Kombi me i lashte Evropian nen petkun “Mileti”

Gjon_Keka

Nga Gjon KEKA

 

Është tepër e qartë se populli shqiptar vërtetë ka kundërshtuar dhe luftuar në çdo kohë kundër pushtuesit barbar otoman dhe shtrirjes së ideologjisë së tij në trojet arbërore europiane. Duhet ditur po ashtu tani, se sulltanizmi është kërcënimi më urgjent i kombit shqiptar europian.

Kombi shqiptar duhet ta luftojë atë, të fitojë gjithsesi, por jo të humbasë në asnjë mënyrë ndaj kësaj të keqe. Në kuadër të kësaj mund të nënvizoj se shqiptarët si komb i lashtë dhe si një nga popujt autoktonë nuk kanë ulur asnjë herë kurrizin që të kapërcejnë pushtuesit, por kanë qëndruar duke u përballur dhe luftuar me të gjitha mjetet kundër barbarisë së pushtueseve të ndryshëm.

Gjithashtu, përpjekjet e pareshtura të shqiptarëve për liri, mëvetësi, bashkimin natyror të trupit kombëtar dhe zhvillim nuk janë ndalur asnjëherë. Por duhet nënvizuar këtu se gjatë kohës së pushtimit barbar otoman, shqiptarët u futën nën petkun e saj ideologjik dhe të strukturës së pandashme religjiozo-nacionale të llojit të “miletit”.

Futja e kombit shqiptar nën këtë petk apo veshja e këtij petku ideologjik të llojit të “miletit” kishte si qëllim që shqiptarët të mos kërkon dhe të mos e shfaqin identitetin e tyre kombëtar europian dhe të një kombi të lashtë.

 

Prandaj, veshja e këtij petku ideologjik nga pushtuesi barbar otoman kombit shqiptar e llojit të miletit, e largoi gjithnjë e më shumë procesin e njohjes së kombit shqiptar, të drejtës së tij kombëtare të bashkimit natyror në kongrese, traktate dhe konferenca ndërkombëtare siç ishte edhe rasti i Shën Stefanit, i marsit 1878 me anë të së cilës perandoria barbare otomane, pasi e ndau në vilajete, më pas edhe e copëtoi duke e ndarë dhe dhuruar sipas marrëveshjes me rusët sllavë ardhacakë në gadishullin Ilirik. Pastaj, Kongresit të Berlinit i qershor-korrikut 1878, që jo vetëm nuk e njohu kombin shqiptar si një ndër kombet më të lashtë, por edhe u ndryshua në mënyrë të panatyrshme dizajni territorial në dëm të kombit shqiptar dhe pjesëve të tij përbërëse natyrore.

Njohja e kombit shqiptar në shekullin XIX do të përbënte hapin më të madh ndërkombëtar të saj, sepse do të futej kështu në hartën politike-kombëtare të shteteve euopiane dhe nuk do të kishte më asnjë arsye të kishte ndonjë konferencë tjetër si ajo e Londrës 1912 dhe rishpallja e mëvetësisë në nëntorin e po atij viti. Por ishte pikërisht perandoria barbare turke, ajo që e pengoi duke e futur kombin shqiptar brenda rrobave të saj religjioze dhe ideologjike sulltaniste, kështu që cilësimi i shqiptarëve si grup etnik nga perandoria otomane nën petkun ideologjik të saj të Miletit ishte shkatërruese për kombin shqiptar në rrugëtimin e tij të njohjes kombëtare, të rrjedhës së përbashkët ndërkombëtare të kombeve dhe të zhvillimeve të përbashkëta politike e të tjera.

Dhe ishte pikërisht kjo, pasoja e mosnjohjes së kombit shqiptar në Kongresin e Berlinit, si një nga kombet e lashta të gadishullit Ilirik. Arsyeja e vetme se pse nuk ishte njohur, ishte sepse ajo në kuadër të perandorisë barbare turke konsiderohej si grup etnik i llojit të “Miletit”, një fjalë kjo turko-arabe që përdorej në kohën e pushtimit të egër otoman.

Kjo lloj fjale e huazuar turko-arabe që përdorej atëherë, nënkuptonte një popull apo grup etniko-religjioz ashtu si në vendet tjera të orientit, pra të vendeve arabo-turke dhe cilësimeve për kombet e tyre apo grupet (“miletit”) që konsideroheshin identike me cilësimin e mësipërm. Por ky cilësim përmbante në vetvete nocione të përziera religjioze të grupeve të vogla të bazuara sipas ideologjisë së tyre fetare, pra të librit religjiozo-ideologjik të tyre, thjesht kjo shprehje ishte ofendim për kombin shqiptar si një nga kombet më të lashta të kontinentit europian.

Është absurde se si në Kongresin e Berlinit nuk u mor parasysh edhe koha e shtetit të Arbërit nën lidershipin e vizionarit Gjergj Kastrioti. Në atë kohë, në Europë kombi shqiptar bënte jehonë madje i bënte dritë Europës dhe civilizimit të përbashkët të familjes europiane, prandaj mosmarrja parasysh si e themeleve të kombit shqiptar ashtu edhe e periudhës më të ndritshme të këtij kombi europian nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit përbënte gabimin më të rëndë të diplomacisë ndërkombëtare dhe politikës së asaj kohe.

 

Kështu që, menjëherë pas kongresit të Berlinit dhe pakënaqësisë që ai solli nga mosnjohja e shqiptarëve si komb, u bënë lëvizjet e para kombëtare në drejtim të konceptit më të qartë përballë shekullit XIX dhe kërkesave ndërkombëtare për njohjen dhe çlirimin e kombit nga zgjedha barbare turke. Ishte “Lidhja”, kjo lëvizje e parë kombëtare që në fillim të saj nuk kishte një strategji të qartë kombëtare, sepse mbështetej në Portën e errët turke dhe përderisa ishte në kuadër të kësaj mbështetje, arsyet për të dalë nga Mileti apo veshja e gabuar e kombit shqiptar sipas ideologjisë sulltaniste nuk shiheshin në horizont.

Por, pas qartësimit të rrugës dhe lëvizjes saj kombëtare si dhe vizionit, ajo e konceptoi se vetëm duke bërë këtë hap, pra të daljes nga mileti dhe zinxhirët e barbarisë turke, kombi do të realizojë aspiratën e tij kombëtare.

Dhe kur porta e errët turke e kuptoi se kjo Lidhje nuk mbështetej më në interesat e saj, ajo iu kundërvu me të gjitha mjetet dhe kishte për qëllim ta shkatërronte, por nuk u arrit asnjëherë sepse lidhja zgjerohej si në Prizren, Shkodër, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, dhe forcohej gjithnjë e më shumë. Rrugëtimi i saj bëhej akoma më i sigurt në realizimin e aspiratës së saj historike të natyrshme. Kështu që, kjo lidhje bëri lëvizjet e natyrshme dhe përpjekjet jo vetëm për njohje kombëtare, por edhe për të parandaluar zbatimin e dispozitave të dëmshme të traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit.

Ajo lëvizte me përpjekjet e saj, kryengritjet dhe patriotizmin kundër pretendimeve territoriale të vendeve si; Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Të gjithë pjesët e kombit shqiptar iu dhuruan nga perandoria barbare turke në marrëveshje me aleatët e saj brenda fushës ku zhvilloheshin negociatat diplomatike të kohës dhe tryezat vendimmarrëse.

 

Duhet nënvizuar se është fakt historik, se Turqit gjithmonë e kanë urryer bashkimin natyror të shqiptarëve si komb. Ishte pikërisht kjo që i zinte frymën lirisë dhe pengonte hapat e Shqipërisë drejt mëvetësisë. Dhe kur e pa në fund se ndërtesa e saj ideologjiko-politike po shembet, i dhuroi disa nga pjesët e kombit shqiptar aleatëve të saj të djeshëm dhe të sotëm.

Prandaj edhe në kohën e më vonshme, nëpërkëmbja dhe futja në tregti e kombit shqiptar nuk pati të ndalur. Kjo u pa edhe nga stipulacionet e marrëveshjeve të tjera si ajo e Londrës 1912/13 dhe dizajnin politiko-territorial i Ballkanit si dhe përfitimet e shumta që patën sllavët nga këto marrëveshje siç shihet më mënyrë aproksimative shpërndarja, përfitimet (lista e mëposhtme e vendeve dhe përfitimeve të panatyrshme territorialeve është bazuar nga J. G. Rothaug, Wien 1913) dhe rezultati i panatyrshëm: Shqipëria – 1912 (deri në fund të këtij viti respektivisht në nëntor të gjitha pjesët e kombit shqiptar ishin të pushtuara nën pushtimin barbar turk.)
– 1913 32.000 km2
Serbia -1912 48.303 km2
-1913 90.000 km2
Greqia -1912 64.657 km2
-1913 108.000 km2
Mali i Zi – 1912 9.080 km2
– 1913 16.000 km2
Turqia dhe më pas Vilajetet- 1912 178.000 km2
– 1913 23.000 km2

 

Ndërkaq, siç shihet, kjo tregon se pushtuesi barbar otoman e futi kombin shqiptar në një strukturë të fatkeqësisë së madhe, i la plagën e hapur, në mungesë të dritës dhe zhvillimit thjeshtë e futi në fatin e mjerë të të izoluarit në zemër të Europës.

Ky poshtërim që iu bë për gjatë gjithë atyre shekujve po ndikon shumë edhe në ditët tona, ngaqë kombi ynë ende nuk ka filluar që me duart e tij t’i largojë simbolet ideologjiko-politike dhe ta dëbojë ideologjinë sulltaniste një herë e përgjithmonë nga trojet shqiptare europiane.

Armiqtë e racës shqiptare europiane janë dy popuj ardhacakë e barbarë, ai turk dhe sllav. Që të dy kanë patur dhe kanë akoma ambicie kafshërore dhe demoniake që të rishkelin në tokën e kuqe apo të përgjakur, sepse ishin pikërisht ata që derdhën gjakun e pafajshëm të martirëve dhe popullit shqiptar në tokën e tij.

Gjatë kohës së pushtimit nga barbarët turq, kombi shqiptar pësoi një transformim të panatyrshëm, sepse ky transformim i panatyrshëm ishte kundër planit fillestar të krijimit të kombit shqiptar dhe gjenezës së tij, pastaj ishte kundër natyrës dhe racës shqiptare europiane, kulturës dhe identitetit të tij. Ideologjia sulltaniste ishte dhe vazhdon të jetë krimbi ngrënës i trupit të kombit shqiptar evropian.

Vetëm kur shqiptarët ta dëbojnë këtë, do të çlirohen dhe do të arrijnë që t’ia rikthejnë trupit të tij, pjesët e munguara dhe imazhin e natyrën e vërtetë kombëtare europiane të tij.

Shperndaje ne
Updated: 10 Mars, 2015 — 09:37

The Author

Gjon Keka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.