Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- RËNIA E GREQISË

RËNIA E GREQISË

Dielli i heshtur që nxehë  mbi Çamëri

më djeg, më përvëlone e më zemëron

heshtja  e  tij  pyet për të mbjellat e të

folmes dhe për shkrimet e pellazgëve.

Si ndodhi që  gjuha pellazgo shqipe u

ndalua  në  tokën  ku natyrshëm mbiu

dhe lulëzoi. Si ka mundësi që kjo farë

e  ngjyer  me  gjak  Ipesh  të ndalohet

aty ku lindi. Greqia për këtë  duhet të

ketë guxim të flas, Se  Shqipëri është

gjithandej Çamëria, Morea  dhe Itaka.

Diell i dashur, ti që nxeh mbi Çamëri,

të panumërta janë lavditë tuaja nëpër

shekuj. Por, perandoritë  endacake të

kohërave e aventurier fisesh të afërta

por dhe Evropa vetë dhe fqinjët tanë,

pjesë të mëdha të  antikitetit  pellazg-

shqiptar, me emra fisesh na copëtuan.

Ata që e quajnë Çamërinë  të humbur

dhe shumë  pjesë  të  tjera  të atdheut,

koha është  për  veprimtarë e patriotë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trima, më mirë  të  marshojmë sot, se

të  humbet  Çamëria, Krahina  Mollës

së Kuqe, Presheva, Ilirida dhe Ulqini!

Atdhe, koha  për  Çamërinë  po troket

Deri  në  ditën  kur në Çamëri të hiqet

„Ligji  i  luftës“, „Shtetrrethimi“, e  të

njihet Republika Çamërisë nga Athina

shqipet kudo do të jenë krah Çamërisë!…

Atdhe Geci – Onhezmë, ( emri i vjetër i Sarandës )

Onhezmë, Gjashta, korrik, 2022

Shperndaje ne
Updated: 14 Gusht, 2022 — 19:02

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani USA

    HEU, SHQIPTARIA ËSHTË MË MADHE SE SHQIPËRIA; EU,SHKRIPKAVËRRIA RESHTË MË
    E MADHE SE SA SHQIPKA-PRIA!.
    SIÇ E DIMË DHE E NDIMË, QË NË TË VERTETË AS NUK KA GREQI, AS NUK KA SERBI;
    PO,TROJET PELLAZGO ILIRO TË
    MBARË SHQIPTARISË; OUH,TË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIKAVËRRISË! SEPSE, QË
    PSE: A PO DEGJONI, DHE A
    PO PËRGJONI; QË PO NA THËRRASIN DHE PO NA BËRTASIN, SHPIRTAT MË TË HIRTAT
    NGA LARTË, TË NENTË PALË
    TË QIELLIT, SI EDHE NGA ZJARRTË TË NENTË PALË TË GJENË TOKËS; SI EDHE NGA
    MË ZJARRTË TË NENTË VALË
    RREZE TË DIELLIT DHE NENTË VALË BREZE OOOJ MË DASHURA T’NENË LOKËS; HEEEJ,
    JA SOT O KURRË TI, O BURRË
    A GRUA; QË NUK SHTERREJ AS ÇFERREJ DURIMI NGA BURIMI, SA HERË ËSHTË NEVOJA
    QË PRESËRTEJ, TERSENGRITEJ,
    THIRRJA MORE SHTRIRJA NGA KRYELEGJENDA, HYERGJENDA, PËRGJEGJA O,NGA KREU,
    SËBASHKU TEK ASHKU OH, MË
    GRANDEMA; OREEE, GJERGJ KASTRIOTI SKENDËRBEU M’ADEMA KRYELEGJENDARIN ËËËH,
    NDËRGJEGJA PLOTË TANDEMA
    OREEE, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; HEEEJ MORE, GJERGJA MË ADEMA!!.
    MË TË FALA NGA MANI USA

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani USA Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.