SHQIPTARIZMI ME ZË PO NA THËRRET

PËR ÇKA KANË NEVOJË SHQIPTARËT SOT
(çka i nevojitet neo-shqiptarizmit)
Ese

Kasam ShAQIRVELA

-Qëllimi i mbështetur me veprimin(predikimin) asimilues është më se i qartë te muslimanizmi përmes librit të shenjtë të tyre,… por ama kjo ndikon te shqiptarët dhe boshnjakët por jo dhe te turqit. Kjo mund të thuehet edhe për krishterizmin qoftë për atë katolik e qoftë për atë otrtodoks, përmes librit të shenjtë të tyre,… por ama kjo ndikon te shqiptarët dhe jo te grekët, serbët apo kroatët…?!
….
…..
-Nuk besoj që shqiptarët të kenë nevojë për fe e cila i asimilon, pa cila do qoftë ajo fe,… madje, edhe në qoftë e shenjtë… Nëse do bisedonim për punën e fesë, atëherë shqiptarët do kishin nevojë për fe që i bashkon ata dhe jo fe që i ndanë, shqiptarët kanë nevojë për fe që i zhvillon dhe i përparon ata dhe jo për fe që i mbërthen për ideologji të huaj e cila vetëm se i lë mbrapa të tjerëve, madje i kthen kundra vetvetes, kundra rrënjëve të veta të lashta që mugullimin e parë të mbirjes së njerëzimit e paten pikërisht në Mesdhe, më saktë në Gadishullin Pellazgjik, apo më vonë Gadishulli Ilirik …

Pra siç dihet dhe si na tregon edhe historia se shqiptarët në çdo pushtin që u vinte nga një perandori e cila me vete në pushtimin e Trojeve të Arbrit sillte edhe fenë e preferuar nga vetë ajo dhe jo zhvillimin ekonomik, kulturor, gjuhësor e teknologjik për popullin e fillimisht të pushtuar pastaj të rrobëruar dhe kjo e përçante popullin shqiptar dhe e ndante në përkrahës të fesë së re që rezultonte me ndarje dhe dobësim të trungut shqiptar…Është një paradox që akoma nuk ka shpjegim. Kur romakët prej katër milionësh i pushtuan ilirët që ishin shtatë milon frymë, dhe pas gati dy mileniumeve kur e pushtuan italianët, që janë 70 milionë, Shqipërinë Londineze të Mbretit Zog, ajo bashkë me pjesët e copëtuara prej saj zor se mund t’i mblidhte 7 milionë,… Se ku shkuan shqiptarët, çfarë “Kuge e Bardhë” i shitoi të numërrojnë në vend dy mijë vjet…çez një zot e di…mbase një ditë na e thot troç..?! Ku jemi ne sot dhe përse jemi ne në këtë pikë, kjo është më se e qartë,.. besoj se nuk do komentim..!

S’do mend se edhe bijtë e shqipes kanë nevojë për një fe por të atillë që ua mbush shpirtin me dashuri për njeriun e kombit të vet, historinë e vet, gjuhën e vet, kulturën e vet, traditën dhe zakonet e të parëve të tyre… t’ua ndriçojë rrugën drejt njohjes së rrënjëve të veta stërgjyshore….etj..etj, dhe jo për ato të huaja pa qofshin dhe “vlera” ato..!
Çdokujt i lejohet, sipas parimeve qytetare, liria e besimit dhe aplikimi i fesë që ai dëshiron t’i besojë dhe ta zbatojë për vete por dhe të ketë mirëkuptim dhe tolerancë fetare për konfesionet tjera… por ama jo në dëm të identitetit të tij kombëtar, përkundrazi, ta përdorë në pasurimin, përparimin dhe forcimin e bindjes për identitetin kombëtar ashtu si veprojnë serbët dhe grekët… meqë edhe ata nuk e kanë të vetën por të marrë nga të tjerët ashtu sikurse dhe ne shqiptarët e shumë popuj të tjerë në botë…

Pra, feja duhet t’i shërbejë kombit dhe jo e kundërta siç po na ndodh sot e gjithë ditën neve shqiptarëve.?!

Zatën sa shqiptarë janë shpërngulur për në Turqi duke i lënë të boshatisura tokat e të parëve që sot i kanë në pronësi grekët(populatë çame e konfesionit musliman u ndërrua me popullatë greke nga Turqia, mbase edhe këta mund të ishin arvanitë pra, shqiptarë të konfesionit ortodoks, kush e di, pse jo?), i kanë dhe serbët, sllavët e jugut që vetëquhen maqedonë, malaziasit, e të mos flasim për ata shqiptarë të cilët u asimiluan në krahinën e Sanxhakut madje edhe në Bosnjë e Kroaci….Dhe këta që shkuan në Turqi, mbase shkuan për disa arsye si; qoftë nga dhuna, apo për kundërvlerë parash, ose për shkak të fesë apo dhe për ndonjë motiv tjetër, kjo për ne ka pak rëndësi por, thelbësorja është se këta pikërisht janë shqiptarë që e kishin pranuar fenë muhamedane… dhe kjo në qarqet publike vndore dhe ndërkombëtare trumpetohej se këta ithtarë të visikave(lexo fatgjorë, të cilët në moçalet e Anadollit do ta kishin fatin e “njeriut prej dheu”), paraqiteshin kinse shkonin me dëshirën e tyre për muslimanizëm (lexo turqizëm(turqizim) sepse kur i pyesje pleqtë: xhaxha ti çka je, ai të thonte,- jam turk, elhamdulilah; por mbante në krze plisin e bardhë dhe nuk dinte një fjalë të vetme të turqishtes, ah, çfarë apbsurdi..!?

E gjitha kjo vetëm për arsye se kështu i kishte mësuar hoxha(bile shumë “hoxhallarë” ishin me kombësi ruse,të ardhur që andej për t’ua mësuar fenë shqiptarëve që kishin pranuar muslimanismin, tani ju mund ta imagjinoni se çfarë feje e besimi ata mund të predikonin..?!), O, tempora! O, mores!; por më mire vdis si shqiptar sesa i tjetërsuar…!). Por dhe më e rëndësishmja për shqiptarizmin është se me shkuarjen(lexo shkuljen e shqiptarëve) e tyre nga trojet amtare ndodhën apo të themi u shkaktuan dy dëme të pandreqshme për popullin shqiptar; demi i parë është se u pakësua numri i përgjithshëm i banorëve shqiptarë, në raport me popullatën joshqiptare, dhe demi i dytë është se u çpopulluan(spastruan) krahina të tëra të trojeve shqiptare të banuara pothuaj se vetëm me shqiptarë… pme vend shtrohet pyetja, për interes të kujt, me nismë të cilit, sipas planve të spastrimit etnik, të hartuara nga kush ..?

Besoj se edhe kjo nuk do komentim.!

Çdo qenie njerëzore në botë pa edhe shqiptarët më saktë thënë fëmijët e tyre, qoftë të besimit katolik, ortodoks, musliman(sunit apo shiit) …në bëlbëzimet e para të paslindjes e shqiptojnë emrin e prindërve të vet,… nënë dhe babë,… në gjuhën e nënës(mitrës). në atë shqipe…dhe pastaj kur shkojnë në amshim … perëndia i pranon si të tillë… si të origjinës ashtu si i kishte krijuar vetë zoti ynë dhe jo të konvertuar të asimiluar apo të tjetërsuar, ashtu si e dëshirojnë misionarët e të “dërguarit” të zotit të huaj..?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 30 Dhjetor, 2021 — 18:53

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.