Fjalë të urta
1. Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa
2. Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqit
3. Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij
4. Ai qe di më së shumti flet më së paku.
5. Ai që di të bëjë lajka, di dhe të shpifë.
6. Ai që di të vjedhë, di edhe të fshehë gjurmët
7. Ai që do të bëhet i pasur, së pari nis të vjedhë.
8. Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
9. Ai që është në fuqi thotë se din çdo gjë
10. Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.
11. Ai që han hudhër nuk e ndien erën e vet, por ia ndiejnë të tjerët
12. Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije gjithmonë
13. Ai që ka frike edhe kur ka të drejte, nuk fiton
14. Ai që ka, do edhe më shumë.
15. Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmerret
16. Ai që martohet herët dhe ai që ngrihet herët janë të fituar.
17. Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist
18. Ai që ngutet, çdoherë vonohet
19. Ai që nuk dëgjon miskonjën, se dëgjon as burinë
20. Ai që nuk e do babanë dhe nënën, ai nuk do asnjeri
21. Ai që premton shumë, bën pak
22. Ai që s’bindet, nuk din të komandojë
23. Ai që s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkëpunëtor e as si fqinj
24. Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshpërohet
25. Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk qet
26. Ai që s’punon si burrë, rri e qan si grua
27. Ai që ta bën rrafsh, ka qejf të të dalë kodër
28. Ai që ta do të mirën, të flet, ai që s’ta do, vetëm të shikon
29. Ai që të bërtet shumë të del i mirë në fund.
30. Ai që thotë unë jam unë, një ditë ja vënë hunë
31. Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
32. Ai u martua me të sepse e dashuroi , Ajo e dashuroi atë sepse u martua.
33. Ajo që s’arrihet, duket më e ëmbël
34. Ajo që s’të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
35. Ara nuk lirohet (punohet) me viça
36. Ariu nuk rron duke lëpirë shputat
37. Armiku i vjetër kurrë s’të bëhet mik i mirë
38. Armiku, kur mori lapsin në dorë, si deshi shkroi
39. Armikut mos ia trego të vërtetën
40. Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre
41. As hasmin mos e pafsh pa punë
42. As me miq e as me armiq, gojën mos e fëlliq
43. As ujë mos pi në krua te pushtetit
44. Ashtu qoftë e sherr mos qoftë
45. Asnjë dashuri nuk është e sinqertë, përveç se dashuria për ushqimin.
46. Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja
47. Asnjeri nuk njihet profet në vend të tij.
48. Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë
49. Ata që vdesin duke dashuruar janë dëshmorë.
50. Atë derë që s’e hap çelësi, e çel paraja
The Author
Coka Lutfi
Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.