Letërsia Kombëtare: Atdhe Geci – ORFEU I GJILANIT

ORFEU I GJILANIT
Qyteti Gjilanit ka formën e kitares
i lashtë sa Parisi, Londra, Brukseli
ai ka disa rrugë ku i mban fjalimet,
për gjindjen e tij të çdoditëshme.
Orfeut të Gjilanit i pëlqen muzika,
i pëlqen dhe melodia e hënës yjore,
ai është kitarist i një qyteti të bukur
Orfeu i Gjilanit është vetiu Gjilani.
Gjilani u bë burrë nëpër tri kohë
e kaluara e tij fshehë shumë histori
Gjilani u lind nëpër 4 lagje pellazge
Orfeun e Gjilanit e duan për kitaren
Poeti i kitares ecë me kitaren e tij
telat e zërit Orfeut ju kanë këputur
thonjtë pa i prerë sa ju kanë rritur
pemët kodrave, shih sa janë rrudhë.
O bir i Afërditës dhe bir i Dardanit
I rrahur nga shiun e stuhi e erërave
Orfeu i Gjilanit në qytet proteston,
po revoltën e tij askush nuk e vë re!
Gjallje e frymës dardane pse heshtë,
gjallje e frymës dardane shtrij hapin,
gjallje frymës së hershme dardane,
këtij qyteti unë ia njoh dëshirat e tij.
Gjilan i sotëm, i kaluar dhe i nesërm,
je frymëzim i ëndrrës e i dëshirave
je frymëzim i lindjeve dhe krijimit
je frymëzim i gjuhës dhe i këngëve.
Gjilan, ti burrë u bëre nëpër tri kohë
dhe nëpër tri epoka u ngrite këtej.
Orfe, i tëri je prej zemrës së verës,
Jona, ndjejë stuhi tek puthem me ty,
Orfeu i Gjilanit, Lagja e pellazgëve!…
Atdhe Geci – Gjilan, 2022
Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2022 — 21:41

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.