Letersi Kombëtare: Atdhe Geci – KOMB SË FUNDMI I ÇLIRUAR

KOMB SË FUNDMI I ÇLIRUAR
Jam  tek një  guri që i këndon vetvetes, e
ai guri di shumë për lashtësinë  e atdheut
është gurë hero që ruan kujtesën e gjakut
dhimbjen e tij as kohërat nuk e kullojnë.
Populli im, je autori i shkrimit të shenjtë
dhe autor i konceptit të gjithësisë si libër
shqiptarët jemi pellazgët e lashtësisë, se
te kjo tokë banon shpirti natyror i vendit.
Atdhe, në zemër kam aq shumë dashuri
për ty, dhe aq udhë dashurie deri  tek  ti
që ta lë këtë këngë për bijtë t`uaj hynorë.
Atdhe, dashuria tek  unë  ka shumë fuqi
mirë është të shumëzohemi brenda vetes
për zvogëlimin s´kemi pse t´arsytohemi
duhet të shumëzohemi më tepër mesveti!
Me ngjyrat që shkruajmë jemi  të  njëjtë
toka më thërret të rendi qyteteve të mia,
në vendlindje gjeta ca kalli të lashtësisë,
shtëpiza të rralla të barit dhe të kafshëve.
Pellazgë jemi shqiptarët e sotëm, pellazg
në gjak, në gjuhë, në shkrime  dhe  libra
Alfabeti pellazg me pesëdhjetë  e  katër
shkronja, është  në  truporen  e  shqipes,
në truporen e secilës germë të Manastirit.
Atdhe Geci – Prishtinë, 19.06-2022
Shperndaje ne
Updated: 9 Korrik, 2022 — 00:19

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.