Letersia Kombetare: Atdhe Geci – R  O  G  A  N  A 

R  O  G  A  N  A 

Nata në dhomë veç ka rënë

Un´mbështillem si gjësend

dhe ëndërroj…mes vetmisë

jetën timen me dritë t´lirisë!

Dhembja ime s’ka një fund

kupën e saj  me  se ta tund,

dhimbja ime rron  te plaga,

ajo shpresat  i  ka tek flaka!

Era jashtë kruhet xhamave

ndiej zbrazëti për Abetarin,

sonte  ndjehem  e  vetmuar

ndiej nevojë të përqafohem.

Jemi  brez  pak  i  munduar

Jemi  brez  dhe  i   trishtuar

nata në dhomë veç ka rënë,  

un´mbështillem  si gjësend!…

Atdhe Geci – Doirtmund, 2022

Shperndaje ne
Updated: 13 Janar, 2023 — 20:27

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani USA

    NJË YLLI NDËR YJE

    NJË YLLI NDËR YJE-O, MBI PYLLI NDËR PYJE
    VULLNET VULLNET ARE-KULLNET KULLNET FARE
    BURIMIT TË DRITËS-AH, KURIMIT TEK PRITËS
    AFËRIME TERË TOKËS-BASHKIME E GJERË LOKËS
    DRITË MË RREZATIME-PRITË VERË BREZA TRIME
    RINGJALLËJA PLANETIT-RIBALLËJA E KLANETIT
    PËR DRITË E GJALLËRIE-SHNDRITË O MADHËRIE
    NDËR GJENË TË TOKËS-GJERË ZËR KRENË LOKËS
    RREZE ARTË QIELLORE-BREZE ZJARTË DIELLORE
    RREZE TEK RREZATIMI-BREZE SHTEK BREZATIMI
    LOGJE ZËR BULËZUARA-GONXHE TERË LULËZUARA
    MUGULLUAR O PETALET-GURGULLUAR O, IDEALET
    RINGJALLJA PRANVERË-PRIBALLËJA MË KRAHERË
    KODRA LARTË O SHPATE-VOTRA ARTË RRON FATË
    JEHON KËNGA BYLBYLIT-ERËZON DEGA ZYMBYLIT
    NGA CICËRIMA E ZOGUT-NA LIGJËRIMA E LOGUT
    VALSE OUH, RIJEHIME-KLASE DËGJO RIKENDIME
    NGA ZËRI O, I BYLBYLIT-A NDERI I ZYMBYLIT
    KËNGA NDËR LIGJËRIME-DRËNGA QE RIZGJËRIME
    KËNGËTAR OJ PRANVERË-BRENGËTAR KRAH VLERË
    NGROHTËSIA DIELLORE-PRONËSIA OH, QIELLORE
    PARAJSA TERË JETËS-A VALËSA TEK PËRPJETËS
    GLOBIT PRITA QIELLIT-KOMBIT DRITA DIELLIT
    RIGUFUAR O MALEVRRIA-TRIUMFUAR NGJALLËRIA!.
    14 JANAR 2023 2:34AM NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.