e Greqisë.
10 . Rikthimi i 3 milion çamëve të mërguar në tokat e tyre stërgjyshore.
11 . Dëmshpërblimi për viktimat e gjenocidit ndaj popullsisë çame si dhe dëmshpërblimin për pushtimin dhe shfrytëzimin e pasurive të Çamërisë në vlerë prej 950 miliard eurove.
Pra, vetëm në këtë mynyrë mund të ndërtohet paqja midis Republikës së Çamërisë, dhe Republikës së Greqisë. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni.
Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir.
Prandaj, Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjetë më radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka të pushtuar një teritor prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri mbetet mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar.

Atdhe Geci – në Firencë dhe Romë

Shperndaje ne
Updated: 28 Mars, 2021 — 10:28

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.