Origjina pellazgjike e Kombit Shqiptar

agim_bobaShkruan: AGIM  BOBA  

studiues Anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave Brooklyn

Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar

    Çelësi për të studiuar dhe për tu dhënë zgjidhje, problemeve historike jo vetëm  të kombit Shqiptar,por edhe të një hapësire më gjerë teritoriale, që përfshin: Ballkanin, Gadishullin Italian, Azinë e Vogël dhe bregdetet e Afrikës së Veriut janë Pellazgët.

     Legjendat dhe traditat e lashta, pohojnë se njerëzit e parë që banuan Greqinë ishin pellazgët.(Horodoti II 56,57,) Pellazgët jo vetëm ne periudhën e klasikëve, por edhe në atë homeriane përbëjnë një kujtim të largët legjende e tradite .A. Kola (në librin ” Arvanitasit ” f. 36) thotë : një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për ketë arsye i quajnë ata Parahënës ose Parahënas. Në lidhje me etimologjinë e preardhjes së emrit pellazg ka disa mendime.
     Gjeografi i madh i lashtësisë, Stavroni e nxjerr prejardhjen nga fjala “pelarg”që do të thotë të ardhur nga larg. Ndërsa R. Angely e nxjerr nga fjala shqipe  pjell që ka kuptimin Piell-lind-shumoj-shtoj, duke i shtuar fjalën arg ” ibardh”që do të thotë i lindur i bardhë.Këtë fjalë unë kam pasur rastin ta digjoj nga më të moshuarit në zonën time kur dikush nga të rriturit gabonte, ato e qortonin: po si e bane këtë gabim… ti je pjellag tashi. Pra kemi pjell+ag (ag-agoj-ihershëm) në kuptimin e prindit i moshuar, këtë kuptim ka për mua emri pellazg, pra  i vjetër, ose për rastin konkret  më të vjetërit.
         Pellazgët ishin të vendosur në një hapsirë që fillon me Ballkanin, Gadishullin
      Pellazgët ishin të parët që shpikën mënyrën e të ndërtuarit shtëpi dhe të  punimit të tokës filluan të mbjellin e të korrin, pra e kthyen tokën në ara,pikërisht në këtë periudhë  thotë S. Frashëri, e ka origjinën edhe emri Arban, që më vonë nga romakët u thirrën alban, dhe vendi  albania nga latinishtja.  
                                                                                                                                                                                                                                                
   Të flasësh për pëllazgët për kohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike i dorëshkrimeve pellazgjike nga popuj dhe fe të ndryshme dhe sidomos nga grekët, të cilët e kanë ulur në atë masë saqë disa historian nga mosnjohja e gjuhës pellazgo-shqipe shkojnë deri atje sa të vënë në dyshim ekzistencën e këtij   populli të madh. Pllazgët kishin një besim romantik , ato adhuronin të gjithë ato element të natyrës që ndikonin në aktivitetin e tyrre të përditshëm si: Dielli,Hëna, Toka, Deti, retë,erën etj.Robert d’ Angly në librin “Enigma” (f.150) thekson: Feja e pellazgëve ka qenë natyralizmi, d.m.th. hyjnizmi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizik., i forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme të quajtura hyjni ose hyjnesha..Kulti i pellazgëve që është trashëguar brez pas brezi te grekët, etruskët edhe romakët,që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë:pellazgjishten ose shqipen.Disa nga nga këto hyjni dhe hyjnesha të Olimpit që mund të përkthehen vetëm në gjuhën shqipe janë:Zeusi, Za-Zë-Zot, Athina, ethëna,Apolloni, Apullen, Apudhën do të thotë udhëndriçues: ai që hap rrugën,paraardhësi bartës i dritës.
    Horodotus ju hedh pellazgëve  historinë e cila këto i përmend shumë më parë sesa cilivizimi i grekëve, punimi i ashpër që mbulon anën PARTHEON në Athinë akoma quhet pellazgjik.
Është interesante fakti se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që kryejnë shërbesa  në Indi dhe nëTibet. Robert d’ Angely në librin “Enigma” (f.70). thotë: Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njriu që vdes dy fjalë të lidhura me fatin:”Hik!”(që ka po atë kuptim si në shqipen:  nisu) dhe:  “Fet!” (që do të thotë si në shqipen: shpejt).
Fakti që nga Ëvropa e gjerë në Indi, ndoshta edhe më gjërë ekziston një  bashkësi elementësh gjuhësorë,thotë      A.Kola në librin “gjuha e perendive”( f.13-14). Shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perendimor,… ndërkohë që një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e në Tibet… Historianët do ti vënë në dyshim këto, por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane, duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë por vajti nga Evropa në Indi. Kështu filloi “çorientimi” i hipotezës Indoevropiane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.
   Në këtë hapsirë pra, në hapsirën malore të banuar të Ballkanit veri-perendimor e të arkadisë, lindën (autoktonët nga toka dhe jo nga perënditë)  Pellazgët, dhe që këtu ato arritën në të katër anët e botës, aq sa mund ti quajmë “popull i zgjedhur i racës njerëzore”që krijoi qytetërimin këtu e dhjetëmijë vjet më parë, pra që nga përplasja e parë e pellazgëve me atlantët.
   Robert d’ Angely f.55, sipas rrëfimit të Platonit (lll,24-25) Në këtë luftë  ndërmjet dy zotërve të Evropës mes  pellazgëve  dhe atlantëve fitorja u takoi pellazgëve dhe zbrapsi invazionin e atllntëve drejt bregut atlantik, duke i shtyrë tutje përtejë Ëtrurisë, ku tashmë kishin arritur. (kuptohet kjo ndodhi përpara fundosjes së Atlantidës)… Gjatë po kësaj periudhe midis fundosjes së Atllantidës, dhe epokës së Ekspeditës së parë të Ariasve (Pellazgëve) drejt Indisë, që ndodhi rreth vitit 3000 para  Krishtit, pati mjaft kontakte si pasojë e shpërnguljeve të popullsive të shumta, që i përkisnin po asaj rrace pellazgjike. Këto kontakte sollën edhe njëherë që të “njëtrajtësohet” gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë epokë. Vazhdimsinë e kësaj gjuhe e gjejmë edhe tek Homeri në Iliada dhe Odisea (tashmë është vertetuar se veprat e Homerit u shkruan në pellazgjisht. Vetëm pas 5 shekujsh i përktheu  Pisistrati  dhe u paraqitën si greke). Me të drejtë studiusi Dhimitër Kamada thotë: Idioma gjuhësore e malsorëve shqipëtarë e ruajtur në malet e Shqipërisë është idioma gjuhësore e përdorur nga Homeri në Iliada dhe Odisea, është idioma e gjuhës shumë të vjetër pellazgjike.

 

   Pellazgët d,m.th. shqiptarët e vjetër thotë S.Frasheri( në librin “Shqipria ç’ka qenë ç’është …”f.44).ndahen në katër degë kryesore:

1-Ilirët që ishin përhapur prej kufirit të Greqisë së vjetër deri në skajin verior të detit
Aziatik.

2- Maqedonasit, të cilët banonin në viset e maqedonisë që shtrihej nga malet e pindit e të sharrit deri në malet e rodopit, dhe në detin Egje.

3-Thrakasit, që ishin të përhapur në trevat e Bullgarisë, duke mos patur të përcaktuar kufijtë veriorë.

4-Frigasit që gjendeshin në krahinat nga brigjet e Anadollit deri në Ankara e në Sivas.
    Është vertetuar me prova të pa kundërshtueshme se këto katër popuj janë degë të popullit të madh PELLAZG.
   Meqë përmendëm frigasit Horodototus na jep një shembull (“Enigma”f.234.) për provën që, kërkoi të bëhej nga fareoni PSAMETIK për të mësuar se cili ka qenë populli më i lashtë se Egjiptasit, që besonin deri në atë kohë se nuk kishte më të vjetër nga ato. Ai mori dy fëmijë të porsalindur dhe i la në kujdestarinë e një bariu, icili kish për detyrë tu çonte dhitë për tu ushqyer ne kohën ecaktuar. Pas dy vjetëve fjala e parë që u dëgjua nga fëmijët ishte buk. Pasi PSAMETIKU mësoi se me këtë fjalë frigasit emërtonin bukën ashtu si edhe në shqipen e sotme,  u vertetua se frigasit ishin më të lashtët mbi tokë. Nga degët pellazgjike që përmendëm më sipër Ilirët dhe maqedonasit ishin më të afërt nga gjuha dhe zakonet dhe mënyra e jetesës.
    Maqedonasit nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh i cili pasi pushtoi qytet shtetet greke, ndërmori ekspeditën e tij të famshe drejt Indisë në vitin 334 para krishtit. Ushtria e tij perbëhej  më së shumti nga popuj shqipfolës: maqedonas dhe ilirë, dhe më  pas u përvetësua nga grekët, të cilët deri në hapat e fundit të jetës së tij e quajtën armik. Finlei tek “historia e revolucionit grek”, thekson: Aleksandri i Madh në simpoziumet e tij fliste me strategët e vet një dialekt të hershëm arvanitas. Medoj se po të mos ishtë djegur biblioteka madhështore e Aleksandrisë nga Kalifi Omar të cilin pasi e pyetën se ç’duhet të bëjmë me të?.. (His. e Botës ( f.143) Thuhet se ai u përgjigj: “Nëse në ato libra është shkruar gjithshka çfarë gjendet edhe në Kuran, atëhere janë të tepërt. Nëse ka gjëra të tjera atëhere janë të dëmshëm.” Besoj se potë mos kishte  ndodhur kjo,  sot do të kishim në dorë mjaft dorëshkrime në gjuhën e bukur pellazgo-iliro-shqipe.
   Për Ilirët siç thamë më sipër në lidhje me hapsirën që ato zinin desha të shtoj se: edhe popujt e tjerë që ndodheshin në jug të tyre(pra greqinë e sotme) i pëkasin po kësajë dege  pellazgjike ku më vonë u thirrën me emrin Epir. Ndër fise më të përmendura  ilire ishin:dardadanët,ardejtë, dalmatët,taulantët, enkelejt, në jug të tyre ndër fiset më kryesore kaonët,thesprotët, malosët ,jonët etj. Për thesprotët ipja (shqiponja) përmendet si shpendi më i nderuar.Këto fise u bashkuan dhe krijuan lidhjen malose ku më vonë (rreth viteve 270 para krishtit me nderhyrjen e Olimbisë Nëna e Aleksandrit të madh) iu dha emri lidhja epirjote. Kjo mbretëri nën qeverisjen e Pirro Burrit arriti në kulmin u lulzimit për atë kohë. Pirroja njihet si një nga gjeneralët më të zotët që njeh historia, i cili u ndesh dy herë rrjesht  me romakët dhe doli fitimtar.Pas vdekjes së Pirros një forcë e re u shfaq në veri të Epirit kësajë rradhe ishte mbreti Ilir, Agron i cili ngriti flamurin në kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodër.Pas vdekjes së Pirros ai aneksoi teritoret e Malosëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave greke, i cili i mposhti këto të fundit. Pas kësajë fitorje Agroni vdiq dhe (231.p.e.s.) pushteti kaloi në duart e gruas së tijë Teuta , e cila ndërtoi një flotë mjaft të fuqishme ku  kishte në Kontroll gjith bregdetin e mbretërisë së sajë.Pas Teutës Iliri i fundit që u rezistoi romakëve ishte Genti.
     Më pas në vitin 168 para Krishtit  romakët nën komandën e  gjeneralit Paul Emili pas një lufte të gjatë fituan mbi epiriotasit, dhe pas kësajë fitorje ai dogji e shkatroi gjithshka duke rrafshuar gjithë Epirin dhe mori si skllever (150.000) banorë të Epirit. (sipas R.d’Angely)
    Më vonë rreth viteve 6-9 p.e.s. kemi një nga kryengritjet më të mëdha  të ilirëve kundër Romës,që e solli këtë të fundit në pozita mjaft të vështira,por edhe kjo kryengritje  u shtyp ashtu si të tjerat. Së fundi romakët  do ta kthejnë Ilirinë në një krahinë të Romës dhe për të mënjananuar kryengritjet marrin mjaft Ilirë si mercenarë. Shumë prej tyre madje, u bënë perandor të Romës si:Deci, Klaudi i II-të, Aureliani, Diokleciani e deri ke  Kostandini i Madh. Kostandini e zhvendosi  perandorinë nga Roma në Kostandinopojë ku me 323. pas K. u bë perandor i vetëm, dhe më 325. toleroi krishterimin (H. e Ball.G.Castellan f.34). Kostandini i Madh ishte dardan nga Nishi i sotëm. Ilir ishin, edhe Anstasi i  i I-rë që kishte njërin sy të zi dhe tjetrin bojqielli, dhe Julani, i ashtëquajtur “shkëlqesi”. Është bërë gjithmonë pyetja se si Kostandini arriti ta shpërngulte selinë e tijë nga Roma në Kostandinopol pa as shqetësimin më të vogël. Në lidhje me këtë R.d’Angely (f,218.). Sqaron se: elementi kryesorë, i cili çimentonte të ashtëquajturën popullsi të ndryshme nga një cep i Perandorisë në tjetrën ka qenë gjuha shqipe e cila flitej në mënyrë të përgjithshme që nga Kaukazi e Taurusi deri te shtyllat e Herkulit. Gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër (helenëve që janë një perzierje egjiptiane, mesapotananase, pellazge,  që u shfaqën rreth viteve 1700 p.e.s) dhe e latinishtes…(f.24)në lidhje me greqishten e re Angely thekson se:po të mos kishin qenë shkronjat e njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme.
  Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s. Më vonë në shekullin e 11-të  na shfaqet emri kombëtar “Alban” dhe “Albania,” i cili siç kemi thënë më sipër vjen nga fjala “arban”.Ky ndryshim i emrit Kombëtar erdhi si rezultat i vërshimit si lum i popujve  barbar sllavë në Ballkan. Në këtë kohë një pjesë e  Ilirjanëve  të veriut mbetën si ishull në mes tyre dhe u asimuluan, dhe pjesa tjetër u shtynë më në brendësi të Ballkanit.Me  ardhjen në krye të bizantit Herakliu, i cili zëvendesoi latinishten me greqishten, dhe lejoi sllavet (fiset sllave:   serbët..etj.),  që kishin lënë trojet e tyre ku banonin në veri të Karpateve, që të vendoseshin në Trojet Ilire. Ballkani pellazgo-Iliro-shqiptar ndryshoi duke u bërë kryesisht greko sllav.
   Në 16 korrik 1054, u bë ndarja e kishës së krishterë në një kishë të lindjes nën “Patrikun e Bizantit.Më (1291) Bullgarët dhe serbët  ndertuan kishën e tyre me seli në Pejë, (për të cilën serbët vazhdojnë të lehin) dhe të ashtuquajturën perandoritë të tyre me në krye Stefan Dushani.Gjatë kësajë periudhe shqiptarët i shohim të organizuar në pricipata në mbrojtje të trojave të tyre nga sllavët, duke ruajtur zakonet dhe traditat e tyre Ilire, ndërsa nga feja ishin kthyer në katolik dhe ortodoks. Pas rënjes së bizantit dhe me pushtimin e Ballkanit nga Turqit shqiptarët të organizuar në principata bënë një rezistencë mjaft të fortë. Më (1444) këto principata u bashkuan nga Heroi ynë kombtar GJERGJ  KASTRIOTI (Skenderbu) i cili i fshiu nga trualli shqiptar njëra pas tjetrës ushtritë turke për 24-vjet rresht.Gjatë kësaj periudhe del në skenë emri Kombëtar Shqipëri dhe shqiptar. Ne disa dokumenta që gjenden në Vatikan Skenderbeu e quante veten pasardhës i Pirros dhe përkrenarja e tij ishte e njëjtë me atë të Pirros, njekohësisht edhe flamuri me shqiponjën dykrenare Luan Godo në librin Gjeneralët e Ilirisë ( f.41) tregon një legjendë që i ndodhi Pirros në lidhje me shqiponjën dykrerëshe ne flamur.
     Duke pasur këtë të dhënë dhe faktin që në atë kohë ipja (shqiponja) ishte shpendi më i nderuar për fisin e thesprotëve te cilët e quanin vendin e tyre Iperi dhe veten iperotë. Nga kjo fjalë e ka  prejardhjen emri Epir, dhe jo nga tregetarët grek. Pra  në lashtësi kishim: ipe-Iperi-iperotë. Ndersa në shqipen e sotme kemi shqipe-Shqipëri-shqiptar. Pra këtu duhet kërkuar origjina  e flamurit dhe e emrit kombtar SHQIPTAR. Pas vdekjes së Skënderbeut shqipëria ra nën sundimin turk për rreth 500 vjet. Gjatë kësajë kohe një pjesë e konsiderueshme e  tyre siç dihet u kthyen në fenë Islame. Me gjthëse ato bënin pjesë në perandorinë Turke kurrë nuk pranuan të komandohen nga të huaj, por vetëm nga udhëheqës shqiptar. Gjithashtu në disa zona të veriut si p.sh. Dibra, nuk vuri në zbatim asnjë nga ligjet turke por u vet-qeveris nga Kanuni i” Nantë Maleve.”
   Gjatë periudhës së sundimit Turk Shqipëria shërbeu si bazë furnizimi me ushtarë dhe gjeneralë ku 25 vezir të mëdhenj qenë shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri(shqiptar) Pashai i pamvarur A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë turke.
   Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin. Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( “enigma” R.d’ Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga kohët e lashta e deri në këtë periudhë,  mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na mungojnë.
   Për këtë duhet të bëhet një punë më shkencore nga historjanë, gjuhëtare, arkeologë e të tjerë që tu pritet rruga pseudohistorianëve dhe shovinistëve greko-serb të cilët kërkojnë të gllabërojnë tokat shqiptare duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë i propzoj kësaj konference që tu kërkohet qeverive shqiptare ne Shqipëri e Kosovë të thirret një kongres mbarëkombëtar (ose nderkombëtar) në Tiranë duke ftuar pellazgolog, albanolog, arkeolod nga, bota që nuk janë të pakët, duke ftuar dhe përfaqsues nga të gjitha akademitë me emër në botë, që të futet në kanalet e historisë botërore historia e popullit më të lasht të botës,  pra: HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Në rast se qeveritë nuk do të na mbështesin, atëhere neve duhet ta organizojmë duke tubuar fonde nga bisnezmenë shqiptarë kudo që janë.

   Ky kongres, do të shpejtonte pamvarsinë e Kosovës, do të ligjëronte problemin e Epirit,(i cili është fillim e mbarim pellazgo-iliro-shqiptar) do të ndante një herë e mirë atë çfarë është greke dhe çfarë është shqiptare, që ne i hasim çdo ditë në literaturë si fjalë greke, në një kohë kur ato përkthehen vetëm në gjuhën e bukur shqipe, pra do të kthente në vend dinjitetin e popullit Shqiptar të mohuar për 2000 vjet me rradhë.

Shperndaje ne

The Author

Agim BOBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.