Uck

Lutfi coka/Poemë kushtuar UÇK
UÇK Lavdia e Kosovës
Krenaria e Shqipërisë
Nderi i kombit

UÇK tundi dhenë
Në Kosovë ngriti folenë,
Atje ishte shpirti
Lavdinë lart e ngriti.

Për Kosovë tokë të lashtë
Grusht çeliku UÇK-ja
Në beteja fushë e mal
Ngriti flamurin Shqiptar

Kur sulmonte UCk-ja
Trup me trup e flakë për flakë,
Thonin Serbët janë luan
Janë “Jasharë “anë e mbanë.

Për Kosovë ishte roje
Vigjilonte në këto troje,
Në zemër kishte lirinë
Mbi Serbin bëri kërdinë.

Në acar plot suferinë
UÇK-ja si vetëtimë,
Ishin bijë shqiponja mali,
Ndaj armiku nuk e ndali!

Luftuan trimat për liri
Për kosovë e për Shqipëri,
Tmer ishte për Serbinë
E pse vetë në lojën hynë!

Befasi kishte veprimin
Si arti si triumfimit,
Inisiativa vend nuk lëshonte
Çdo betejë e fitonte.

Ishin trima të rrallë
Luftonin ballë per ballë
Ideali i ndriçonte
Serbinë e verbonte.

Thoshte Serbi ç’janë këto?
Të bashkuar si këta
Në zjarr ndezën tokën
E habitën e gjithë Botën.

Nuk i lindi as baba as nëna
Por nga dielli e hëna,
Me traditën e shqipërisë
Dashuri e atdhetarisë.

UÇK –ja kur sulmonte
Vdekjen kurrë se mendonte,
Prandaj plumbat i kalonte
Dhe armikun e asgjesonte.

Si rrufe në kup të qiellit
Serbin nga prapa diellit
Na pushtoj me dhunë e hekur
Deshi në hellë për t’na pjekur.

Errësuar qielli,errësuar dheu
Gjer në dhëmbë kasaphanë,
Serbët rëndë e më rëndë
Erdhën t’na shkelin me këmbë

Nuk është parë e dëgjuar
Të kapërdiset një i huaj
Me tmerr e tërbim
Na bën ligjin në vendin tim.

Krekosur me hekur e zjarr
Çdo kilometër një varr
I lanë kockat në këto anë
Kur serbët te shqipet ranë.

Jo kurrë nuk durojmë
Të nënshtruar nuk jetojmë,
Se të shtrejtë kishin lirinë
Për Kosovë e për Shqiperinë.

Bisha e egër në lemeri
Donte streh në Kosovë,
U përhap në tërë botën
Me armë ta hëngrën kokën!

Me mijra të vrarë
Kosovën kasaphanë
Por kockat i lanë në këto anë
Luftuan shqipet për vatan.

Ky është Serbi i zi
Trufullon në Kosovë
Por UÇK revolucionare
E bëri kufomë e bëri varre!

Të gjithë bashkë UÇK
Sulmonte si rrufe,
Në fillim e bllokuan
Dhe pastaj e shpartalluan..

Ishte luftë tmerr e vullkan
Të vriste e nënshtronte,
Kush luftoi për Kosovë
Sakrifikoi por, fitoi!

Se Kosovën në këmbë e ngriti
Populli zemra e shpirti
Kosovë popull e uÇk
Bashkë NJë ,për Atdhe.

Ndaj Sebin fort e tundi
Gjaku i derdhur e lëkundi
Me trimëri të rrallë
Vdekjes i dilnin në ballë.

Ndrit Kosova,Ndrit atdheu
Me shpatë si Skënderbeu,
Për armikun e paduruar
Serbin e shpartalluan.

Nga Drenica plakë
Dukagjini Kulmak
Afër qiellit për mbi re
Ishin betuar për atdhe.

Para kombit e Atdhetarisë
Me aleat e forca të Natos,
Çliruan Kosovën
E larine e sollën.

Hekur hëngrën me dhëmbë
Ndoqën serbinë këmbë për këmbë,
Me goditje papushim
Gjer në strofkë në mbarim!

Largohen menjëherë
Nga goditja e UÇk
Zjarr rrebesh e bomba dore
Ish hakmarrje popullore.

Ju urrej Kosova plot halle
Ju na futët në këto valle
Na sollët vuajtje e mjerim
Ndaj iu godasim me tërbim!

U ndez Kosova në flakë
Çdo pëllëmbë larë me gjak
Dhe kur doli nga llogorja
Në beteja erdhi fitorja.

Edhe Serbi vrau e ngriu
Koracën seç e shkriu
Bashkpuntorët i tmerroj
Mercenarët i shpartalloj.

Kur mori vesh Serbia
E kapi tmerri e lemeria,
Nëpër fushat e Pashtrikut
Njëmijë groshë vrima e miut.

Me luftë të përgjithshme
Me beteja të befasishme
UÇK solli lirinë
Dhe bukur shkroi historinë.

Kur vritej ndonjë shok
Betoheshin të gjithë tokë,
Morën hak sollën lirinë
Për Kosovë e për Shqipëri.

Ndroçoi dielli erdhi liria
Në djep u gëzu fëmija,
Nga zjarri u dogj dhe guri
Mbi qëndresë u ngrit flamuri.

UÇK tundi dhenë
Në Kosovë ngriti folenë,
I kish rrënjët thellë te dheu
Merrte forcë nga Anteu.

Kosova e lindi e rriti
Ajo në këmbë e ngriti,
Geni tij ishte farë
Nuk i mbeti betejë pa marrë.

Në rebeshe e tufane
Në beteja për vatan
Fitoren e lajmëronte
Kënga shqipe nuk pushonte.

Në zjarrin e luftës krijoheshin
Në pushime këndoheshin,
I këndonin trimit që binte
Dhe lirisë që po afronte.

Shpirti i çdo shqiptari
Del nga pushka kënga e zjarri,
Mençuria e trimëria
Këtu e ka rrugën lavdia.

Me pushkë e këngë bashkë
Është krenare Kosova e lashtë,
Bashkë e përcjellin trimin
Ashtu si solli çlirimin!

Serbi stërrë e i errësuar
U bë bishë e egërsirë,
Frikë kishte kur i dëgjonte
Edhe kënga e tmerronte.

Trimat e Kosovës sollën
Sollën dritën e lirisë,
Në këtë tokë të rëndë
Të mencurisë pushkë e këngë.

Se nga pushka e UÇK
Në qytet fshat e mal,
Ku ka troje Arberore
Të gjithë uruan për fitore.

Ishte forca e suksesit
Ish vullkan e tërmet
Por si yll në Kosovë ndriçoi
Dhe Serbin fort verboi.

Se në Kosovë u formua
Në beteja u burrërua
Kur kalonte në llogore
Nga fitorja në fitore.

Në Kosovë kur kalove
Me trima shumë u shtove
Por dhe nga Shqipëria Nenë
U radjitën me luftë e këngë.

Uck-ja me forca të reja
U mbushë e u forcua e tëra,
Por dhe Serbi le ta dijë
UÇk me shumë mijë.

UÇk ishte Atdhetare
Ish Ushtri çlirimtare
Lart më lart i ndriti lavdia!
Ishte shpresë nga trimëria

EH moj UÇK lavdia
Që linde në Kosovë
Për armiq e hafije
Tmerr e frikë u bëre sot!

UÇK si vetëtimë
U shpalle heroinë
Në kosovën e vjetër
Si UÇK-ja nuk ka tjeter.

Plot lavdi e nderi kombit
UÇK-ja e historisë
Brez pas brezi do shëndrisë
Për shqipet në rrugë të lirisë.

Shperndaje ne
Updated: 28 Prill, 2021 — 21:03

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.