Letërsi Kombëtare: VATRAT TONA

NË VATRËN TIME

Gacat e prushit
i kam mbuluar me hi
nga furtuna,
murlane e veri
të mos m’i fikin
i ruaj gjithnjë
lapsin me vete
e mbaj në gji
shpatën e Gjergjit
per armiqtë e zi
e kam të varur
në Lisin e Madh
prej degve të tij
kam ngritur ledhe,
dhe kam thurur gardh
por kur dua për t’u ngroh
atëherë i ripërtërij
dhe një zjarr në vatër
e ndezi përsëri
gacat e prushit,
me frymë hyjnore
nga mushkëritë e mia,
unë vetë i fryej, që
flaka n’oxhakun e vjetër
të merr udhtimin e ri.
Shperndaje ne
Updated: 10 Prill, 2021 — 00:42

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.