KOPËShTI ME GRDh TË ThYER

E KEQJA S’KA KUFI POR KA ShKALlË

Sot e tërë ditën inteligjencia shqiptare, ajo me ndjenja të vërteta kombëtare dhe me formim të shëndoshë intelektual, e ka të vështirë rrugëtimin e vet drejt asaj që është madhore për një komb të qytetëruar, në konsolidimin e tij në të gjitha nivelet vertikale edhe në shtrirjet horizontale. Mbase homogjenizimi i mendimeve për sa i përket çështjes kauzale kërkon angazhim maksimal, tolerancë të shprehjeve dhe konvergjim të ideve drejt një qëllimi përfundimtar madje për një realizim të suksesshëm; vullnet dhe mobilizim të të gjitha forcave në detyrë për të arritur në cakun e dëshiruar. E keqja s’ka kufi por ka shkallë, është më lehtë kur të keqen e kontrollon sesa kur nuk e kontrollon. Shkalla e rrezikut është më e madhe po qe se e keqja të vjen nga brenda; koha për të reaguar apo për t’u mbrojtur është e shkurtër si dhe rrethi i rrezikut e ka diametrin e vogël. Ndërkaq nëse rreziku të vjen nga jashtë, ti je në një shkallë më të lartë, pra shikimi dhe vrojtimi i jot e ka rrezen e vërejtjes më të madhe në hapësirë dhe kohën e reagimit apo kohën e mbrojtjes tënde e ke më të hershme gjegjësisht më të gjatë! Veprimet e individëve apo grupeve të të njëjtit etnikum që janë vënë në shërbim mercenar të të huajve për ta dëmtuar në radhë të parë kauzën, pra etnikumin e vet që pastaj porositësit më lehtë ta shkatërojnë atë në thelb, deri në zhbërje të plotë dhe fshirje nga faqja e dheut, fillimisht në kuptimin fizik e më pastaj në kuptimin gjeografiko-juridik?! Për këtë statistika kronologjike botërore mban të shënuara data konkrete dhe shtete e individë të caktuar me adresë të saktë dhe profil tashmë të njohur destruktiv!
Por, toka stërgjyshore që të dha emrin madje të tjerët të quajtën edhe “hyjnor”, Atdheu i yt, i ujitur me djersën tënde të ballit dhe gjakun e dejve tu n’shpërngajë e që të dha historinë e lavdishme kombëtare, Flamuri jot që të identifikoi nëpër beteja fitimtare i kthyer madje deri në legjendë, Gjuha e perëndive, ky mjet komunikimi, që ta ushqen qenien tënde të stërlashtë me kodin zanafillor të njërit prej qytetërimeve botërore. Unë shpresoj dhe besoj se nuk do ta lejojnë dëmtimin e palcës kurrizore të trupit tënd të stërmunduar, të mbushur me plagë e plagoma, të sakatosur nga gjenocide dhe etnocide, të nëpërkëmbur e të poshtëruar por ama kurrë të gjunjëzuar dhe të cilin dëmtim ta projektoi dhe ta projekton në vazhdimësi i huaji e ta realizoi dhe ta realizon sot e tërë ditën i joti, perms formave të poshtërsisë siç janë: tradhëtia, shitja mercenare tek tjetri, kolona e pestë, Kali i Trojës, redif e nizam, shpirtbrengosës gjasme për mirëqenje të popullit të vet, paternalizëm për fe të drejtë se kjo që e kemi ne tani nuk na qenka e tillë….etj…etj?!
Koha, ashtu si kalon ajo, nga njëra anë shëron plagë të vjetra me hirin e vet prej feniksi, por nga ana tjetër ajo thellon plagë të reja të shkaktuara me dorën e huaj ama me thikën tënde të ngulur pas shpine! Të goditur në befasi, përse?
Te kombet që nuk kanë arritur ekuilibrimin e brendshëm qoftë të natyrës ekonomike apo politike në plasaritjet e tyre, sado të vogla ato qofshin, depërton me lehtësi e keqja e cila luan rolin e pykës së drurit që shërben për ta çarë po atë dru nga i cili edhe u lind..?!
Por as edhe pse dashkan të jashtmit-të huajt ose punokan të brendshmit-tonët…, që ne të dobësohemi deri në shkatërrim dhe në këtë mënyrë të mos ekzistojmë më!? Jo jo, ne do të ekzistojmë, bile do të forcohemi në përparim madje edhe në garë me kombet e qytetëruara që kanë përparuar më para prej nesh, ne do të mbërrijmë ta fitojmë garën gjithsesi! Por me një kusht; nëse pa hezitim do të vëhemi në herje të “luleve të së keqes” nga kopështi i jonë me gardh të thyer dhe nga oborri ynë ta pastrojmë plehun kundërmues që i ushqen ato!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 8 Prill, 2018 — 07:05

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.