Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci – POETI I ROGANËS

POETI I ROGANËS

Autor: Atdhe Geci

Në Kodër të Brijës  në Roganë

Një  kaçubë  më  ka  pas thënë

Jam e vogël dhe kam pak shtat

Vesë  prej  barit  pijë  çdo natë

 

Në atë çast u ngrit e foli fqinja  

Je e pangjashme  si  bima vetë

Ju që e kërkoni gjënë  e  duhur

Natyra  është e tëra përmbajtja

Në kaçubën  ku bari e pi vesën

I zgjat gishtërinjtë  një bari i ri

Sa herë shiu ngjitet nëpër fletë

ylber i bukur  i  shtohet vërtetë

Brenda  kaçubës  ka një shtëpi

Ku shërbehen  disa  milingona

Bari është  thjeshtësia  natyrës

Ushqimi dhe streha  e  zogjëve  

Guxoj  të  them, jam poeti juaj

Guxoj të them  se  jam Atdheu

Mjafton  që  t´i  hapni  dritaret

Për  ta  parë  Roganën dardane!…

 

Atdhe Geci – poezi nga libri në dorëshkrim, “Kallinj Ylberesh”

Shperndaje ne
Updated: 8 Dhjetor, 2022 — 06:17

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Shqiperia etnike nga Nishi ne Athine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.