Letra e Hasan Prishtinës dhe Isë Boletinit, dërguar Fuqive Evropiane, me 1911

Hasan_Prishtina_Isa_Boletini

flamur_maxhariPërgatiti: Flamur Maxharri 

Kemi kënaqisinë  për të paraqitur shqëtesimin tonë në lidhje me situatenë e krijuarë në territoret shqiptare, në Turqinë Evropiane.

 

Komiteti i Bashkimit dhe Përparim përpiqet me të vërtetë me të gjithë mënyra që ka ajo,  për të diskredituar lëvizjen e madhe kundër saj, ku me lëvizjet e saj politke, ata janë kundër kushtetutës dhe kundër unitetit të Perandorisë Osmane.

 

Lëvizja e jonë për të drejtat e shqiptarëve, siç do ta shohim, nuk është as jokushtetues  as separatiste.

E gjithë bota e qytetëruar dhe opinioni publik osman njohin shërbimin që shqiptarët kanë bërë me shpalljen e kushtetutës dhe betimin për  besnikëri që kanë dhënë për kauzën liberale në Turqi.

 

Shqiptarët gjithmonë mbeten të lidhur me një lidhje të fortë me Kalifatin dhe kombin osman. Represoini i xhonturqve, jo vetëm që nuk e kanë parasysh fatin e Shqipërisë, por ata do të sjellin  Perandorinë Osmane në anarki dhe në  luftë civile.

 

Ne anën tjetër opinioni publik osman po e shpërfill këtë rrezik. Shqiptarët konstatojnë me trishtim të thellë që politika e keqe e Xhon-Turqve, dhe e cila u  ndje me neveri me të drejtë në të gjithë Evropën, duke udhëhequr Perandorinë  në dekadencë të sigurt gjithë perandorinë e madhe të osmanëve, e gjitha kjo viktimë e ambicieve dhe lakmisë të një rrethi vicioz.

 

Perandoria,  po rrëshqet me shpejtësi të jashtëzakonshme në një greminë të madhe.

 

Ata u detyruan të marrin armët për t’i dhënë fund një situate të tillë, duke qenë të bindur se nuk do të arrinin kurrë që me mjete të ligjshme të ndryshonin një regjim kaq të paligjshëm dhe për të siguruar reformat, për të cilat kanë nevojë të ngutshme.

 

Është e njohur publikisht se Qeveria e Komitetit ka shkelur parimet bazë të Kushtetutës, duke ndërhyrë në një mënyrë të njëanshme dhe të turpshme në zgjedhjet e fundit legjislative dhe se e njëjta qeveri ka përdorur në këtë rast masa të papajtueshme me nocionet më elementare të ligjit.

 

Prandaj, shumica dërrmuese e deputetëve të dalë nga këto zgjedhje nuk përfaqësojnë kombin osman, por janë thjesht zyrtarë të ngarkuar për zbatimin e urdhrave të një qeverie uzurpatore.

 

Ne e shohim si një shkelje e të drejtave të shumta nga regjimi, akte arbitrare kundër  liberalve nga qeveria aktuale.  Ne jemi të bindur se të tilla regjime do të përfundojë herët a vonë duke parandaluar  shkatërrimin  vendit tonë.

 

Gjithashtu, është obligim i Perandorisë Osmane,  për të mbrojtur të drejtat më të shenjta të kombeve, dhe jo duke shtypur kryengritjët tona. 

Është e drejtë e legjitime për çdo popull për t’u ngritur kundër padrejtësive, për të rifituar një të drejtë që Zoti i jep çdo populli. Ne kërkojmë rivendosjen e vërtetë  të Kushtetutës Liberale.

 

Pas paraqitjës kërkesave tona, ne shpresojmë se askush tani nuk do të keqinterpretojnë veprimet tona dhe duke akuzuar lëvizjën tonë si separatiste, por si një e drejtë fundamentale dhe patriotike  për të drejtatë e shqiptarëve.

Hasan Prishtina, deputet i Prishtinës në Parlamentin Osman

Isë Boletini, dhe të gjithë fisnikët shqiptarë

Letra u botua në revistën: Mècheroutiette : constitutionnel ottoman, 1912 /ZËRI/

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.