«THE»-FJALË ME TË CILËN TITANO- PELLAZGËT THURREN MITET DHE FILOSOFINE E TYRE
Shqyptari,xen kryet e vendit n‟Europë kah e ruejtja e fjalës së t‟parvet. Po, po, ky shqyptar i verbët, i padishem mban mend punët e lashta ma teper se çdo komb edhe pse i pershkuem nëpër gjithnduer ligjesh. Kena shumë e shumë tregime të themelta se shqyptari asht rojësi i perlart i gojdhanavet, kena doke e kanune, kena bet e besimet qi janë kenë mbajt qindra e mija vjet para Krishtit e qi kombi ynë i mban mend edhe sod.”
At Shtjefën Gjeçovi (Trashëgime Thrako-Iliriane)
Roli i pazëvëndësueshëm i fjalës dhe i përdorimit të saj (të folurës) në jetën e njeriut është kuptuar, siç na e dëshmojnë mitet, arkeologjia dhe shkenca e besimit, nga banorët më të lashtë të Mesdheut parahistorik, Atlantido-Pellazgët.Historianët e parë nuk janë shprehur mbi gjuhën e këtyre fiseve, por as edhe të pasardhësve të tyre historik (pellazgëve të rinj, Etruskëve, Ipejve (Iperiotëve), Ainianëve, etj.). Pamvarësisht kohës dhjetramijëvjeçare, studiuesit e shk.19, me punimet e tyre, na e kanë hapur shtegun që duhet ndjekur për tezën tonë.
Si shëmbull po veçoj dy autorë gjerman:
- Hermann Karl Useneri (1834 –1905) shkruan:« rrugëtimi që ka ndjekur mendimi besimtar, mund të pasqyrohet, vetëm nga historia e gjuhës» (Usner, p.316). (2) Duke e riformuluar frazën (lexuar nga fundi në fillim), që nuk e ndryshon thelbin e idesë, do të kemi: «Historia e gjuhës, mund të pasqyrohet vetëm nga rruga që ka ndjekur mendimi besimtar».
- Ernest Cassirer (1874-1945) luftëtari i metodës së kërkimit shkencor e mbeshtet këtë ligj. Në librin e tij Sprache und Mythos (Gjuha dhe Miti) theksonte se «në çdo emërtim gjuhësor, karakteri mitik është parësor (…) dhe i lidhur me mendimin mitik-besimtar».(3)
Në këtë drejtim, gjuhësia shqipetare ka patur një traditë disa shekullore me studiuesit arbëresh, por edhe të kohëve moderne. Gjuhëtari i shquar Aleksandër Xhuvani (1880-1961)vëren se: “ Caktimi i formës dhe i domethenies së kryehershme të një fjale përbën kushtin e parë të një etimollogjie rigoroze. Këto dy aspekte të fjalës do të kundrohen në lidhje me njera-tjetrën, në pajtim me varësinë e shoqishoqme që kanë. Metoda e kërkimit në këtë mes qëndron në një kombinim racional të këtyre dy lloj dëshmive të materialit, duke plotësuar aspektin gjeografik të shtrirjes hapsinore të një fjale me historinë e saj.(4) Albanologu Petro Zheji (1929 -2015) ishte studiuesi i parë në botë që e vërtetoi këtë ligj themelor me një gjuhë të folur edhe sot, gjuhën shqipe,sidhe lidhjen dhe ndikimin reciprok të saj, me besimin dhe mitologjinë, në formimin dhe zhvillimin e fjalorit parahistorik . (Shqipja dhe Sanskritishtja).
Kjo është metoda e vetme shkencore në studimin e gjuhëve NATYRALE, dhe në rastin tonë, të gjuhës shqipe. Ne Fjalorin akademik të kësaj gjuhe ndodhet folja e kohës së shkuar, veta e dytë – THE/ FOLE, veprim që e shkëputi përfundimisht njeriun (Homo sapiens) nga bota shtazore. Por a ndodhej kjo folje edhe në «fjalorin» e fiseve parahistorike të euro-azise?
Rrugëzgjidhja e vetme është t’iu drejtohemi shkruesive si Hesiodi (shk.VIII p.e.r.), i vlerësuar në trajtimin e mitollogjisë parahistorike i barabartë me Homerin.(5) Këtë fjalë-rrenjë e gjejmë në Enciklopedinë Larousse dhe Wikipedia, si emërtim të veprës sëHesiodit (Theogony), një përmbledhje e folklorit dhe miteve, e cila trajtohet si «greke»: Theogonía (theos/zoti+foljaγνν άω-gennáō/me kuptimin «të lindësh»→ «një histori mbi origjinën e perëndive».(6)
Fatmirsisht, në emërtimin e veprës së Hesiodit (Θεογονία / Theogonía),rrenja “the” është e ruajtur e pa ndryshuar nëgjuhën shqipe(folje,veta e dytë, njejës: (ti) the/fole + o/Zoti (P.Zheji) + go(j)nia/gojdhena→ «tregim hyjnor – gojdhënat», e pëdorur nga At Shtjefën Gjeçovi në formën ‘Gojë-thana’(7) [të thena me gojë].
Mitollogët e huaj e lidhin këtë vepër me ciklin e quajtur në “greqisht”:Titanomakhía,(Τιτανομαχία ) me kuptimin «lufta e Titanëve», brezit të parë të Perëndive të udhëhequra nga Kroni. Edhe ky emërtim i lashtë është një fjali e gjuhës shqipe: Titan/tanët/fara jonë + makh/ mankth/ankth→ «mankthi i Titanëve» (ose tragjedia e këtyre fiseve).(8) Vetë vendlindja e Hesiodit, Beocia ishte vëndbanim i fiseve pellazge. Këto fakte tregojnë se Hesiodi ka qenë shqipfolës sikurse edhebashkohësi i tij Homeri,për të cilin At Nikoll Ketta pohon se kishte lindur në Kuma (Cuma) të Eubesë, përmëndur edhe nga Stefan Bizantini, në gjirin e fiseve pellazge të Kolkidës dhe ishte bashkohësi më i shquar i Hesiodit. (9)
- Folja THE është e gjuhës shqipe
Atë mrekullisht, e gjejmë tek fiset mitike të Titanëve, Gjigandëve, Ciklopëve dhe perëndive të më vonëshme të Olimpit. Vetëm ky fakt është një zbulim i jashtzakonshëm për shkencen e shk.21 për t´u njohur me faktet e errëta parahistorike dhe gabimet në metodën kërkimore. Lidhur me fjalën “the” po marrim si shembull emrin e Titanëve, i cili, në veprën (Teogonia, 208) shkruhej në formën Titan Theos (Τιτανες Θεοι) dhe, sipas studiueve, “Hesiodi epranonte si të paqartë” (12), duke shtuar se «në mitollogjinë e herëshmeTitanët quheshin próteroi theoí dhe ishin perënditë më të lashta» (Teogonia 424) (13) dmth para atyre të Olimpit.
Emertimi “próteroi theoí “ i Titanëveshpreh një nga veprimtaritë e njeriut brënda fisit të tij, i kuptuar me dialektin çam të Iperisë (Epirit): (próteroi/ proto/ të parët ne kohe +(që) roi/ që rojtën) + (theoi apo theos : folën/thanë+os/ Zoti) = të parët (që) rojtën e folën me Zotin).(14) Pra ishin profetët e parë të Zotit.
Sipas Homerit (Odyssey 7. 200 ff ) dhe Pseudo Apollodorit (Bibliotheca 1. 34 – 38) Titanët, Gjigandët dhe Ciklopët ishin të një gjaku dhe bij të Tokës (të lindur nga toka). (15)Që ishin fise shqipfolëse e dëshmojnë edhe emërat e sotëm si: Enkel nga Gjigandi thrakas Enkelados, Halim/e nga Halimedes,Ylli nga Hyllos, Olimbi nga Olympos, gjigandi i Kretës që këshillonte Zeusin, etj.që vijojnë të përdoren nga shqipetarët.(16)
Tre gjigande që shërbenin si krye/priftërinj në fiset Ipeboreale,Theomises,Theodamas dhe Agasthenes, po kështu edhe titanideThemi, e cila mbahet si nismëtarja e parë e detyrës së orakullit (përcjellësit) të fjalës së Zotit, në emër ruajnëfoljen shqipe “the”.(19)
Botkuptimi i parë i njeriut parahistorik, sot emërtohet «natyror», meqënëse mitollogjia e banorëve autoktonë lidhej me forcat e natyrës që i rrethonin (kaosi, ajri, qielli, oqeani, toka, etj).(17)Shkenca e sotme e mohon adhurimin e një Zoti nga banorët parahistorik,megjithëse rrenja «the»dhe fjala “mesia”, po shqipe (ne mes te njeriut dhe Zotit) e dëshmon këtë veprimtari fetare, ku “thënjet” (fjalët) e Zotit përcilleshin nga njerëz të caktuar tëfiseve. Edhe Kuretët që mbrojtën Zeusin me vallen e tyre pirike, ishin titanë priftërinj, siç e shpreh emri i tyre: Kouretes (Curetes) The(20)
Në perudhat e mëvonëshme, ky «profesion » ishte privelegj i mbretit dhe familjarëve të tij, siç e shikojmë tek emrat: Antiochus I Theos (mbreti/kryeprift) i Commagene (86 p.e.r. – 31 p.e.r.) pasardhës i dinastisë së Ptolemejve, dhe e nënës së tij Laodice VII Thea (priftëresha).(21)Nënvizoj se :
- Fjala shqipe THE ishte emërtim i shërbenjësve të Zotit, më i lashtë se emri «sellë» i priftërinjve të Dodonës pellazge.
Fillimisht duhet sqaruar se “sellë”, emërtoheshin ndërmjetësit (mesia) të periudhës pas Titanëve, sipas emrit të perëndeshës Sellena e Dodonës (që përfaqsonte Zotin femër – Hënën). Georg Friedrich Creuzer, (Religions de l’Antiquité…, 1835) shkruan se emri Selloi (Σελλοί) apo Elloi (Έλλοί), sipas të gjitha gjasave ështëforma primitive e emrit të “helenëve”që jetonin në tokë si lypës. (23) Ishin këta “sellë” (fat-thenës) që i treguan Eneas dhe trimave të tij, se fatin duhet ta kërkonin në Saturni (Itali)(24)
Mitet dëshmojnë se folja shqipe «the», në kohën e Titanëve dhe Gjigandëve, përdorej edhe si emër për orakujt(themistes) që flisnin «në emër të Zotit». por edhe për vendet e shejta, si qyteti i famshëm i Tebës (3000 p.e.r.) në Beocinë e atllantido-pellazgëve, që sipas Xhuzpe Katapanos, emërtohej Thena (vend ku the + na/neve=vend ku na thuhej) nga fjala shqipe “the” dhe jo Teba,Homeri (Iliada, IX, 381- 383) e përmndte si « Arkë me njëqind porta », (siç duket, nga orakujt e shumtë që ushtronin këtë‘profesion’-shën im) duke percjellëfjalën e Zotit nëpërmjet “gjuhës njerëzore” (25). Më poshtë do të pasqyrojmë shkurtimisht, ndërmjetësit më të shquar të periudhës së Titanëve dhe vëllezërve të tyre Gjigandë, të renditur sipas hershmërinë së mitit të sejcilit :
a)THEA(Θέα / Théa ), i përkiste brezit të lashtë të Titanëve hyjnorë, e njohur edhe me emrin Aethra përfaqsuese e ajrit të shndritshëm, simbol i «vrojtimit»dhe «profecive». (26) Emri Thea – perfaqëson “fjalën e folur”, elementin kryesor i çfaqjes së njeriut, dhe ‘mjeti’ më i fuqishëm i qytetërimit parahistorik, ndërsa përkthimi nga greqishtja “hyjnore”, si në shumicën e emërtimve të Lashtësisë është i gabuar. Ajo përmendet pak në mite, krahasuar me figurat e tjera të Titanëve.
Me vëlla dhe burrin e saj, Iperion, pati femije: Hënën (Sellena), Diellin (Helios) dhe Agimin (Eos), (fig.2 poshtë)që njihen si brezi i dytë i titanëve.(27)
Në sytë e një studiuesi, që domosdoshmërisht duhet të njohë besimin dhe gjuhën pellazgo-shqipe (e cila mbijeton edhe sot), miti i kësaj familje është një “dokument ” me vlerë për shkencën gjuhësore dhe historike. Kjo ‘martesë’ dhe fëmijët e tyre, nuk është rastësor, por një ‘fabul’ si ato të Ezopit, ku perënditë pasqyrojnë botkuptimin e fiseve të para njerëzore.
Objektet arkeologjike dëshmojnë se njeriu i lashtë e kuptoi se pa përdorimin e fjalëve ishte i pafuqishëm të lidhej me njerëzit e tjerë, si rrjedhojë, ai hyjnizoi krahas zemrës edhe kokën (fig. 1, larte). Edhe sot, në gjuhën angleze, kemi fjalën thought (mendim-shqiptohet `thot` si në gjuhën shqipe, veta 3, njejës: ai thot/flet,). Lidhja e fjalës me mendimin, në periudhat e mëvonëshme u trajtua gjerësisht nga filosofët-priftërinj, dhe në teologjit fetare të më vonëshme (kristiane) përfaqësoi vetë Krijuesin (Zoti = Fjala/ Logos).Sipas Testamentit te Ri : “Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ndodhej pranë Zotit (…) gjithshka u krijua nepërmjet saj (Giovanni 1,1-4). (28)
1.Perëndesha e Tokës Gea nga qyteti i Tanagrës në Helladë; Musée Borély, Marseille.Giraudon/Art Resource, New York(29) 2.Nyx (Night) and Eos (Dawn) me krahët e shqiponjës.
- b) Iperone – (dial.çam shqiponjë), në mitet e Titanëve u ndërfut si burrë i Theas për të shprehur lidhjen me Zotin e parë tëpaemër të Homo Sapientit – DRITËN (periudha para Dodonës). Shqiponja, pohon Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip) është një nga simbolet e para të njeriut dhe Kostndini i Madh e të gjithë Perndorët e tjerë Ilirë , që mbretëruan pas tij, nën shenjën e shqiponjës, ishin “bij të Dritës [bij të Zotit]” (27)Të gjitha perënditë, në qeramikë dhe shkulpturat e para, paraqiten me krahët e shqiponjë (fig.lartë e Eosit).
Në këtë mit, shqiponja ndron gjininë (nga Ipe e gjinisë femërore, nëIperone ) për t’iu përshtatur njeriut tokësor mashkull, duke i lenë motrës/grua (Thea), simbolet e shqiponjës: «syrin hyjnor».Sipas besimit të banorëve të lashtë, sytë shpërndanin një rreze drite që u mundësonte të shikonin”. (28) Domethënës është fakti që në mite (Hygin, Fable; Pausanias, Description de la Grèce.) Iperone ishte ati i Titanëve pellazg. (29) Këto ndryshime brënda miteve dokumentojnë zhvillimet e periudhës parahistorikedhe vlerën historike të gojdhënave.
c)Trashëgimtarët e tyre (hëna, dielli, agimi) shprehin ‘lidhjen familjare’ me Zotin e parë – DRITËN, që e rrethonte njeriun në natyrë, dhe i përkasin periudhës më të herëshme në shkencën e Besimit. Është interesant fakti se në dialektin çam (Shqiperi- Epir) populli e emërton edhe sot, dritën dhe njohjen e njeriut të gjerave, me të njejtën fjalë- DI, së cilës filozofët e lashtëi dhanë një formulim besimtar dhe shkencor : Drita dhe Dija,dy veti kryesore të Krijuesit, dhe shprehje e ndriçimit të mëndjes (pasurimin me dije).
Me fjalët shqipe-arbërore (di) dhe (the) është formuar emri i vetë Krijuesit:gr. Theós-në teollogjinë ortodokse dhe it.Dio-në teollogjinë katolike,duke i dhënë rolin e gjuhës që krijoi HYJNOREN.
- d) Kjo ‘familje’ dokumenton jo vetëm periudhën zanafillore të besimit parahistorik, por edhe periudhën historike të Titano-Gjigandëvesi, zhvillimin e metalurgjisë, detarisë dhe të lëvizjeve në hapësira të gjera gjeografike. Njohja e së vërtetës historike, e maskuar brenda tregimit MITIK dhe simbolikës BESIMTARE (pothuajse e panjohur shkencërisht) zbulon se, ndërmjetësi (prifti i parë) me Zotin (femër-Hënën) nuk ishte njeriu (perëndeshaThea), ky “nder”i ka takuar – Shqiponjë
Në zanafillën e periudhës së matriarkatit, shqiponjën e zevëndësoi femra (me kokë zogu në objektet arkeologjike), qëpërfaqëson brezin e dyte të veprimtarisë fetare në parahistori. Emri i tyre nuk dihet, por e gjejmë të pasqyruar në xhoken e gruas mirditore (Shqiperi) dhe në figurinat femërore , prej balte apo metale, (si ajo e zbuluar ne Antigone), me pjesë të shqiponjës ( kokë, krahëdhe këmbët e saj).
1.Priftëresha në formën e shqiponjës, Muzeu, Durrës; 2.Thea titanide; 3.Sellena e Dodonës me krahë të shqiponjës.
Titanët orakuj (të të dy gjinive) që mbanin në emrin e tyre rrënjën The, historikisht ishin brezi i tretë në shërbim të Krijuesit, pararendës të priftërinjve “sellë” të Dodonës që shënojnë brezin e katërt, të përmendur edhe nga Homeri.
Ky fakt i ‘arkivit’ të Arbërve shqipfolës edhe në ditët e sotme nuk njihet në shkencën Historikee të Besimit botëror, megjithëse të gjitha skulpturat e Perëndive të para dhe të shenjtorëve të Mesjetës, janë ‘të paisur’ më krahët e shqiponjës, për të shprehur lidhjen me Zotin dhe natyrën e tyre hyjnore.
b)THEMI– Perëndeshë titanide, bijë e Qiellit (Ouranos) dhe e Tokës (Gaja) (Hesiod Theogony 132). Rrenja «the» e emrit shpreh veprimtarinë e saj e theksuar edhe nga Homeri në Iliadë –Thea Themis. (31) Profetë/orakuj, sipas shkruesve te lashtë (Hesiod, Theogony 901, Apollodorus 1.13.) ishin edhe fëmijët e saj:The Morai,The Horai (Eunomia/Urdhëri i Zotit, Erine/Paqja, Dike/Drejtësia) dhe Prometheus. (32)
Në botimet studimore emri Themi, krahas atyre të perëndive të tjera dhe fjalëve që përmbajnë rrenjën «the» (themisto-emër i oratorëve, Alitheia- e Vërteta, etj.) emërtohen si «greke», pavarësisht se, në fjalorin e kësaj gjuhemungon, vetem kur fjala huazohet nga shqipja. Ndërkohë folja «the» edhe si emër (thënje, thashethem, theks, etj.), vijon të përdoret nga Arbërit edhe sot, duke shpjeguar saktësisht kuptimin gjuhësor të kohës së Titanëve –FJALËN.
Në hymnin kushtuar Themit (Orphic Hymn 79 to Themis) pasuesit e Orfeut, i këndojnë « prej teje lindën orakujt, Phoibos (Apollo)… Prej teje njerëzimi për herë të parë mësoi ritet perfekte dhe ritet korale të netëve të Bakkos (Bacchus) që të kënaqin shpirtin; të takon ty nderi për të folur mbi Zotin, mbi misteret dhe ritet hyjnore…» (33)
Diodorus Siculus,historiani ilir(sipas Plinit të vjetër) (34) , në veprën(Library of History 5.67.)shkruan se, mitet dëshmojnë që titanide Themi (personifikim i Ligjit Hyjnor) ishte e para që vendosi ritet e hyjnizimit, të sakrificave dhe të urdhëresave të perëndive.
Ajo u mësoi njerëzve rrugën e bindjes ndaj ligjeve, moralit dhe harmonisë, dhe ata që i respektonin perënditë dhe ligjet quheshin «rojtarë të ligjeve» (thesmophulakes) dhe «gjukatës» (thesmothetai). (36) Nga kjo e dhënë del qartas se orakujt (ndërmjetëset) e para me Zotin ishin femra dhe fjala e gjuhës shqipe «the» u bë burim i emërtimeve të priftërinjve dhe gjukatësve të parë ne Histori.
Sipas Enciklopedisë Britanike (v.1911), perëndesha Themi personifikonte DREJTËSINË dhe tek Homeri (thémis), përdorej edhe si emër i përgjithshëm (thémistes, thémites/ legal, i ligjeruar,) dhe përfaqësonte ligjet dhe krimet, e hartuara që në zanafillë të botës njerëzore, për të siguruar rregull dhe harmoni. (37)
Themi paraqitet si mbrojtëse e pushtetit mbretëror por edhe e organizimit të kuvendeve të oborrit hyjnor (Olimp). Quintus Smyrnaeus (shk.4 p.e.r.) në poemën e tij kushtuar Trojës (Fall of Troy) pohon se sundimi i ligjit, dënimi i fajtorëve, ritet kushtuar Perëndive, zbatoheshin me përpikmëri nën «syrin vigjilent» të Titanes Themi dhe ndihmësve të saj të shumtë : «nuk është mirë për njerëzit të sulmojnë pabesisht mbretin, sepse ndëshkimi i tërbuar vjen shumë shpejt.Themis (Ligji Hyjnor) ndodhet aty lart; ajo i grumbullon, gabim pas gabimi, të kryera nga njeriu dhe së bashku me Ate (që përfaqëson humbjen e besimit) dënon gjuhën e paturpshme».(38)
Kulti i Themit, nga buron edhe emri i krahinës së Thesprotisë (the/orakull+proto/ dial.çam, në fillim=vendi i orakujve të parë) në Iperi (Epir), nderohej në tempullin e Dodonës dhe ndodhej prane atij të Zeusit, Dionës dhe Afërditës, si dhe në qytetin e Delfit, Olimpias,Thebës(Thenës), Athinës, Epidaurit, Aeginës, etj. të Gadishullit Pellazgjik (ballkanik). Këtë na e vërteton edhe Enciklopedia bizantine SUDA.sipas së cilës, Themis shkoi aty (në Dodonë) e hypur mbi një dem për t’i shpëtuar përmbytjes së Deukalionit.(39)
Duke përfaqësuar Ligjin, që e nxorri shoqërinë njerëzore nga kaosi, Themi zë një vend kryesues në mitollogjinë popullore. Ishte ajo që parashikonte «fatin» e figurave dhe ngjarjeve kryesore të dy periudhave të Lashtesisë: të Titano- Gjigandëve dhe pasardhësve të tyre, Olimpikëve të sunduar nga Zeusi fitimtar. Studiuesit e trajtojnë si orakullin më të fuqishëm të mitollogjisë së lashtë.(40)
Gjigandi Atllas kujton parashikimin e Thetis (Themit), se nga pema e tij, një bir i Zeusit do të këpuste mollën e artë dhe vuri si roje Dragoin. Ajo parashikoi humbjen e luftës së Titanëve që solli si pasojë fundin e sundimit të tyre. Themi e paralajmëroi nënën e saj Gea (Dhea), se Gjigandët do të vriteshin dhe lirimin e djalit të saj Prometheut nga dënimi për mos bindje ndaj Zeusit. Në saj të profecisë së Themit dhe Nimfave të saj, Deukalioni me gruan e tij Pirra, i shpëtuan permbytjes së madhe (41)
Nënvizoj se :
- Emrat e perëndive ku shquhej rrënja «the», ishin përfaqësues të qytetrimit parapellazgjik
Mitet dhe hymnet kushtuar perëndive, kanë vlerë dokumentare si dëshmi të arritjeve të bashkësive të para, ku ligji luante rol qëndror në jetën tokësore dhe hyjnore të njeriut. Në ditët e sotme mitet pranohen si «arkiva» të vyera të parahistorisë.
Për qytetërimin e Atllantidëve, ku bënin pjesë fiset e Titanëve, Ciklopëve dhe shumë fise të tjera të “kohës së artë”, ku vend qëndror zënje emer i paisur, jo rastësisht, me rrënjën THE…
c)PROMETHE – Figura më tragjike e Lashtësisë, por edhe më e adhuruar gjatë të gjitha periudhave historike. Në rast se nëna e tij, titanide Themi ishte e para që vendosi në tokë Ligjin Hyjnor, Prometheu (brezi i titanëve të rinj) ishte i pari që luftoi kundër vullnetit Hyjnor, duke dhënë shëmbullin, se njeriu tokësor mund të mbijetojë me forcën e tij të LLOGJIKËS dhe DIJES.
Kombi shqipetar ka një thenje : «më mirë të dish se të kesh», siç duket një trashegimi e parahistorise. Nëdramën (Prometheus Bound206ff ) e birit të Atikës pellazgjike-Eskilit (Aeschylus), Prometheu u kishte folur vëllezërve të tij Titanë (bij të Qiellit dhe Tokës) se: «shpesh, nëna ime Themi (…) më kishte treguar mënyrën me të cilën profecitë mund të realizoheshin. Nuk duhej të përdorej (nga titanët-shen im) forca brutale dhe as dhuna, por të mbivlersohej mençuria (që gjen mjetet për fitoren si dinakrinë, etj.). U thash të gjitha këto, por ata nuk i kushtuan vëmëndje fjalëve të mija…».(45)
Sipas mitografit Pseudo-Apollodorus, (Bibliotheca 1. 45 , C2nd A.D.), Prometheu ishe ati i Deukalionit që ishte martuar me Pirrën dhe kur Zeusi dëshironte të zhdukte gjeneratën e kohës së bronxit, Prometheu e këshilloi Deukalionin se si të ndërtonte varkën dhe e hypi Pirrën së bashkume me ushqimet në të. Zeusi e përmbyti pjesën më të madhe të Helladës, me shi të rrëmbyeshëm nga qielli,duke zhdukur të gjithë njerëzit,perveç të paktëve që gjetën strehë në malet e larta që kishin pranë.(46)
Pyetjes se përse Zeusi e torturonte , Prometheu sqaron: «sapo e vendosi veten mbi fronin e Atit, ai menjëherë ju dha perëndive privilegje të shumta dhe ju afroi përdorimin e fuqive të tij. Për të vdekshmit (njerëzit) e varfër nuk e vriste kokën, donte që të vdisnin për t’i zëvëndësuar me të tjetë. Asnjë nuk guxoi t’i kundërvihej përveç meje.Vetëm unë pata kurajon; … ( Aeschylus, Prometheus Bound 228 – 258) (51) Një mësim i vlefshëm për ditët e sotme.
Mircea Eliade pohon se : “ për Eskilin miti i përparimit të shoqërisë, i përket kohës së “artë” dhe Prometeu ishte heroi më i madh ndërmjet luftëtarëve qytetrues. Ishte Prometeu që u mësoi atyre të gjitha misteret dhe të gjitha shkencat.(42) Në Fjalorin bizantin Suda (shk.10 p.e.r.) shkruhet se Prometheu , sipas judejve, njihej nga fiset e Gadishullit pellazgjik si njeriu që zbuloi i pari studimin e filozofisë dhe i pari që «krijoi» njerëzit, me faktin se i beri të njohin diturinë ca «të pagdhëndurve». (43)
Sipas miteve Prometheu u mësoi njerëzve përdorimin e zjarrit, i njohu me arkitekturen, astronominë, matematikën, artin e të shkruarit, mbarështrimin e kafshëve shtëpijake, mjeshtrinë e lundrimit, të mjekësisëdhe të profecisë, përpunimin e metalit dhe shumë arte të tjera… Eskili në trilogjinë e tij (Aeschylus, Prometheus) e quan atë shpikës i mjeshtrive të dobishme për njeriun.(45)
Mbas “autorsisë” së Prometheut për të gjitha vlerat qytetruese të fiseve Atllantide (titano-gjigandëve etj.)(47), për të zbuluar origjinën e kesaj figure, do t’i drejtohemi gjurmës së mbetur – emrit të tij. Historiografia botërore, pohon se emri tij nuk sqarohet nga ana gjuhësore, megjithatë këmbngul se: Prometheu është një perëndi “greke”, aftësia e tij intelektuale nënvizohet nga kuptimi i emrit të tij: fat-thënës…”(48)
Metoda shkencore e ndjekur nga arbëreshi At Nikoll Ketta (1741-1803)na çon tek origjina e vërtetë e emrit: “At Agostino Calmet-it (1672-1757), përmend se “filistinët e quanin Prometheun – Emath Mad dhe Diodoro di Siculo e njihte si emathiot (pellazg maqedonas-shën im)”.(50)Pra emri është arbëror: Promethe(pro/dial.çam proto/më parë+me/ më+ the= fat-thenës).
Nuk është hera e parë, që gjuha e sotme shqipe dhe dialektet e saj zbulojnë qytetrimet më të famshme të farës atllantido-pellasge, perfaqesues të Zotit dhe luftëtarëtë perparimit njierëzor edhe në kontinentet e tjera.
- d) THOT (THEUT, TAT)- Perëndia më e rëndesishme e mitollogjisë egjiptiane,padron i shkrimit dhe krijues i tingujve të gërmave, orakull dhe profet i perëndive. Në Gadishullin pellazgjik barazohej me perëndinë Hermes (Hermes Trismegistos), ndërsa tek romakët me Mërkurin. “Te rizbulosh Thotin-pohon egjiptollogu arbëresh Zef Katapano (Giuseppe Catapano, Thot parlava albanese)- do të thotë të zgjerosh kufijt e shkencës që, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmërisht në metafizike; dhe kjo është tepër e rëndësishme për njeriun dhe njerëzimin”. (52)
Deri më sot, egjiptologëtdhe as gjuhëtarët, nuk kanë mundur ta shpjegojnë emrin e tij, por nisur nga hieroglifet të deshifruara si (DHwtii/ Djehuti), mendojnë se shpreh «atë që flet në tempull», «përcjellësi i mesazheve hyjnore», duke nënkuptuar rolin e priftërinjve të sotëm.(53) Gjuhëtari Eqerem Çabej (Studime etimologjike në fushë të shqipes, I) thekson se «nga aspektet e ndryshme të një fjale, me rëndësi themelore për etimologjinë është historia e saj (siç e nënvizuam për emrin “grek”-shën im), sepse me sqarimin e kësaj ane përmbushen shumë herë edhe kushtet për konstatimin e burimit të fjalës».(54)
Për ta përmbushur këtë ligj të gjuhësisë, duhet njohur botkuptimi parahistorik i popujve që e kanë përdorur atë fjalë. Egjiptologu arbëresh Z. Katapano në librin e tij (G. Catapano,Thot parlava albanese, Rome,1984) sqaron se, “në zanafillë emri vendosej sipas ligjesh të repta që përcaktonin, pa mundësi gabimi, thelbin e qenjes së cilës i ngjitej, shprehte pa asnjë dyshim, funksionin e vet perëndise”.Thot- është emër , me origjinë nga folja shqipe (ai që thot/na flet, veta e tretë, njejës), për të shprehur rolin e mësuesit dhe profetit, siç u përmënd edhe për perënditë e tjera. « Ndër të diturit më i madh/ shtoi me hir hyjnesha Mat/ qe i veti Thot, ç’na thot/ ate ç’gjegji ka Ynzot». (Thoti na thot ate qe dëgjoi nga Zoti ynë-shën im), shprehet autori (55). Z.Katapano është gjuhëtari i parë që zbuloi metoden e përdorur nga Thoti në Egjipt : një tingull = njëhieroglif. Tingulli i përkiste gërmës së parë të emrit në figurë, nëgjuhën arbërore-shqipe.
Autori sjell fakte të pa përmendura në librat shkollore : “Thoti, të cilit i atribuohet e gjith shkenca e lashtë, qe nga Nili u përhaps plot dritë në mbarë botën … ai solli një qytetrim të zhvilluar në Egjipt nga një Vend i huaj. Sipas Endrju Tomas (australian), duke u nisur nga tituj që i janë atribuar Thotit tek «Librii të Vdekurve» dhe në disa shkrime faraonike (Kryezot i ardhur nga deti dhe Kryezot i të dy tokave ), na lind e drejta të mendojmë se ai ishte një Prijës Atlanditas …”.(56)
Figura e Thotit përfaqësonte vazhdimësinë e dijeve të atllantido-pellazgëve dhe sidomos të BESIMIT, fakt që shpreh se kryente detyren e priftit të paisur me rrënjën ‘the’. Zef Katapano pohon se Ai “është themeluesi i besimit (fesë) të DRITËS dhe shkencës okulte të mistereve …”(58)
Mësimet e Thotit/Hermes të shkruara në papiruse (libra) u pëdoren shpesh nga Baballarët e Kishës kristiane, por nën emrin ‘Enok’ (60) Sipas At Nikoll Kettës (1741 – 1803) me emrin ‘ Henac’ (hënok) emërtoheshin perënditë më të lashta atllantido-pellazge të Egjiptit, Osiris dhe Isis), ndërsa Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), sqaron se, në mitet pellazge “Atlanti quhej Henoch (hënok), fjalë që rrjedh nga «hënë». Studiuesi Juri Volokhine (Le dieu Thot et la parole) pohon se në besimin egjiptian Thoti ishte Hëna (dmth orakull i Zotit Hëna-shen im). (61) Këto fakte dëshmojnë për një “histori të përbashkët qytetërimi dhe besimtare, të fiseve të një gjinie në parahistori ”, dhe jo kryqëzimin (sinkretizmin) e kulturave dhe besimeve ndërmjet fiseve të huaja, siç përdoret rëndom në studimet moderne, nga padia.
Ky ishte zbulimi madhor i Zef Katapanos, i cili vlerësoi rolin e dijes (besim dhe shkencë) të Atllantido-Pellazgëve në Euro-Afro-Azi, e përfaqësuar nga Thoti : «nga doktrina e të cilit u frymëzuan Iniciuesit e Mëdhenj të njerëzimit si Rama (cikli arian), Krishna (inicimi bramanik), Orfeu (misteret dionisiake), Pitagora (misteret e Delfit), Platoni (misteret eleuziane) dhe Moisiu (misioni izraelit)».(62)
- Miti i vazhdimesise
Periudha pasuese, që njihet si e “brezit te olimpikeve”, (periudha e Heronjve), nisur nga faktet e njohura sot, natyrshëm mund ta emërtojmë“histori familjare” e pandërprerë e së NJEJTËSGJINI, e shprehur me ndërfutjen në mitet e Olimpit të titanit Kron, Prometheut,Themis-it,Thotit/Hermes, ky i fundit i njohur si “gjysëm vella” i perëndeshës Athina.
e)ATHENA (sipas dialektit jonian Ἀθήνη / Athḗnē), ishte perëndesha më e adhuruar e Olimpitnë Lashtësi. Statuja e saj ngrihej në shumë qytete helene (pellazge-shën im), sidomos në Spartë Si perëndeshë e luftës ajo nuk mund të mposhtej nga perëndite e tjera. Superioriteti i saj mbi perëndinë e luftës Aresin, buronte pjesërisht se ajo përfaqësonte anën intelektuale dhe fisnike të luftës, ndërsa Aresi “etjen per gjak”… Në Iliade Athina ishte pasqyrimi hyjnor i luftës, fitores dhe lavdisë…Si ruajtse e mirëqenies së mbretërve, ajo mbahej si perëndeshë e këshillës së mënçur ,vetpërmbajtjes, të parashikimit nëveprim dhe në luftë.(63)
Në botimet historike (Enciclopedia Italiana, Treccani) nisur nga barazimi pa asnjë fakt shkencor (helen=grek)përcaktohet si perëndi greke(64)), (trajtuar F. Demi, «Besimi parahistorik i Arbërve të lashtë»).
Pierre Chantraine (Dictionnaire étymologique de la langue grecque)shprehet se emri i Athinës,ipërcaktuar si mikenas, nuk ështëi qartë nga ana gjuhësore. Lidhur me emrat e perëndive, Platoni pohon se “njerëzit e parë që menduan t´i emërtonin perënditë, nuk ishin njerëz të thjeshtë, por mendimtarë dhe oratorë të mëdhenj…” .
Studiues shqipetar si, At Nikoll Ketta, Aristidh Kola, Arif Mati, Niko Stillo, etj. por edhe të huaj, si gjermani Hans Krahe (1898-1965) kanë vënë në dukje se «të gjitha emrat e hyjnive «greke», me përjashtime shumë të vogla, janë emra me prejardhje jo «greke» dhe rrjedhin nga bota e vjetër e mesdheut». (67)Vështirësia në kuptimin e emrave të lashtësisë qëndron në mosnjohjen e dialekteve të gjuhës arbërore-shqipe nga ana e studiuesve të huaj, por edhe shqipetare .
Emri i Athenës, në këndvështrimin historik, nuk lidhet me mitin e lindjes se saj nga koka e Zeusit, siç aludohet.
Rrënja «the», e vendosur në emrin e Athenes, sikurse edhe tek dajallarët e saj mitik, Promethe dhe Epimethe, shpreh vazhdimësinë e profesionit të orakullit, të përkujdesjes ndaj dijes dhe edukimit. Kjo rrenjë dokumenton gjithashtu se fiset e Titanëve nuk u zhdukën, por mbijetuan tashmë si «Pellazgë hyjnorë» duke ruajtur edhe emërtimin e lashtë: «bij të Dheut» (Geas).
Studiuesi arbëresh Vicenzo Dorsa (1823-1855) në librin e tij (Su gli Albanesi, richerchie e pensieri), na jep një fakt shumë të rëndesishëm për studimin tonë dhe Historinë e Qytetrimit dhe sidomos të Besimit të euro-afro-azisë, se: «emri i Athinës (tek latinët Minerva) ishte simbol i Logos dhe Fjalës dhe në gjuhën e Epirit shqiptohet «e thenë» me kuptimin: ajo që thuhet, fjala».(70) Emri i saj, mund të themi në mënyrë figurative, është tabelë e veprimtarisësë saj, e shprehur në gjuhën shqipe (A/e para ose Zoti+ the/ tha+ ne/neve=e para, na foli në emër të Zotit), sepse Zeusi urdhëronte nëpërmjet ndërmjetësve të tij.
Për të mos u larguar nga titulli i shkrimit, nuk po zgjatem më tej me perëndeshën Athenë, me qenëse studimi synon të pasqyroj rolin e fjalës shqipe THE në qytetrimin dhe besimin e parë në Histori.
Sipas Martin Bernal (Athina e Zezë), në fillim të shk 6 athinasi i famshëm Solon pati mundësi të takoj në Sais, ish kryeqyteti i asaj kohe i Egjiptit, priftin e lashtë «si të ishte i një gjaku (fare) me sunduesit e atëhershëm» (në tempuj nuk pranoheshin me etni të huaj-shën im), i cili i thotë se (…) perëndesha Athina e kishte themeluar qytetin e Athinës përpara qytetit të Saisit dhe jo anasjelltas».(71)
Historiani anglez nuk e ka ditur zanafillën e përbashkët të dinastive faraonike me popullsinë autoktone të Gadishullit Pellazgjik dhe e ka keqkuptuar dokumentin. Për rrjedhojë, ka arritur në përfundimin e gabuar në librin e tij “Athina e zeze”, se «ishte Egjipti afrikan origjina e qytetrimit të lartë athinas», ndërkohë që behet fjalë për një vazhdimësi të lidhjeve të ndërsjellta të qytetrimit atllantido-pellazg në brigjet e tre Kontinenteve.
Si pefundim: Mjaftoi trajtimi historiko-gjuhësor i një fjale (pa folur për fakte të shkencave si arkeologjia, etnografia, folklori, etj. por sidomos BESIMI),doli në pah, mangësitë e metodës në studimet moderne mbi Lashtësinë dhe rolin qëndror në historinë botërore , të popullit që krijoi: FJALËN -THE !
Shkenca moderne e gjuhësisë, në vitet e ardhëshme, do të detyrohet të shkëputet nga metoda antishkencore e shk.19 (gjuhësisë indo-europiane) dhe të pranojë gjuhësinë albano-europiane , e formuluar tek fjalët ‘profetike’ të gjuhëtarit të shquar Petro Zheji: “Gjuha jonë është shumë e vjetër, mbase si asnjë gjuhë tjetër , thesar i pazëvëndësueshëm i një informacioni që rrok të gjitha degët e diturisë njerëzore, një informacion i vlefshëm dhe aktual gjer edhe në ditët tona,prove kjo e pakundërshtueshme e vitalitetit të racës sonë dhe i kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia jonë shqipetare i ka dhënë thesarit të Kulurës Universale. (72)
Fatbardha Demi fatbardha_demi@yahoo.com
10.09.2022