
Bukuri e rrallë (racës arbërore) Bukuri e rrallë që të josh… dhe kur flet pa fjalë edhe po s’e shijove jo nuk të lë bosh. Vallë kjo pamje… e racës arbërore… a do jetë hyjnore me diellin e artë si rreth kurore… që shkëlqen në nurin e saj si nga brenda si nga jashtë plot aromë lulesh në maj shpirti për t’i dashtë. Dhe Afërdita perëndeshë… të bekoi ty moj bukuri sepse ti vetë vjen nga drita e gjenit hyjni. |
© Kasam Shaqirvela |