Kasam ShAQIRVELA: RIBASHKIMI I TROJEVE TONA ASHTË ÇASHTJE KOHE

A KA ME U BA SHYPNIA
(vazalve, kolve te Trojës, disfatistave…)

Ngrysun n’mbramje
gdhimun n’sabah
te gjithë po bojnë
t’njajtën dova…
disa me kryq…
e disa me bismilah…
si turk e grek me gjith shka
se Shypnia s’ka me u ba..?!
*
Sepse, geg’t mend nuk kanë
për trimni besën ta paçin dhanë
e toskët besë nuk kanë
po mend kryet ju ka nxanë
kshtu dikur haj medet
plot me dhimbje e seklet
At gjergj Fishta pati thanë
që nji jetë more krejt te tanë
Shypnis vete ja pati dhanë
po bre miq dhe dashamirë
une e thom me zemër te dlirë
se, kjo filozofi hala mban
dhe ban dritë si nji shandan
mbi Troje t’Arbnit anekand
veç due pak për me diftue
për mos me m’u derdhun ma
ujnat kot bre napër prrue…
por t’i mbledhim në nji lumë
me mbush detin tonë sa ma shumë
se, Shyptaria, po, ka për me u ba..!
për inat greki, turki me gjithë shkja
qi n’vuajtjet tona bajnë sefa…
*
-Pra, athere kur në ket dunja
te dy degët e Lisit tonë
toskë e gegë qe u thonë
bashkas kanë për me u përpjekë
dhe vllazni ma mos me ba
asnjihere bre me shka…,
as me peshkop e as me pasha
por s’duhet as me lanë
qe trupin e Lisit tonë
tjetër klimë me na e prekë,
dhe degë tjetër mos me u shartue
as nitash e as ma vonë…
vetëm k’shtu ka për me gjallnue
fort e mbrojtur në përparim
Shqiptaria ka me u bashkue, po
do t’ribashkohet Atdheu im!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 27 Shkurt, 2022 — 04:29

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.