Atdhe Geci: S  H  Q  I  P  T  A  R  Ë  T

S  H  Q  I  P  T  A  R  Ë  T

Festë  e  veçantë  është  dita  e flamurit

dita e më të shenjtit të popullit shqiptar

dita  e   më  shqiptarit  të  atdheut  tonë

dita  kur të gjithë së bashku kremtojmë.

Atdheu ynë  di  ta  bëj  trupin  mburojë

nuk  i  trembet luftave dhe betejave për 

liri, ai di të bëj luftë, dhe të korrë fitore.  

Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve

një dhe të pandara janë trojet shqiptare                                                                                                                               

një   dhe  Shqipëri  është  kudo  atdheu.

 

I bimur nga gjaku e eshtrat e të  rënëve

më lë të puthi, të përqafoj e të betohem;

i yti është atdheu nga Tivari e Çamëria,

i yti është atdheu nga Shkupi dhe Parga,

i yti është atdheu, nga Ilirikumi  e  Arta

Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve;

sa të ketë  toka jetë, plis  dhe  xhubletë

do të ketë Shqipëri dhe flamur kuq e zi

do të  ketë Dardani, Iliridë dhe Çamëri

do të ketë çam me flamur të pavarësisë!…

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

Shperndaje ne
Updated: 14 Nëntor, 2021 — 20:05

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.