Atdhe Geci: THËLLËZA E FJALËS

 

THËLLËZA E FJALËS

Këndo Roganë, këndo e mbjell

nxirre nga kraharori  yt gjeniun

zëri yt  po  rritet  nëpër  dritare

në kopsht, luadheve, kodrinave

Kallinjtë që  po  pjeken  në  ara

janë nga  duart  tua, djersa  jote

janë poema që  t´i po i shkruan!

Zemër, shijoje aromën  e luleve

dashuria nuk ka  lindje, as  nuk

ka vdekje, është  vetë  perëndia.

Roganë, thëllëzë e fjalës shqipe

te këngë e ëndrrës do të ndalem.

Çfarë më takon s´e  kam marrë,

do bëj çmos të rimarr at´që më

takon! Shpirt, unë do bëj luftën

time, që këngë e ëndrrës të mos

zbrazët, por ta fitoj atë që dje  e

humba. Idetë e mendjes  dhe të

mendimeve janë në ngjitje, dhe,

s´pushojnë së kërkuari  tokat  e

pushtuara, Shqipërinë   deri  në

Prevezë, në Tivar dhe në Iliridë…

Mbjelli të mbjellat Rogana ime

përqafoj lulet  që vetë i ke rritë

shqiptar është kudo atdheu ynë

Çamërisë ia kemi borxh  lirinë!

se Shqipëri është Molla e kuqe!…

 

Atdhe Geci – poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu

Shperndaje ne
Updated: 5 Dhjetor, 2021 — 04:48

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.