Letërsi Kombëtare: ATDHE GECI – ILIRI NË ILIRI – Katër poezi nga “Kanuni poetik” I dhe II

ILIRI NË ILIRI – Katër poezi nga “Kanuni poetik” I dhe II
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është gjuha e shqiptarëve
është gjaku ynë i shkruar,
gjuha jonë e përditshme
 
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është amanet i Rilindjes
amanet i gjithë të rënëve
zemra kuq e zi e atdheut
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është një betim kombëtar
është emri yllnor i dheut
arti djepave të përndritur.
Shqipëri nëpër çdo shtëpi
është Shqipëria që mëson
Shqipëria që bën e krijon,
dhe atdheu me një flamur!..
D A R D A N I
Na ishte njëherë një zog
me qiell shumë të gjerë
Shqiponjë e kish emrin,
Flamur e kish mbiemrin.
Në mbretërinë e tokës
ajo ponjë e majamaleve,
e ngjashme me qiellorët
u rritë gjeografisë Ipeve
Shqipja poetike e qiejve
e motshme 15 mijë vjet,
rron fushës së dardanisë
po s´i një lirike e madhe.
E ngjizur nga përenditë
e ajrit dhe të gjelbërimit
një udhë dielli e dijesh
e quaj alfabetin pellazg.
Adhani, një trim dardan
nga shkambijtë e Trojës,
Trojën e pa si e varrosën
kufijtë Ilirisë t ́ia rrudhin.
A R T P O E T I K
Fol muzë e ngadhnjimit të fjalës
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vetëdigjem
për gjuhën kozmike të të parëve
Rritu bimë e gjuhës dhe e artit,
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,
je shpërthim i flakëve të shpirtit,
je lavdi e kraharorit të përgjakur
Me gjakun vullkanor të poezisë,
bërë i kam betejat e secilit varg
me libër zemrën e kam të hapur,
jam pasagjer i planetit të kaltërt
Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
vendi ynë qé shesh i luftërave
dhe arenë gjaku e perandorive
Shpatijeve të luleve në Roganë
rendja kundër frymës së vjetër
Kosovë, kryengritëse e këngës
në trup ende kam plagë gjaku!…
2
—————————————-
Liri, bëje dorën grusht mos u jep
me emrin tënd, u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesit.
Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
të rënët do të bëhen më të rinj
nëse liria flet shqipen e flamurit.
Rritu pemë e fjalës dhe gjuhës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je atdheu i engjëjve të shenjtë.
Të rejat këngë e di pse ankohen
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë qenka vërtet një përrall
prapa më ndjek Neron të tërbuar.
Shqipëri, gjak i yjeve të antikitetit
e imja është Troja, dhe imja Iliria
këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.
A D H O A N I
I njoh qiejt e mi të dëshpëruar
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.
Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.
Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.
Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin,
krijimin e pamjaftueshëm, dhe
fryrjen e krenarisë së përgjakur.
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.
Atdhe Geci – Lis ( Lezhë ) 2018
Shperndaje ne
Updated: 16 Shtator, 2022 — 16:17

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani USA

    SHQIPJA SHQIPTARE-SHKRIPJA SHKRIPZARE
    FLUTURIME MADHËRIE-KULTURIME ARBËRIE
    MESAZHE QIELLORE-O,DEMARRSHE DIELLORE
    LOBE SHKRIPKAVRIE-OU,KOMBE SHQIPTARIE
    SHPIRTI I KOMBIT- HEJ, HIRTI I GLOBIT
    VATRA KOMBËTARE-MË E KALTRA GLOBËTARE
    DRITA PREJ YJEVE-AH, DITA PREJ HYJEVE
    KRYE KRYLEGJENDA-HYE ORE, HYEREGJENDA
    VATËR LEGJNDARE-M’E KALTËR REGJENDARE
    SHPENDI SHQIPONJË-SHENDI SHKRIPËZONJË
    DYKRENARE KRENARIA-HYDRENYRE DRENARIA
    LINDJE PRENDIMI-OU, BINDJE PRETENDIMI
    ROKULLLOBI SHKRIPE-POPULLKOMBI SHQIPE
    NDËR KOMBET E PARA-TERË LOBET E MBARA
    RINGJALLJE GJALLËRIE-RIBALLJE MALLËRIE
    GLOBI RISHKRIPES-OUUU, KOMBI I SHQIPES
    BREZE QIELLI TOKE-RREZE DIELLI OJ LOKE
    ZOTËSIA QIELLORE-KE NGROTËSIA DIELLORE
    GJUHEJ GJENETOKE -RUHEJ, NENE NËNËLOKE
    RINGRITJE GLOBËTARE-RILINDJE KOMBËTARE
    PERENDESHË SHTRENJTA-MBRETRESHË SHENJTA
    SHKRIPE HYEREGJENDE-SHQIPE KRYELEGJENDE
    HYE HYEREGJENDA-OREE, KRYE KRYELEGJENDA
    GJENE E GJENES TOKE-NENEË, OJ NËNELOKË!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.