Letersi Shqiptare: Atdhe Geci- PUTINI, NJË FËMIJË I KEQ I RUSISË

PUTINI, NJË FËMIJË I KEQ I RUSISË
Toka është zgjuar nga dielli dhe gjelbërimi
por, një frikacak i lirisë me raketat pa pilot
lirisë do t´i vëj pranga dhe ta shpërbëjë, ai
fëmijë i keq i Rusisë, fqinjët i ka mëri dhe
 
i urren me urrejtjen më të përtejme. Putini,
plotë duart i ka me gjak nënëash dhe me
gjak fëmijësh të posalindur, kufomat e tij
as emrin s´ia dinë. Duart e tij sot vrasin në
masë, vrasin fëmijë duke shkuar në shkollë
dhe nëna duke shkuar në punë dhe shitore!…
Putini një fëmijë i dashurisë së Rusisë, tani
është vrasësi më i tmerrshëm pas Hitlerit,
vrasësi që vret Ukrainën dhe tokën e bukës
së saj. Ai fëmijë i keq rus, vret Ukrainën,
pse s´pranon nënshtrimin dhe pushtimin!…
Putini, i sëmuri i gjithë Rusisë, s´ka miq,
ai tani jeton vetëm me raketat dhe bombat,
me ëndrrën, sa më shumë burgje e vuajtje.
Ay fëmijë monstrum i dashurisë ruse, nuk
e kap dot lavdinë e mbretërve të zi, dhe as
lavdinë e preferuar të mbretërve të bardhë.
Vdekja e këtij fëmiu të keq të Rusisë, nuk
ikën nga kjo botë pa vrarë e pa u vetvrarë,
zëri im në këtë poezi është vetëm një poet!…
Atdhe Geci – Dortmund, 07.03. 2022
Shperndaje ne
Updated: 12 Mars, 2022 — 17:30

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.