Letërsia Kombëtare: Hamit Taka: LE T’JU THEME

LE T’JU THEME

Le t’ju them: i harruar prej zilisë,
Le t’ju them: për  provë i përndjekur,
Unë bukën e bardhë të miqësisë
Në furrën e zemrës jua kam pjekur;

Le t’ju them: bukën e bardhë të diellit
Në fetëza ua ndava fëmijëve,
Dhe ujin që u lava sklepat e syve
E nxorra nga fundi i pusit të yjeve;

Le t’ju themë se gurët e bardhë të varreve
I kam lyer me llakun e hënës,
Në fletët e trëndafilit shpirtrat e të parëve
I kam dëgjuar në pëshpërimat e mbrëmjes;

Le t’ju them se gjithë natën kam qëndruar
Roje syçelur në portën e Agimit,
Në atë portë të hapur, të praruar
Ju kam lënë të gjithëve pikën e takimit.

Tiranë, 8.10.2014

Shperndaje ne
Updated: 11 Prill, 2021 — 07:03

The Author

Hamit TAKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.