Në vigjilje të Festës për Ditën e Alfabetit Shqip

Poezi nga Kasam SHAQIRVELA,
e marrë nga libri tij poetik me titull:
”KORRIDOREVE TË KOHËS”
*
NISMA E ShKRONjAVE
(Kongresit të Alfabetit Shqip)

Po ecin shkronjat e afabetit
Udhëtojnë nëndhe e mbi te
Përhapen sikur t’ishin vetë fetë
Vijnë e sjellen këtu tek ne
Dhe përthithen ashtu etshëm
Sikurse shiu i lëshuar nga retë
Kur i bie tokës së stërzhuritur
Nga zhegu i verës së tretë.

Udha e shkronjave ka nismë të hershme
E mbrothur në Pelazgjinë e lashtë
Derdhur nga pellazgët anekënd botës
Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër
Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?
Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim
Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim
Dhe pollën alfabete, si biçim skelete
Jetesës që rrodhi jashtë sinorit matanë.

Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes
Ky i joni shkrim, i shenjti parim
Shkronjat na i grisnin, ne prapë i ngjisnim
Sa herë në histori nga fillimi nisnim
Sërish rrugëtuam si ylli mëngjesit
Bashkë me ABC-në mbajtur në gji
Ngado që shkuam, kudo që vajtëm
Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot
E patëm ruajtur tonin ALFABET
Bashkë me veten tonë, me mija vjet
Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri e Shqiptari.
Gdhendur në zemër e shpirt…
Bashkë me emrin që e kemi sot.

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2021 — 02:01

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.