Letërsia Kombëtare: Atdhe Geci – KËNGËT E ULLIRIT PELLAZGË

KËNGËT E ULLIRIT

Nuk ka Shqipëri pa origjinën pellazge

pa datë të gjuhës dhe pa adresë antike

origjina  jonë  është  më e hershme se

shkronjat, dhe më e hershme  se librat.

Zeus, asgjë  s´është  si në kohën tënde

faltoret, olimpi, gjuha  dhe  gjeografia

të  tëra janë shndërruar dhe zvogëluar,

ulliri ëndërron, janë dhe  disa fije bari,

që i japin gjak ndjenjës së sovranitetit.

Në këtë këndim të ashpër dhe të saktë

ndiej plagët e Çamërisë dhimbjet e saj

ndiej këngët e shtypjes  e  të  mohimit

këngët popullore  për  Çamërinë e lirë.

Le të plas gënjeshtra dhe kali Greqisë

Çamëria po ringritet mbi hirin pellazg

me fjalët e gjuhën e palat e fustanellës.

Me mija janë çamët  që  kanë rënë për

liri, për prag të shtëpisë  e  për  Atdhe.

Noa, i takoj një vendi  që vdes për liri,

i takoj një  vendi  që  lidhen  për varri,

i takoj një vendi  që  di të bëj rilindje!

Adheu për Çamërinë nuk di të heshtë!

Le të çahen erërat dhe kërcënimi grek,

Çamëria Republikë, bashkon atdheun

Çameria Republikë,bashkon Kosovën

Çamëria Republikë, bashkon  Iliridën

Çamëria Republikë, i bashkon trojet!…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Atdhe Geci – Dortmund,  2022

Shperndaje ne
Updated: 19 Tetor, 2022 — 03:59

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.