Kush do ta mbrojë Luginën e Preshevës!

Ditëve të fundit, shihet ngjarje dhe veprime politike dhe ushtarake, që vështirë të kuptohen nga popullata, madje edhe për faktin që ato shtrembërohen dhe interpretohen sipas qëllimeve të ngushta politike, ideologjike etj! Veprime dhe ngjarje këto që lidhen me Republikën e Kosovës, me Luginën e Preshevës dhe së fundmi edhe me shtetin Amë- Shqipërinë( në shkatërrimin e pikëpagesave të Rrugës së Kombit) në njërën anë dhe Serbisë dhe Turqisë në anën tjetër!
U arrestu dhe u dëbu nga Kosova Marko Gjurqi; u prenë në besë 6 qytetarë turq që u rrëmbyen nga Kosova; mbi Luginë të Preshevës vërshojnë avionët ushtarak të Serbisë dhe makineri ushtarake; pikëpagesat në Rrugën e Kombit shkatërrohen( madje edhe duke marrë pjesë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë nga Lugina e Preshevës!)!
Kush do e mbrojë Luginën e Preshevës!?
Këto ditët e fundit, mbi qiellin e Luginës së Preshevës, në vazhdimësi sipas lajmërimeve të Ministrisë serbe të mbrojtjes, zhvillojnë manovra ushtarake! Avionët e tillë ushtarak, janë të vjetër, nuk përdoren më në ushtritë Europiane, por Serbia arrinë ta frikësojë popullatën civile! Edhe në Luftën e UÇPMB-së, dy avion të tillë kanë bombarduar në Brijë të Bukocit, së paku nga lartësia mbi 1500 metra( shkaku i rrezikut që mund t’ia goditnim me kundërajrorë)! Asnjë reagim as nga politikanët e Luginës së Preshevës, duke e pranu një veprim të tillë si diç normale! E mos të flasim më për reagim të Institucioneve të Shteteve Shqipëtare( Kosovës, Shqipërisë)! Organizata të vetëquajtura, vetëformuara pa asnjë legjitimitet dhe me veprimtari në pajtim me Serbinë, që thirren gjoja të Luftës së UÇPMB-së, heshtin!
Askush s’do e Mbrojë Luginën e Preshevës, pos Bijëve të Vërtetë të saj!
E keqja filloi më parë, madje fillet e saj mund t’i rrëmojmë edhe më larg deri tek tjetërsimi Kombëtar që na shkaktoi Perandoria Osmane dhe pushtuesit sllavo-grek!
Me mbarimin e Luftës së Kosovës, partitë politike-bandat politiko-kriminale të partive të ndryshme, filluan plaçkën e luftës( uzurpimin e banesave dhe pronave), luftën politike për pushtet e deri qërim hesapesh e hakmarrjesh!
Harruam se Lufta më lehtë fitohet, por më vështirë Paqja ndërtohet( siç na porositi edhe miku yn Bill Clinton)!
Në tetor-nëntor 2000-2001 filloi marrja e kompetencave nga Misioni i UNMIK-ut, ndarja e Mitrovicës veriore, kapitullimi i UÇPMB-së etj! E më pas edhe procese tjera politike që nuk ishin të gjitha në favorë ose ishin pjesërisht të favorshme për Shqipëtarët e Kosovës, madje pa përfshirë edhe ndërlidhjet dhe ndikimet që patën në Trojet tjera Shqipëtare( edhe në Luginë të Preshevës)!
Madje jopak ndikim kishin partitë e mëdha politike të Kosovës, në kapitullimin e UÇPMB-së( fakt ky që tentohet të mohohet, dhe t’i ngarkohet kundërshtarëve politikë)! Ndikim negative kishin edhe në proceset dhe periudhat e mëvonshme!
Terrori dhe terrorizmi i Serbisë dhe shërbëtorëve të saj kundër Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, i ndihmuar dhe bashkërenduar edhe me spastrimin dhe tjetërsimin kombëtar edhe nga organizata islamike të dyshimta nga vendet arabe dhe Turqia. Për më keq Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, heshtën nuk vepruan mjaft, në parandalimin dhe ndalimin e dukurive të tilla, e aq edhe ishin të zëna në luftën e tyre të ndyrë për pushtet!
Për më keq, bisedimet gjoja teknike mes Kosovës dhe Serbisë, bisedohet për Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës së Kosovës( territor ky i aneksuar pas vitit 2001), derisa Çështja e Luginës së Preshevës, harrohet plotësisht! Madje në disa raste sërish trajtohet si çështje e brendshme e Serbisë( edhe për kundër faktit që Lugina e Preshevës është pushtuar më 16-18 tetor 1912, nga forcat pushtuese serbe, dhe që është ndarë nga Kosova më 1945 gjegjësisht me ligje të mëvonshme)! Nga e kaluara, kemi pa që mjaft kemi akuzu të tjerët që Trojet e Atdheut tonë, i kishin bë mjet këmbimi p.sh: në Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës etj!
Ne Shqipëtarët edhe sot, si edhe më parë, jemi duke pranuar hapur apo edhe heshtur bërjen mjet këmbimi të tokave tona!

Më:04.04.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 4 Prill, 2018 — 19:09

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,RIBASHKIMI I SHQIPËRISË;EU,RITRASHËGIMI I SHKRIPEVRISË;OUUU,RIATDHESIMI
    MBARË SHQIPTARISË;HEEEJ,RIVATËRSZGJIMI OU,FARË SHKRIPKAPRISE;AAAH,TEK SHTATË COPA,PREK O ZHVATË GROPA,TROPA;NGA BANDAT,TRANDAT,TERË KËTA,PËR HATA,SI BISHA
    KANIBALË;SHI,TRISHA TANIBALË;DUKE NA NDARË,VRARË;MASAKRUAR,KASAPRUAR,BASHKA,O
    DRASHKA;MBRËNDA,MË RËNDA;SI KALI TROJES,ZHKALI PLOJËS;VRER LUKURI,DUKURI;UJQË
    O HARUSHA,BISHA SIBRI KARPATIANE;TRUQË RAPRUSHA,HISHA ZIHIRI SHPALLË OH,KALLË
    TIME FLAKË,KRIME SHLAKË;UH NA SHKATRRUAR,SHPARTALLUAR,TËRTROJE SHQIPTARE;OOH,
    PLOJE SHTIPZGARE;VARRE MASIVE,MARRE MARRËZIVE,ZVARRE MAFIVE,AAAH,SI GJARPIVE GJEKU,OUUUH,SHKARGRIVE PRAGU,VRER ÇFARROSUR,ÇVARROSUR,SA PËRBINDËSHA KATALLAJ
    GËRDITËSHA HARTAMLLAJ;QË KURRË HE BURRË A GRUA,NGA KJO GURRË A KRUA,OU,NUK PO
    NGOPËN AS KOPËN,ME GJAK O PRAG TË SHQIPTARIT,SHKRIZARIT;PORSE,PËR KËSO,PËSO,O
    KATRAHURRA,VATRASKURRA,HOLOKAUSTE,ROLOMAMUZDE,MBI 80% TERË POPULL KOMBIT TERË
    TROJE SHQIPTARE,NGA VËRSHËLLIMA,KËRSHËLLIMA;TRAGJEDISË MBARË KOMBËTARE,MBARË
    SHQIPTARE,QË TRONDITI,GODITI;THELLË MË THELLË,PALCËN-GALCËN,PLOT ZJARRE,O,LOT
    VARRE,GJAKU O PRAGU,SHKRIPPARIT,SHQIPZARIT;QË NA TUNDI,SA LËKUNDI,SHI TERMET
    VULLKANI,VËRTETË KULLGJANI;MBËRTHEI,SHPËRTHEI;NGA NËNTOKË O MBITOKË,OOOJ,NENË
    LOKË;SI DHE,DUKE FLAKËRUAR,KALTËRUAR,VATËRUAR;LARTË OH LARTË,ZJARTË O ZJARTË;
    SA ARRINI,NA MBRRINI;PRAN ALTRAIT TË SHQIPTARIT,TË SHTATË PALË QIELLI,OUUU-OR
    TË SHTATË VALË DIELLI;DUKE LËSHUAR,VËRSHUAR,HURRAGANE,BURRAGJANE;FËRFALLAZA,O
    GËRGËLLAZA,VETËTIMA BURBULLIMA,TËR TRIMA GURGULLIMA;OR,RISHPARTALLUAR,RISHKA-
    RTABLUAR;TERË BANDAT,TRANDAT;FASHISTE,DRAZHISTE;EDHE,DUKE ÇFARROSUR,ÇVARRSUR,
    TERË BISHAT KANIBALË,TRISHAT O,QANI MALE,MU KËTA MISHNGRËNËSA,TRISHGRËMSA;OH,
    MISH NJERIU,HISH DJERIU;RIKTHYE,VRIHYE,MBRETRESHË,PERENDESHË,SHQIPE SHQIPTARE
    SHKRIPE SHKRIPFARE;QE TË NA KTHEJË MBARË SHQIPTARINË,FARË SHKRIPKAVRINË;AHIII
    SI DHE,NGA QIELLI,NA DIELLI;SA RIFLAKËROJË,RIBASHKOJË,RITRASHËGOJË,RIAMSHOJË,
    PËR RIBASHKIMIN,RITRASHËGIMIN,RIATDHESIMIN,DHE PËR RIADRESIMIN,RIVATËRZIMIN,O
    TË DIASPORËS,PRIADORËS;QË TË I RIKTHEHËJ,RINGREHËJ;FAMA,NAMA,PRI NËNËLOKË,MBI
    GJENËTOKË,KRENEKOKË;PËR RILINDJEN,RINGRITEJN,MBARË PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARISË
    OUUU,VËLLAZËRO-RIHIRO-SHKRIPKA VRRISË;TË RINGJALLËJES,PRINVALLËJES;RIZGJIMIT,
    RIHIMNIT;TË HYREGJENDËS,KRYLEGJENDËS,QË SI PËJETËMOT,EDHE SOT,HEJ I MADHI ZOT
    QE NA GJEGJI I TERË ATDHEU;GJERGJI-KASTRIOT-SKËNDËRBEU;BASHKA,DASHKA,OUUU-ORE
    ME HYREGJENDARIN,AAAH,KRY UÇK.O,ADEMA KRYLEGJENDARIN;AHIII,Q’NA GJEGJKA OOOH,
    NË TANDEMA,PLOT ORE PLOT,GJERGJA MË ADEMA,OUUU-OREEE,GJERGJA MË ADEMA!!.
    TË FALA REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,WANAQUE,NEW JERCY,9 PRILL 2018 23:48.USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.