Letërsia Kombëtare : Kasam ShAQIRVELA- LASHTËSIA JONË

Poezi nga © Kasam ShAQIRVELA

JO ORE JO …
(lashtësisë sonë)

Jo bre jo, …
nuk mund të jesh
më i vjetër se ne
sepse ti je i shartuar
a ne jemi vetë rrënjët
thellë në dheun tonë
që me këta duar
e kemi punuar
me këmbët tona
e shkerlim përditë
me djersën e ballit
vaditë e ujitë
dhe shpeshherë
si në Karadak
larë e skuqur
me tonin gjak
që rrjedh ndër dej
i pandërprerë
nga Pellazgjia
ardhur pinjollët
tek Shqiptaria
e dimrat e mëdhenj
na i bën pranverë
sot e mot…
për tonin zot
për tonin, Di-El
me gjuhën hyjnore
shqipen arbërore
që veç neve na ka ngel’
qyshkur drita e Hyllit
ra përmbi tokë
të njerëzimit epokë,
të lashtë e stërlashtë
me të arit kurorë
jemi bijtë e yllit
dhe parahënorë.

Shperndaje ne
Updated: 16 Qershor, 2022 — 06:15

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.