Etimologji: Kasam ShAQIRVELA – LASHTËSIA FLET SHQIP

Qasje etimologjike e gjuhësore

LASHTËSIA PELLAZGE MËKON EDHE HEBRAISHTEN E LASHTË

(Shkëputje nga libri im me studime etimologjike e gjuhësore,
“Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore” )

Duke gjurmuar historinë e dy qyteteve hebraike që përmenden në Bibël, gjej lidhshmërinë e pakontestueshme të ndodhisë fizike reale, gjithmonë sipas Shkrimit të shenjtë të Biblës, ku kuptimin e asaj ndodhie e shpjegon sot e gjithëditën, stërmbesa e pelazgjishtes së lashtë-gjuhës së origjinës, nënës së disa gjuhëve indoevropiane(lexo: evroindiane, K.Sh..) dhe botërore e kjo stërmbesë që flet skypas, është gjuha e sotme shqipe që e folin shqiptarët, është e gjallë si te gegët ashtu edhe te toskët dhe te arbëreshët e arvanitët….
Temë analize në këtë shkrim janë emërtimet urbane të dy qyteteve të lashta: Sodoma dhe Gomora.
Filimisht po sjell njësinë leksikografike nga, “FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH TË HUAJA , nga autori Mikel Ndreca, i cili e shpjegon kështu, citoj:
“ Sodoma e Gomora (hebr. Sodom va Amora) dy qytete biblike në Detin e Vdekur, të cilët, sipas legjendës, u shkatërruan nga perëndia me zjarr dhe me tërmet përshkak shthurjes morale e sidomos të perversioneve seksuale të banorëve të tyre; legjenda është e lidhur me jetën e Abrahamit dhe të Lotit; gruaja e Lotit e cila e drejtoi shikimin kah qytetet e shkatërruara, u shdërrua në shtyllë krype.”
Poashtu shpjegohet edhe fjale që përcakton emrin e qytetit të parë, Sodoma(hebr. Sdoma) po aty: “Sodomi-a f. (hebr. Sdoma) perversion moral, imoralitet “.
Dhe sipas shpjegimit në Biblën e Vjetër(SVETO PISMO , Stari Zavjet, botim kroatisht, 1984), perëndia i zemëruar tepër me amoralitetin e shfaqur publikisht të banorëve të këtyre dy qyteteve, u shkaktoi një tronditje të rëndë; tërmet, një tokëdridhje të hatashme forca e së cilës i rrafshoi me tokën këto dy qytete…
Tani t’i kthehemi punës, pra shpjegimit etimologjik dhe gjuhësor të emrave ,
Sodom va Amora hebr. [So-do-m va A-mo-ra]
*Sodom va Amora(so=su=s’ju-do=do=don-m=ma=më va=v(b)a a=ash=asht=është-mo =morali-ra=ra=ramë), pra këtë deshifrim(analizë) që e bëmë me ndihmën e çelësit të artë të shqipes së sotme dhe pastaj kur e sintetizojmë në fjalinë e saj, pa mëdyshje, na e jep kuptimin e veprimit fizik të ngjarjes, ndodhisë a fenomenit e që duket kështu: “s’ju don më është bërë morali i rënë”(që do të thotë se: Zoti nuk ju do më sepse morali i juaj është bë i rënë(ulët).
Ndërkaq fjala “va” në fakt është folja “me ba” e gegnishtes dhe këtu kemi zëvendësimin e shkronjës “b” të gjuhës së lashtë, asaj të origjinës, me shkronjën “v” të një të folme apo dhe gjuhe të mëvonshme ku gjejmë shumë shembuj.
Poashtu edhe emri, në hebraisht, Sdoma ka të njëjtin kuptim.
Sdoma hebr [sdo-ma; s’e do ma, nuk e don më], pra edhe ky emër i lashtë është më shqip se shqipja, në shqipen e sotme kuptimi i del kështu: “atë nuk e do më perëndia”, andaj dhe e shkatërron…

Copiryght, Autori.
Shënim.E drejta e shkrimit i takon vetëm autorit © Kasam ShAQIRVELA.

Shperndaje ne
Updated: 29 Tetor, 2022 — 12:23

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.