LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE: LIBRAT QË FLASIN MBI LASHTËSINË E GJUHËS SONË

DY LIBRAT E RADHËS QË HEDHIN DRITË MBI LASHTËSINË E GJUHËS SHQIPE

***

**
1. “Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra”, etimologji,
nga Kasam ShAQIRVELA

Libri ka 190 faqe të formatit A5

*

“FJALOR ETIMOLOGjIK I FJALËVE TË VJETRA”

DY FJALË ShKURT…

Për librin i cili bën fjalë për vijimësinë e gjuhës shqipe nga lashtësia e deri më sot si mbesë e pellazgjishtes,… dhe jo që mori nga gjuhët tjera siç po tentojnë ta paraqesin disa pseudo-shkencëtarë(nuk po e përcaktoj se a janë tonët ose të huajt, e dini pse, sepse pseudoshkenca nuk ka kombësi..!) madje edhe akademi shkencash e artesh, me të madhe, sot e gjithë ditën, po “servirin falas” gënjeshtra të kulluara, botojnë libra të sponsoruar nga fonde të zeza që vijnë nga “donacione bamirësie” prej përjashta?!
Por e vërteta e lashtësisë së gjuhës shqipe është si rrezet e Diellit, ato nuk zehen me shoshë andaj edhe e vërteta e gjuhës sonë nuk zhbëhet…! Prandaj sipas leximeve, studimeve e hulumtimeve të mia modeste, prej disa dekadash, për çështjen pellazgjike e më gjerë; në aspektin etimologjik, gjuhësor e historik…, del se ka ndodhur e kundërta sepse pellazgjishtja u dha shumë fjalë gjuhëve të tjera botërore si ato: latine e neolatine, sllave, e sllave të jugut, gjermanike, persike, arabike, hebraike, madje ndikimi i saj u shkoi deri në Indi….Siç e vëreni nuk e përmenda “greqishten e vjetër” sepse ajo nuk ekziston sipas mendimit tim meqë nuk kanë ekzistuar grekë të vjetër; nëse një popull nuk ekziston fizikisht ai nuk prodhon fjalë pra nuk komunikon, nuk flet, nuk ka gjuhë, prandaj ky term them që është i mbarsur politikisht për qëllime që tashmë dihen. Por, kanë qenë pellazgët ata që ishin të vjetër! Dhe, këto fakte paraqiten shkencërisht në këtë liber etimologjik, ku përmes leximit(kuptimit fizik) të fjalëve, emrave, togfjalshave…etj., të disa gjuhëve botërore me anë të gjuhës shqipe. Pra ky është komunikimi njerëzor i Pell-argut(pjellës së bardhë), i ngjizur me frymë hyjnore ..! Më gëzon fakti që nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë…për shpalosjen e arte-fakteve të moçme e të reja në mbrojtje të gjuhës shqipe, kulturës nacionale dhe historisë kombëtare shqiptare…sepse, ky është borxhi im, si studiues i pavarur, në përmbushjen e këtij obligimi shkencor, moral, etik, estetik, kombëtar e familjar ndaj kodit tim gjenitik.

a u t o r i

“Por e vërteta e lashtësisë së gjuhës shqipe është si rrezet e Diellit, ato nuk zehen me shoshë andaj edhe e vërteta e gjuhës sonë nuk mund të zhbëhet nga askush, as nga ata që kanë fobi ndaj saj e as nga ata që s’kanë njohuri të mirëfilltë shkencore ngase “shkencën ata e bëjnë për oborret e mallkuara..! ”
K. VELA
……………
……….
Prandaj sipas leximeve, studimeve e hulumtimeve të mia modeste, prej disa dekadash, për çështjen pellazgjike madje dhe më gjerë; në aspektin etimologjik, gjuhësor e historik…, del se ka ndodhur e kundërta e asaj që thuan “shkencëtarët e oborrit”, të cilët për studimet e tyre gjuhësore udhëtonin me, “trenin blu të cilin e tërhiqte lokomotiva e kuqe”, pra kjo antitezë është sepse ishte pellazgjishtja ajo që ua dha shumë fjalë gjuhëve të tjera botërore si ato: latine e neolatine, sllave, e sllave të jugut, gjermanike, persike, arabike, hebraike, madje ndikimi i saj u shkoi deri në Indi, ku bërthamat(embrionet, thelborët) e saj ngjizin e formojnë shumë fjalë të gjuhëve të ndryshme botërore….Siç e vëreni nuk e përmenda, “greqishten e vjetër” sepse, sipas mendimit tim, ajo nuk ekziston meqë nuk kanë ekzistuar edhe grekët e vjetër; nëse një popull nuk ekziston fizikisht ai nuk prodhon fjalë pra nuk komunikon, nuk flet, nuk ka gjuhë, prandaj ky term them që është i mbarsur politikisht për qëllime që tashmë dihen. Kanë qenë pellazgët ata të cilët ishin të vjetër! Dhe, këto fakte paraqiten shkencërisht në këtë liber etimologjik, ku përmes leximit të thellë në strukturë(kuptimit fizik) të fjalëve, emrave, togfjalshave…etj., të disa gjuhëve botërore me anë të gjuhës shqipe del kuptimi apo domethënia që shpjegon procesin fizik, ose siç quhet ndryshe procesi natyror.
Pra ky është komunikimi njerëzor i Pellargut[Pell-argut(pjellës së bardhë)], që ishte i ngjizur me frymë hyjnore dhe që ndërkomunikonte me gjuhën e zanafillës..!
…….
………
Më gëzon fakti që unë nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë,…përplot sfida dhe pengesa, për shpalosjen e arte-fakteve të moçme e të reja në mbrojtje të gjuhës shqipe, kulturës tone nacionale dhe historisë kombëtare shqiptare…sepse, ky është borxhi im, si studiues i pavarur, në përmbushjen e këtij obligimi shkencor, moral, etik, estetik, kombëtar e familjar ndaj kodit tim gjenitik.

a u t o r i
Kasam ShAQIRVELA

**
Një shkëputje nga brendia e librit:

BARDhARI[bardh-ari] = BARDhARI = VARDARI Bardhari, është Lumi i Bardhë, i bardhë si ar. Në gjuhën greke në antikë quheshte –axios. Lumi i cili buron në Pollogun e Epërm në vendin e quajtur Vrutok(Vërtok) që ndodhet në Maqedoninë e sotme dhe derdhet në detin Egje afër Selanikut në Greqinë e sotme. Emri i tij përmendet edhe në Ilijadën e Homerit.Etimologjiae emrit është ajo që tregon se lumi është i bardhë.Ngjyrën e bardhë e merr nga shkuma që krijon uji gjatë rrugëtimit të tij nëpër Maqedoni deri në derdhjen e tij në Detin Egje. Në hartat e vjetra gjendet i shkruar si Aksios, Aksias(i bardhë), i bardhë si ari. Emri VARDAR në tjajtën e sotme sllave del të ketë pësuar ndryshime nga trajta burimore shqipe BARDhAR (BARDHAR- ar i bardhë) me transformimin e shkronjës B(beta) të grqishtes së vjetër, në shkronjën B(vita) të greqishtes së re, dhe zëvendësimin e shkronjës shqipe Dh me germën D(delta) të greqishtes së re u bë edhe deformimi i emrit, së pari nga grekët e pastaj si të tillë e përdorën edhe shllavët e jugut dhe më gjerë. Pra BARDHAR = BA(R = P)D(H)A(R = P) = VARAR = VARDAR E gjithë kjo rrjedh nga shqyptimi i shkronjave nga vetë grekët dhe sllavët, në vetë emrin e lumit në fjalë, ku sipas greqishtes së re sllavët e shqiptojnë si VARDAR.
Shikuar nga pikëpamja praktike e asaj që do të thotë vetë emri i lumit mund të ketë kuptim vetëm si: Lum i Bardhë, ujë i bardhë, ujë që krijon apo nxjerr shkumë të FJALOR ETIMOLOGjIK E t i m o l o gj i Kasam ShAQIRVELA 31
bardhë e cila jep efektin e ujit që ka ngjyrë të bardhë si argjendi(nëse në lashtësi: ar-ishte argjendi kurse ari-ishte floriri).

***
***
***

2. “Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore ” , gjuhësi-etimologji
nga Kasam ShAQIRVELA
Libri ka 225 faqe të formatit A5,

*
*

Në vazhdim po citojmë një shkëputje, nga vetë Hyrja e Librit, të autorit, z. Shaqirvela:

“….studiuesit e çështjes pellazgjike, kësaj rrënjës sonë të moçme…., që lindi Lisin e Madh atje në Dodonën e Pellazgjisë së lashtë…. që ishte me Rrënjë Hyjnore e me Trung të bekuar prej gjigandi(gig-anti) me i kalitur me fortësi e qëndresë titanësh… Ndonëse me dy degë; toskë e gegë, që mbetën të pandashme me trungun e vet, si thoi me mishin, as nuk u tundën e as nuk iu nështruan çarjes nga furtunat e kohës gjatë periudhave të ndërrimit të emrit nga: pellazgë në ilirë, më vonë në arbër ndërkaq e fundit në shqiptarë. Edhe monsunet e egra aziatike dhe murlanet e ftohta nga veriu e verilindja që fryenin pareshtur njëra në ballë tjetra në shpinë e tjetra brinjëve…nuk arritën, asnjëherë, t’i çajnë apo t’i thejnë këto dy degë që janë unike si vetë Uni i shqiptarit të vërtetë…, pra uni i këtyre pinjollëve stërnipër të Argut mitologjik, baba i Pellazgut(Pellë- Argut), bir i Zeusit(Zojsit) kryeperëndi. Ja pra këta shqiptarë që ju i quani me bisht e brirë…, pikërisht janë pasardhësit e njeriut të parë që e krijoi vetë Nëna-Tokë apo Ati-Dhe…i jonë i lashtë … moshanik me vetë Diellin që shpërndan rrezet e arta, që i jep jetë gjithçkahit dhe Hënën që ndriçon errësirën, ashtu edhe pellazgët hyjnorë ia dhanë dijen njerëzimit anekënd globit duke ua ndritur kështu trurin njerëzve e hapur sytë që ta njihin veten dhe jetën..! “

Kasam Vela

**
Një shkëputje nga brendia e librit në fjalë:

NIRVANA
Nirvanasnskr [n-ir-va-na]
Nirvana. Kjo fjalë sansktrite në induizëm do të thotë: “shkrirje ose fikje e flakës së jetës nëpërmjet bashkimit me Brahmën”. Nirvana(n=në-ir=ajër-va=vajmë-na=ne). Njeriu fiket vetëm atëherë kur ndërron jetë kalon në përjetësi duke u ngritur shpirti përmes ajrit(erës) në qiell e që sipas budizmit: “arrihet nga fikja e ekzistencës së individit nëpërmjet pëthithjes së shpirtit vetjak prej shpirtit më suprem” .

*
Materiali upërgatit për publikim nga Redaksia e Botimit “VELA”

Shperndaje ne
Updated: 19 Mars, 2022 — 03:39

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.