Olimbia nëna e Aleksandrit të Madh, nga fisi Ilir i Molosëve.

 
Olimpia (Olimbia), gruaja e Filipit II, mbreti i Maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit_të_Madh, ishte gruaja e parë që mori pjesë në ngjarjet politike të gadishullit Ilirik dhe asaj të qytet shteteve të kulturës Greke. Olimbia portretizohet si vrastare, hakmarrëse dhe e guximshme, por historia nuk e ka trajtuar atë me madhështi. Shumica e librave që kanë shkruar për Olimbian, shumë shekuj pas vdekjes së saj, e tregojnë atë si një natyrë armiqësore, kundër prirjes së grave të tjera “greke” që ishin të qeta, pasive dhe qëndronin jashtë jetës publike, duke u kujdesur për familjen, mos ishte kjo një hakmarrje e historianëve të kulturës greke shekuj më pas ndaj një figure ndryshe nga kultura e tyre, që ishte nga kultura ilire?
Historiani i kulturës greke Plutarku shkroi gjerësisht për të, duke e përdorur atë si një udhëheqëse në portretizimin e tij për Aleksandrin. Në veprën e Plutarkut, Aleksandri i kontrolloi pasionet e tij (jo diçka që Aleksandri e bënte shpesh), kur drejtohej dhe këshillohej nga nëna e tij. Olimbia lindi në mbretërinë Ilire të Molosëve në rajonin e Epirit rreth fundit të viteve 370 p.e.s, në atë që është sot Greqia veriperëndimore.
Molosët ishin një nga tre fiset ilire kryesore epirote, krahas kaonëve e  thesprotëve, që shtriheshin në qendër të Epirit antik. Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni (Lidhja) i Molosëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit të të cilit mbretëria Molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak. Ky proçes u realizua në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. me krijimin e Aleancës Epirote.
Në veri, Molosët dhe Maqedonia ruajtën monarkitë trashëgimore. Në të dy format qeveritare, gratë zakonisht nuk luanin asnjë rol. Anëtarët e dinastisë së Olimpias, Aiakasit (aikidët), besuan se ishin pasardhësit e heroit pellazg Akili që luftuan kundër Trojës. Gjithashtu, Olimbia ka pretenduar edhe prejardhjen nga  Hektori i  Trojës, i biri i mbretit Priam dhe Hekubës, një besim tashmë popullor midis kaonëve. Kjo ndjenjë prejardhje e fortë, e kombinuar me fokusin në aftësitë luftarake dhe autoritetin e fuqishëm të grave në shoqërinë molosiane të asaj kohe, formoi një karakter të fortë dhe ambicioz tek Olimpia.
Babai i Olimpias, Neoptolemus, bashkëqeverisi me vëllain e tij  Arybbas, i cili u bë kujdestari i Olimpias pasi vdiq babai i saj. Molosët u përballën me një kërcënim nga fise të tjera ilire, e kështu një aleancë martese me një mbretëri tjetër mund të ndihmonte në mbrojtjen e shtetit. Olimpia dhe xhaxhai i saj Arybbas udhëtuan në ishullin e largët të Samothrakisë (në veri të Detit Egje)), për të rregulluar fejesën e saj me Filipin II, mbretin e Maqedonisë. Filipi, atëherë ishte rreth moshës 23 vjeç dhe u bë mbret në vitin 359 p.e.s. Ilirët gjithashtu kishin pushtuar Maqedoninë dhe kishin vrarë vëllain e tij, Perdiccas III, së bashku me 4000 maqedonas të tjerë. Martesa e Olimpias dhe Filipit do të bashkonte mbretëritë veriore ilire, në një aleancë dhe do të forconte fuqinë e Filipit.
Në vitin 356 p.e.s. Olimbia lindi djalin e saj  Aleksandrin dhe pas dy vitesh lindi dhe vajzën Kleopatrën. Filipi kishte vetëm një djalë tjetër (i njohur më vonë si Filip III Arrhidaeus) nga një grua tjetër, por ai ishte me aftësi të kufizuara mendore. Aleksandri ishte më i përshtatshmi për të fituar trashëgiminë, ndaj rrjedhimisht Olimbia u bë gruaja e preferuar e tij. Meqenëse Filipi shpesh mungonte në shtëpi, Olimbia kishte një rol më të madh në rritjen e djalit të saj, i cili ndoshta e njihte nënën e tij më mirë se babain i tij. Fuqia e madhe e Olimbias ishte se arriti të edukonte Aleksandrin në mënyrën që donte ajo. Tiparet e karakterit të Olimbias janë të reflektuara qartë tek Aleksandri. Plutarku i përshkruante marrëdhëniet e Aleksandrit me Filipin si konkurrues, megjithëse Filipi e trajtoi Aleksandrin si trashëgimtarin e tij. Ai zgjodhi Aristotelin si mësues të Aleksandrit dhe në moshën 16-vjeçare ai u vendos në krye të Mbretërisë, në kohën kur Filipi ishte në luftë.

Canova, Antonio; Helen of Troy; National Trust, Mount Stewart; http://www.artuk.org/artworks/helen-of-troy-254415

Sidoqoftë, siguria dhe prestigji i dukshëm i Olimbias dhe Aleksandrit papritmas u zhduk në martesën e shtatë të Filipit me një grua maqedonase, Kleopatra Eurydice. Filipi ishte martuar shumë herë, kështu që një martesë tjetër nuk ishte domosdoshmërisht problem për Aleksandrin, por kjo ishte martesa e parë e babait të tij me një grua maqedonase. Ishte një aleancë tjetër martesore, por kësaj radhe brenda tyre. Pas disa kohësh Filipi vendosi të martonte Kleopatrën, por gjatë festës mbreti i madh u vra nga i dashuri maqedonas që kishte Kleopatra. Gojëdhënat thonë se mbretërit e mëparshëm maqedonas ishin vrarë nga anëtarët e familjes, duke bërë që shumë të dyshonin se Olimbia kishte rregulluar vrasjen për t’i siguruar fronin djalit të saj. Aleksandri i eliminoi shpejt të gjitha kërcënimet maqedonase dhe mposhti të gjitha përpjekjet greke për të përmbysur mbizotërimin maqedonas.
Ndërsa grumbulloheshin fitoret e Aleksandrit, të gjithë besonin se mbas tyre fshiheshin këshillat e nënës së tij. Autorët antikë e përshkruajnë Olimbian si të vështirë dhe bindëse dhe këmbëngulin se Aleksandri e toleronte nënën e tij, por nuk e lejonte që ajo të ndikonte në politikë. Në vitin 330 p.e.s Olimbia tashmë në moshë të thyer, u kthye në Mbretërinë Ilire Molose. Vajza e saj Kleopatra kishte lindur një djalë dhe një vajzë. Më pas në vitin 334 p.e.s. burri i Kleopatrës u largua për një ekspeditë ushtarake në Itali dhe vdiq atje. Ndërsa për sa i përket vdekjes së Aleksandërit i cili vdiq në Babiloni, në moshën 32/33 vjeçare, hidhen disa hipoteza. Historianët kanë debatuar për shkakun e vdekjes së tij, duke propozuar gjithçka, nga malarja, tifoja dhe helmimi me alkool e deri te vrasja nga një prej rivalëve të tij.
Por një studiuese Dr. Katherine Hall kirurge praktikante, sugjeron se Aleksandri mund të ketë vuajtur nga çrregullimi neurologjik Guillain-Barré Syndrome (GBS), i cili shkaktoi vdekjen e tij. Ajo gjithashtu argumenton se njerëzit mund të mos kenë vënë re ndonjë shenjë të menjëhershme të dekompozimit në trup për një arsye të thjeshtë – sepse Aleksandri nuk kishte vdekur ende, kjo nga efektet si ethet e dhimbshme dhe dhimbje barku që pësoi ditët para se të vdiste.
Vdekja e djalit të saj e la Olimbian në një pozicion të pasigurt. Aleksandri nuk la asnjë trashëgimtar të dukshëm. U vendos që fëmija i pa lindur i Roksanës, një nga gratë e Aleksandrit, të bashkëqeveriste me vëllain e Aleksandrit, Filipi III Arrhidaeus i cili ishte me aftësi të kufizuara mendore. Gjeneralët e Aleksandrit, “pasardhësit”, luftuan ashpër mes tyre për të vendosur kontrollin mbi perandorinë. Ata u futën në fraksione konkurruese, secila prej tyre kontrollonte një rajon të ndryshëm. Pa Aleksandrin, Olimbia kishte nevojë për mbrojtje ushtarake nga familja e saj. Pas një sërë peripecish që ajo kaloi gjatë kohës kur djali iu vra, Olimbia vendosi një preçedent për gratë të kulturës greke. Ato duhet të ishin në ushtri, të bashkë qeverisnin dhe të përfshiheshin në luftëra të njëpasnjëshme. Pas qeverisjes së Olimbias, Kleopatra luftoi vëllain e saj me paaftësi mendore dhe siguroi më pas frontin e Egjiptit për veten e saj. Më pas në vitin 300 p.e.s, humbi fronin nga lufta me #romakët, duke i dhënë fund linjës së mbretërisë që nisi nga Olimbia.
 
Imazhet janë gjeneruar nga © Albanian Historical Society, sipas të dhënave historike dhe arkeologjike
Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2023 — 04:18

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Te gjithe qe merren mire me kete teme e dine qe mamaja e Lekes ka qene ilire. Edhe spiuni i elites me emrin Miles qe gjendet ketu: big-lies.org e ka shkruajtur qe mamaja e Lekes kaq qene ilire dhe qe iliret dhe traket ishin i njejti popull. Por ai ben pastaj gabime te medhaja me etnizitetin e tyre por kete gje e ben qellimisht per te ngaterruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.