Letërsia Kombëtare: Kasam ShAQIRVELA – PA BUSULL…

Shkrim nga Kasam ShAQIRVELA

SHQYPTARIA GJITHKAH

Shqyptaria, gjithandej Trojeve te Arbnit, po kalon nji periudhë post-traumatike….si nji trup vigan pas nji ndeshjeje fatkeqe me fraktura te m’dha te cilat përpos se i shkaktojnë dhimta t’hatashme trupit, i “dhurojnë” edhe hemoragji të mbrendshme…E gjitha kjo nga agjenturat e hueja, përmes tradhtarve t’mbrendshëm shqypfolës si dhe disa medjumeve qe mbllaçitin taxhi nga fonde alla-soros, alla-babadovlet, alla-arabistan dhe alla-panhelen si dhe nga pushtetarët shqiptarë t’mandatuem me votën e popllit tonë fatmjerë e të stervuejtun…Pra, kta faktorë plangprishës, rezultojnë të përbashkuem në zhbamjen e asaj qe kuhet shqyptarizëm që, masandej, ta kapin, si “mitili jonxhen”, trupin Gig-Ant të sterlashtë sa vetë toka dhe modern sa vetë teknologjia e sotme…Dhe sot, i katandisun, mo zot ma keq, pa busull n’dorë, pa orjentimin e illit t’vet sepse i ka qillue nata pa hanë e me qjellin e mbuluem n’re t’zeza, tue shkue qorrtas, bile edhe n’oborrin e vet e ka hup udhën për tek shpia e babës se tij….?! Vetëm nji kostar shqyptar që për mbajtse te kosës e ka idealin kombtar, vetëm aj asht ilaçi i duhun q’e pastron n’rrajë ” jonxhen nga mitili “,.. sepse,.. siç thot nji fjalë popullore: “-sa ma herët aç ma miër, se ma vonë kan me dalë edhe brina”..!

© K. Sh.

Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2022 — 21:28

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.