Manifest ku te lidhemi…

Skender_BashaShkruan: Skender Basha

„Manifest ku te lidhemi…“

– Hapi i radhes:
Puna e pare, qe do bejme.-

Per shkak, dhe si rrugedalje nga aktualiteti politik nder ne; Dhe meqe shkeputur e ndaras ne tarafe politike, ne copeza atedheu, e ne dy t’i quajme shtete- keshtu sic jemi, s’mund te behet gje: Te mos vonohemi ne krijimin e nje mekanizmi, per momentin sado te brisht por ku te orientojme e bashkojme fillimisht mendje e pastaj edhe energji tona tashme te shkaperderdhura kudo nder ne e gjithkund ne bote- ne nje trup te perbashket politik ku te nxjerrim mendime e te merren vendime per veprime si nje trup, sado qe dikujt edhe mund t’i jete pengese por qe per neve si shoqeri e si komb jo vetem na jep shprese, vecse mund te jete me teper interes. Grupimi te jete grupim mendjesh intelektuale e burrash e grashe kombi qe veprimi i tyre nga e kaluara iu siguron autoritet. Te perfshijme tip diplomatesh secilin qe kemi ne bote pavaresisht profesionit a vendit ku ndodhet; Dhe te behen veprime nga sfera me te ndryshme qe nga humanitare, kulturore, sportive… Vecse te shpalosim vlera te shumta qe kemi si komb qe nga e kaluara e gjer me sot. Te promovojme secilin veprim te dobishem te secilit nesh dhe te mos harxhojme kurre ma energji s’u marruri me gjera te demshme a te parendesi, e s’u perplasuri kot.

– Hapi i radhes:
Pune e Dyte, qe do bejme.-
Dy heronjte legjendare qe kemi, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu dhe Adem Jashai, e Nena Tereze te shpallm te Shenjte tane; Dhe sahere permendim jo vetem t’i glorifikojme por edhe te luajme vendit. Te shenjta te shpallim edhe vendlindje te Tyre, dhe te vizitojme e te bejme pelegrinazh modern teper bashkekohore.

– Hapi i radhes:
Puna e Trete, qe do bejme.-
Marraveshja me diktat nga kleriket tane fetare- te te gjitha feve qe kemi: Te jemi krejt, skajshmerish, tolerant ndaj fese se njeri tjetrit dhe kujtedo ne bote. Me fene e t’ij secili te kenaqet e te bej c’te doje, kurse qe ne kurre me te mos i zejme ceshtjet relixhioze ne goje.

– Hapi i radhes:
Puna e Katert, qe do bejme.-
Historian, dhe grupe te perbashketa te tyre, te perzgjedhurit e dy instituteve te historise qe kemi, te na e bejne historine. Kjo duke qene te ndare ne seksione qe do i perkasin atyre qe merren me ceshtjen Pellazge, Ilire dhe Arberore e Shqipetare neper periudha historike; Dhe nenseksione ku te merren me ceshtje te arvaniteve, arberesheve, arnauteve, cameve… E tera se shpalosuri rrenje te tyre e gjer me sot.

– Hapi i radhes:
Puna e Peste, qe do bejme.-
Shtete tona qe kemi, dhe njerez tane te politikes kudo, ne plan nderkombetare te kemi miq te perbashket shtete, dhe jo secilin nga ato por me prioritet se filluari me Gjermanine, SHBA… Kurse qe ne plan rajonal e te brendshem, te perafrojne interesa tona me projekte qe bashkojne, se unifikuari diplomaci e perfaqesi tona diplomatike, ekonomike, shoqerore, kulturore; Dhe duke unifikuar treg te perbashket.

– Hapi i radhes:
Puna e Gjashte, qe do bejme.-
Te dyja shtetet qe kemi, dhe gjithe mekanizmat ne duar tona kudo, pavaresisht qellimit te organizimit te tyre politik e shoqerore, perfshire edhe individin, te jemi me social dhe me solidar ne raport me shtresa te varfera ne shoqeri deri ne mase sa te heqim varferine dhe fjalen varferi nga zhargon i se folmes sone.

– Hapi i radhes:
Puna e Shtate, qe do bejme.-
Duke qene se pa bere nje standardizim te vlerave qe kemi nuk mund te mbrohen e zhvillohen metej ato, dhe se mund te na shfrytezohen nga te tjere dhe per interesa te tyre- te krijojme nje standardizim te tyre, vecmas te vlerave nacionale filluar nga gjuha, abetarja, libra shkollor; Por edhe radhitje vlerash sipas kategorishe e nivelesh arsimore e edukative te tyre me qellimin e venies ne pah cilen me pak e cilen me shume. Te identifikojme se radhituri keshtu gjithe emrat afirmativ te vlerave te tyre por qe mund te rrisin vlera tona si komb te te gjithe pjestareve te kombit sot kudo ne bote, ne secilen sfere ku ata shquhen ne sport, muzike, art, shkence e ne kulture- se krijuari bilde, atlase, monografi e enciklopedi per ta. E tera te menaxhohet nga nje qender mbinacionale dhe nga kuadro tona te vjetra e te reja te deshmuara tashme ne veprimtari e aktivitete te tyre, qe kane autoritet e qe gezojne respekt.

– Hapi i radhes:
Puna e Tete, qe do bejme.-
Meqe s’shoh ndonje arsye te ndjehemi te hendikepuar ne asnje plan, sado qe me luftrat e fundit sikur s’mblodhem gjithe c’mbollem, duhet nderruar gjendjen ekzistuese detyrimisht me nje te tille ku do ndjeheshim te fresket e perplot vitalitet te qojme gjerat nje hap metej, e ku ndaj faktorve relevant me mundesi ndikimi ne gjera ose vendosje te tyre t’iu tregojme se tashme vecse jemi ne perparesi dhe te vullnetshem per ndermarrje te tjera te reja e edhe ndoj besim te dhene me rendesi per zhvillime ne vend tone, por edhe ne rajon. E shoh te rendeishme t’i perserisim vetes amanete qe kemi, dhe qe te tjerve t’iu bejme me dije se nuk e kemi idene te heqim dore nga realizim i tyre. Kjo duke ua thene gjerat troq, se interesin nacional e kemi paresor dhe se jemi te gatshem si gjithere ne te kaluaren qe te bejme shumecka per te, ashtu sic vet i ndjejme.

– Hapi i radhes:
Puna e Nente, qe do bejme.-
Fuqive europiane- miqve tane fillimisht por edhe qenrave te vendosjes dhe te tjereve qe kane ose qe duan te implikohen me interesa te tyre nga me te ndryshme gjeo- politike, gjeo- strategjike e gjeo- ekonomike ketu lidhur me vende, toka e me pasuri tona ketu e ne rajon duhet thene hapur dhe krejt publikisht se vetem duke qene te bashkuar ne mund te jeme ata qe duhet te jeme dhe se vetem atehere mund te paraqesim faktor stabiliteti ne plan ekonomik por edhe zhvillimor dhe qe garanton stabilitet ngase atehere do pushonim se qeni te pakenaqur dhe se do rilindnim shpirterisht e kombetarisht e mund te zhillojme ndjenje humanizmi, duke mos paraqituri kurre me faktor destabiliteti. Poashtu, atyre duhet rikujtuar se s’mund te na akuzojne per nacionalizem dhe kjo per dy arsye te thjeshta qe paraqesin realitet, se: Nacionalizmi ka lindur mu ne Europe dhe se permes tije qen krijuar shtete te tyre nacionale , kurse qe ne vecse jemi te vonuar madje mu per faje te tyre meqe keta ishin te padrejt me neve, dhe asgje me shume. Atyre duhet perkujtuar edhe se fale mu ketyre zhvillimeve me heret atje, jane tejkaluar hasmeri e konflikte etnike, dhe se kesaje duhet kushtuar vemendje e duhur e nevojshme nese s’duan qe te kene shqetesime ketu e te shqetesojme me veprime tona edhe qeveri e popullata te tyre tashme te qyteteruara, dhe se ne fillimet e tije por edhe tani te kombet qe s’kane zgjidhur ende ceshjten e tyre nacionale- nacionalizmi ne te vertete po paraqiste ideologji qe po krahasohej e barazohej me religjion e ndjenja fetare qe madje ne njefare menyre po zevendesonte besimin ne hyjnore me besimin ne njerezoren qe mund te rregullonte jeten e individit ne toke. Ndarja ne vija etnike e popujve gjithkund ka rezultuar me qetesi te tyre e rajoneve te tera, pos ne raste kur ndonje nga popuj po udhehiqeshin nga ndjenja koloniale e shoveniste ndaj te tjereve; Nga ketu edhe e drejta nderkombetarisht e lejuar dhe rezervuar kombeve te zgjidhin ceshtje te tyre permes deklarimit te lire te vullnetit te tyre mbi vetevendosjen. Nese shtete te fuqishme tashme ne te kaluaren e larget po hiqnin dore nga sundim kolonial, vertete perse duhet toleruar a lejuar kete fqinjeve tane grabitqare. Nuk duhet studim i hollesishem meqe te tera kemi ne siperfaqe; Aty ku te mos jete zgjidhur sic duhet ceshtja nacionale, sado mireqenie ekonomike te kete nje popull serishmi kemi ferkime e perplasje ne baza etnike- Ndaj bie poshte ideja se ne shqiptaret mund te mbyllim ceshtjen tone kombetare te pazgjidhur, s’u anetaresuari e integruari ne Europe nje nga nje dhe duke qene te perfaqesuar atje nga shtete dhe ne kuader te shteteve nacionale te te tjereve qe si komb numerikisht jane me te vegjel se ne; Ose thjeshte nuk do pajtohemi te shkojme ne Europe e as askund ku te bartim ndjenje inferioriteti ndaj te tjerve, duke patur gjithere armiqesi te hapura me fqinje tane e me ata qe me veprime e vendime te tyre te padrejta te se kaluares ndaj nesh na sollen ne kete gjendje ku te mos ndjehemi as shpirterisht e as realisht te barabarte me te tjere, mbi te gjitha me fqinje tane.

– “Manifesti, ku te lidhemi…”
Ne te vertete: Perse na duhet “Manifesti. ku te lidhemi…” (Arsyetim)
Eshte krejt e natyrshme qe nga pushtim i gjate dualem me imazh krejt te demtuar e te rrenuar, me ekonomi krejt larg standardeve te qytetrimit, me dilema te shumta, me identitet te neperkembur, me dallime te medha kulturore e ideologjike, si dhe botekuptime aq te ndryshme sac shpeshere po na paraqiteshin te rrezikshme per mundesi integrimi jo vetem me te tjere por edhe nder vete si pjestar te te njejtit komb, ne mase sa te na ndodhi c’do dite te debatojme e shtrojme pyetje vetes- nese jemi ose jo per bashkim e per nje shtet, dhe kjo se shantazhuari veten, krejt pa nevoje nese do na kuptojne ose jo te tjeret; Ndersa qe nese vazhdohet keshtu, kjo do jete molisese per ne, gje qe verehet qe tani, ndersa qe nese nuk realizojme kete do na paraqiten subjekte nacionaliste te tipit te levizjeve ku nacionalizmin ta shfrytezojne si force kohezive, e ku te mos i kemi gjerat nen kontroll dhe te mos njohim rrjedha zhvillimesh te hovshme se cilave veshtire t’ua dijme fundin. Kjo edhe per faktin se ne mungese dije e pervoje ne kete tranzicion te thuash te trefisht jemi mbarsur edhe me dukuri ma negative qe mund t’i ndodhin nje shoqerie perfshire ketu sistemin krejt joadekuat arsimor me nevojat e zhvillimit ekonomik e te ekonomise se tregut te lire qe synojme, standardet teper labile demokratike qe s’paraqesin as nivele te kapitalizmit te zhvilluar e qe shpeshere na kthejne tek mendimi se po perjetojme forma te organizimit shoqeror feudal edhe ne krijimin e te mirave edhe ne shperndarje te tyre, mandej korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar se kuptuari sheshit suspendimin e sundimit te ligjit, shkaperderdhja e njeriut tone gjithandej si shpeshere ne te kaluaren kur populli po perjetonte kohe te renda, kriza ekonomike, finansiare dhe mbi te gjitha ajo morale, e dukuri te tjera qe veshtire t’i numrosh.


shqipja_jone_01Ajo qe parapelqei te ndodhe nga ky „Manifest“, e tera realizohet fare lehte, nese vullnetshem e marrim per vete secili nesh si projekt, dhe nese i hyjme se realizuari bashkerisht e me „Besa- Bese“. Te kuptojme se „Mot i Madh“ eshte ky, ndaj duhet bere per vete ate qe s’bene kush per ty. Meqe secili individ ka nevoje per rehati shpirti e edhe per siguri te tije ku te bej kete rehati, Duhet krijuar rrethana e ambient ku mund te krenohemi vertete se i perkasim kombit tone, e ku te mund te ndjekim ideal kombetare qe secilit njeri i duhet me se shumti, ku pos te tjerash te manifestonim lirshem fisnikrine, bujarine e besen si vlera tona. Kjo arrihet, thjeshte, se zbrituri hyjnoren mes nesh, kur jemi nen nje ombrell e te barabarte. Te jemi bashk eshte edukuese, emancipuese eshte ai clirimi i shpirtit te secilit ne kuptim te individuse- komb; Dhe vetem duke realizuar shtetin komb jemi te barabart me te tjere. Kete nuk duhet patur problem t’ua themi gjekujte, ne fund te fundit gjithere do krijohen shtete te kombeve se shuari perandori dhe se bashkuari pjese kombesh, mandej ne jemi autokton, dhe s’kerkojme- pos ate qe na takon. Per me shume secili prej tyre e din se ne ishim bashk, dhe na ndane.


Manifesti…“ eshte marreveshje gjithekombetare dhe s’paraqet organizate. Ai eshte marrveshje e arritur ne log burrash e grashe te kombit, teper e ngjashme me Kuvendet e Lidhjet tona nga kohe te kaluara, e qe po rezultonin me ndryshime e kthesa te medha kombetare. Ne kete projekt do te perfshihen shtetet, perkatesisht bashkesite shqiptare qe jetojne kudo ne shtete të ndryshme të botes te cilat, per te thjeshtuar tejmase kete, them se do te frymojne shqip. Se kendejmi, kjo, eshte organizate mbarekombetare qe relakson raporte dhe qe bene punen e zemres, mendjes e shpirtit te kombit. Me te drejte pritet nje relaks ne raportet mes njerezve ne c’faredo kuptimi, edhe per faktin se krijon rrethana kur te mos kemi kaq subjekte politike, e aq me pak nevoje te organizimit politik ne mergate. Mbulon, dhe kryen punen e organizatave te shumta te shoqerise civile, dhe perkrahe e ndihmon si stimul qe njeriu yne t’i kthehet normalitetit se angazhuari ne klube e shoqata, e shoqeri kulurore ku te plotesoi nevoja arti te shpirtit te tije. E tera ka parakusht shtetin social dhe njeriun e kulturuar e human ne qenen e tije; Kurse qe qellimi kryesor i „Manifestit“ eshte nese kete e kuptojme si porosi: „Manifesto…“ Se rregulluari gjithe c’duam e mbi te gjitha interesat e perbashketa, afirmimin e demokracise, te drejtave te njeriut, qeverisjen e mire, sundimin e ligjit, te drejtat individuale, barazine ne shoqeri, tregtine e lire, dhe paqen ne mes nesh e paqen shpirtrore te secilit nesh.

– P.S. Do doja qe kjo te merrej parasegjithas si shqetesimi im qe barte; Por edhe si kontribut imi qe mund te jepja te gjejme e krijojme mundesi dalje nga gjendje e rende e krijuar nder ne, dhe prosperimi tone si shoqeri dhe si komb, e te mos humbim kohe se perplasuri mes vete e me te tjere me shume.

S.B/ S.B. (27- 28 Shkurt 2015. Vranic)

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2015 — 01:15

The Author

Skender Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.