SHTETI DHE KISHA ORTODOKSE SERBE NUK KANË ASNJË ARGUMENT PËR TË “DREJTËN E TYRE HISTORIKE” MBI MANASTIRET DHE KISHAT ORTODOKSE SHQIPTARE NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI

Shkruan


Shqiptarët, institucionet e shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, duhet të kërkojnë përmes institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërpritet propaganda serbe, e shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe mbi të drejtën e rrejshme, të falsifikuar dhe të paqenë të kësaj kishe mbi monumentet kulturore dhe fetare të shqiptarëve në Kosovë, sidomos mbi Patrikanën e Pejës, manastiret dhe kishat tjera në territorin e Republikës së Kosovës dhe në viset tjera shqiptare.
Argumentet shkencore dhe faktike janë në favor të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke pasur parasysh se serbët besimin ortodoks e kanë përvetësuar nga shqiptarët autoktonë, para se të krijohej Kisha Ortodokse Serbe, e cila për disa shekuj me radhë ka qenë nën juridiksionin dhe vartësinë e Patrikanës së Ohrit (ilire-arbërore-shqiptare), të themeluar dhe mbajtur nga shqiptarët (që nga Justiniani I), edhe gjatë pushtimit të mëvonshëm nga bullgarët dhe serbët (Car Samuili, Car Dushani etj.).
Përderisa dëshmitë historike janë në anën e shqiptarëve, cila është arsyeja që për këtë çështje nuk kërkohet një zgjidhje reale, e qëndrueshme dhe e përhershme, përmes institucioneve ndërkombëtare (Gjykata e Drejtësës e OKB-së, UNESCO etj.), të cilat në mungesë të parashtrimit të kësaj çështje nga shqiptarët mbetet edhe më tej pjesë e propagandës serbe për kinse të drejtën e tyre historike mbi monumentet e kulturës, të historisë dhe fesë ortodokse, duke e mbrojtur këtë tezë përmes argumenteve të rrejshme dhe falsifikimit të fakteve historike.
(2 shkurt 2020)
Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2023 — 03:45

The Author

Abdulla Mehmeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.