Letërsia Kombëtare: Atdhe Geci- KUSHTRIM  PELLAZGËSH

KUSHTRIM  PELLAZGËSH

– Tetë fragmente nga poema me të njëjtin titull

*

Banner

Në lis  mali  e  kam lidhur fjalën

tek më e fismja  pemë  e natyrës

te më e kallura llavë e vullkanit

tek më e urta frymë  e  kosmosit…

*

Shqipëri e kohrave antike

të  vërtetën unë ua thashë,

të tëra gjykatave të kohës,

se shumë po rrenë Greqia.

*

Jam popull gjysh i gjuhëve të lashta

Jam popull gjysh, Lingua i Evropës

Shqiptar  jam,  kur  s´  kishte  Greqi

Shqiptar jam, as kur s´kishte Athinë.

*

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre Drina bartin flamuj të ndryshëm
tre Drina flasin me pasaportë mes veti
tre Drina i thërrasin ndërgjegjjes sonë.

*

Hapeni librin  e jetës t´uaj

histori  shqiptare  jemi  ne,

në  këngë  kemi të shkruar,

shqiptarët  jemi  pellazgët.

*

Nga rrjedh Drini, Vjosa e Thiami,

gjallë për varri  lidhur  është çami

s´na mund toka, s´ na  mund deti,

kemi aq gjak  t´i  dalim  zot vetit!

*

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri…

*

Heshtje, sikur  kur  bie  shi

Heshtje, sikur kur bie borë

Qan Çamëria për Pavarësi,

Qan Atdheu  për Çamërinë…

Atdhe Geci – Dortmund, 2022

Shperndaje ne
Updated: 29 Tetor, 2022 — 13:00

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Shqiperia eshte e rrezikuar nga elita globale qe e shte qeveria globale (komiteti i 300) i cili komandon boten dhe po ben vrasjet me vaksinat!

  2. Selman Dervishi-Mani USA

    AKROPOLI PELLAZGUAR PLISI; MAKRO IDOLI VËLLAZËRUAR PRISI ORE, LISI; MË TË
    BARDHË, MË TË MADHË; QË NGA PELLAZGO ILIRO
    MBARË SHQIPTRAIA OUUUH, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA VËRRIA! OREEE NGA
    LISI BUNGU HEEEJ, NGA PRISI TRUNGU; MU NË
    SHPATIE TË DRINISË ËH, PËR FATE TË ILIRISË; DUKE LENË GJURMET MU TË QYTET-
    RRIMIT TË LASHTË DHE TË STËRLASHTË; NGA ZANA
    ZANAFILLE DHE, NGA DRANA DRANA-SILLE; ME LARTËSI TË LARTA NË MALE BJESHKË,
    TERË ZJARRTËSIE MË TË ZJARRTA, GJERË IDEALE O,
    RESHKE; DUKE U BERË BAZAMENT I KOMBEVE TË POPUJVE TË TERË BOTES; O, DUKE U
    NGRER ORE FAZA-RENDË I TERË LUFTAVE TEK PRER A,
    FUTAVE OH, PËR VUJATJE DHE SHUAJTJE, TË SHUMË KOMBEVE TË TERË NJERËZIMIT O
    MORE, GJERË LLUM LLUME E KOBEVE AHIII,TEK ÇFERRË
    NDJERËZIMIT; POR, POPULL KOMBI MË I PARI, MË I MBARI, MË THEMELTARI OUH MË
    TEMEL-FARI; O JO, NUK SHUKEJ AS NUK ZHDUKEJ DOT,
    HEEEJ, MË I MADHI ZOT, QË EDHE PREJ ZOTIT QYSH MOTIT; DO TË RINGJALLEJ OR,
    PRIR BALLEJ PRAPË TË PRAPË; MË RINGRITJE OUUUH,
    ME RILINDJE TË TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRAISË; OREEE, VËLLAZËRO ËH,
    RIHIRO FARË SHNDRITKA VËRRISË-MBARË SHQIPTARISË!.
    T’FALA MANI USA, PROZË POETIKE NGA LIBRI N’DORËSHKRIM “KRYLEGJENDA SHQIPE”

Lini një Përgjigje te www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.