Letërsi Kombëtare: Atdhe Gashi- ULLI ME FUSTANELLË

ULLI ME FUSTANELLË

Një ditë e përditshme  në shpirtin tim

është  poezia, ideja, proza  dhe  eseja

dhe një dashuri e zemrës që s´ndalon.

Ky këndim i  im  për  fatin  e atdheut

është peomë ulliri që vështron përtej,

vështron nga Çamëria, Morea, Atika

nga Krahina e Mollës së Kuqe e Lisi.

Ullirit në Prevezë  i  pëlqen të vishet,

me qeleshe e fustanellë dhe t´ia merr

valles pellazgo shqipe të kohërave të

të  hershme, valles  heroike  çame, si

në kohën e Pirros  dhe Kollokotronit.

Ajo që më bën të shkruaj  në një ditë

të  përditshme, është  Çamëria, fati  i

ullirit të  veshur  me fustanellë, palat

heroike të njëmijë  e njëqind luftave!

Shqiptar, jepja  dorën  atdheut, jepja,

se një dhe e pandarë është Shqipëria,

një dhe e pandarë Kosova dhe Ilirida

një dhe i pandarë  Epiri pellazgo-ilir,

një dhe Shqipëri  është i tërë Atdheu.

Tek ky ulli  me këmishë e fustanellë,

çamët takohen me  UFO-t  e  hënave,

UFO  që  njiheshin  që nga pellazgët!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2022

Shperndaje ne
Updated: 18 Prill, 2022 — 07:57

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.