“Sonet për Skëndërbeun”

Pse mburret kot e Lashta kaqë fort
Me monumentet e moçëm burrash trima,
Heronjë që përmes veprave pa mort
Mahnitën botën, dhe në prrallë e rima.

Çdo foshnjë i nxën! Njerzim’ i admiron

Statujat e tyre, kolose të larta
E beret triumfore q’i përshkon
E bukura me madhështit’ e narta.

Ja Një, që koha von’e nxor në dritë,
Ndër të mëdhenjtë krah më të madhit shkon:
I madh në zë, pushtet e në vetitë,
Triumfe të vërtetë meriton.

Kamzhik për turqit, për armiqtë rrufe –
Ky libër flet për Ty, o Skënderbe!

Edmund Spenser (1552-1599) ish- poet  Anglez

E shqipëroi Skender Luarasi

Shperndaje ne
Updated: 27 Prill, 2018 — 15:05

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.