Letersi Shqiptare: Atdhe Geci – DJE NUK ËSHTË SOT

 
E dashur, në kulturën time dhe virtytin
tënd, fjala jepet me bukë  e  me kripë
tek unë ka marrë flakë diçka e bukur
dje nuk është sot, por, as nesër s´është
e sotmja është jeta që po jetojmë dhe,
e nesërmja s´do të jetë e kaluar por një
e ardhme me ekuacione të panjohura
Zemër, unë tek ti e kam tërë dashurinë
nëpër secilën poezi i shpërfaqi idetë
nga ai prush merrë flakë fjala ëndrruar
e gjelbra në natyrë është memece, nuk
di të flet, por, një zjarr i shkrirë akulli
në kraharor më bën ta shijoj atë që dua,
dhimbjet dashurore janë t´pandalshme
me çaste i kërkoj një pushim shpirtit
Atdhe, më lë të zhvishem, kjo jam unë
e tërë jeta ime ishte dje, sot dhe nesër!
Roganë, ruaj lotët tu të mos shterrojnë
tani më s´është dje, por, është sot! Roa,
gjithësecila ditë duhet të kaloj udhën,
nëpër një natë terri, jo aq të kalueshme
e dua gjithësinë time të fituar me poezi
në Roganë ka tokë të argjilit për plorin
dhe stinë për lulet, verën dhe vjeshtën
Fëmijë të Roganës, fëmijë të dashurisë
prindërit t´uaj dhanë shumë për ju, aq
sa vetes i  mbetëm  borxh  kënaqësinë!…
Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2022
Shperndaje ne
Updated: 15 Janar, 2022 — 11:20

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.