Letërsi Shqiptare: Kasam ShAQIRVELA – PËR MSUESIT DhE MSUESINË

URIME PËR DITËN E MSUESIT-SHKOLLES SHQIPE
*
Poezi nga: Kasam ShAQIRVELA
*
PËR MSUESIT DhE MSUESINË

Ju msues, kurrë, nuk u lodhët!
Porsi bleta dijen mblodhët
Napër hoje n’banka shkolle
Veçse dije në nxënës mbollët
A,B,C-në kur na e msonit
Rrugës dijes kur na drejtonit.

Dallndyshja thuen se shtegton
Dhe e hap pranverën me blerim
Rrugve t’gjata ajo kalon
Jetës saj gjithnji n’fluturim
N’ngrohje zemrash gjaku t’vjelun
Cep e m’cep sinorit prej Arbnie
Farën e dijes tue e mbjellun
Me mundin e vet prej msuesie
Për gjuhë, për komb, për lirinë
Për ta ndritun nanë Shqyptrinë.

Noshta shekujt edhe kishin fjetun
Napër net dimnash përplot me stuhi
Por zelli i dijes, kurrë nuk ashtë tretun
Edhe sot ban dritë për njerëzi..!
Sa here qi koha s’ishte për muzikën?
Kur mjeglla pjellte, klyshë e xhindë?!
Po aq ma e randë ishte për lirikën
Sepse, saga kujën kurrë s’e lindë!

Besa, gjuha edhe krenaria
Janë tipare boshti, janë vetë uni
I atij pedagogu arsimdashës,
Atij atdhetari me peshë kanuni
Tufanet e zeza, ata kurrë s’i thyen
Së bashku me shokët e idealit
As mendjen mbrapsht s’va kthyen
Gjuhën shqipe ja vunë yll ballit!

Nuk gjej dot fjalë tani t’rrëfehem
Sepse, mbrapa s’mund t’kthehem!
Pra, msuesi jem, ti dije mirë!
Se, të tjer’t nji borxh ta kanë!
Kurse une? Un‘ t’i kam borxhe dy!
Njanin qe syve mu dhae dritë te dlirë
E tjetrin për djegien tande si qiri!

© K. Sh.

Shperndaje ne
Updated: 12 Mars, 2022 — 16:57

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.