Kultura Kombëtare: Kushtetuta e Republikës së Çamërisë

LAJM I MIRË PËR KOMBIN
Në Prishtinë, Shtëpia Botuese „Lena Grafik“, sot botoi librin, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ të përgatitur nga Prof. dr. sc. Elena Kocaqi, diplomati Holandez, Yohan Byrde, Avokati, Prof. dr. Ibrahim Maxhuni, si dhe shkrimtari dhe publicisti, Atdhe Geci. Dokumenti themeltar i Shtetit të Çamërisë, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ dhe „Himni i Çamërisë“ u miratuan me 09. 09. 2017 nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë. Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“, i financuar nga Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërinë, nga atdhetarët, Fadil Aliu dhe Bashkim Tahir Aliu, shënon kthesë historike në përbashkimin e atdheut tonë në një Bashkështet Shqiptar.
Në librin, „Çamëria Denoncon“ të autorit Albert Konit, shkruan: Të përjashtosh popullin çam si jo pjesë të kombit shqiptar do të thotë të mos bësh histori, por të konsumosh histori!…Shqiptarët jemi pellazgët, këtë askush s´ka të drejt ta na e mohon. Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“ i është shpërndarë shtatë shteteve të qendrave të vendosjes. Ky libër u shpreh drejtori i Shtëpisë Botuese, „Lena Grafik“ do të kontribuoj shumë në ndërkombëtarizimin e kthimit të Çamërisë Shqipërisë.
 
Nga Atdhe Geci
Shperndaje ne
Updated: 9 Korrik, 2022 — 00:20

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.