PRO-PO-EPIKA E SHKRIMTARIT SELMAN DERVISHI (Përsiatje rreth librit "Kryelegjenda Shqiptare", Prishtinë, 2023)

Autor: Prof. Zymer Mehani

Botim i ri, në vigjilje të “Epopesë së UÇK-së”, që shënohet çdo vit, më 5, 6 e 7 mars, për ta nderuar luftën heroike të komandantit Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari dhe nderimin e dëshmorëve dhe të të rënëve për liri.

PRO-PO-EPIKA E SHKRIMTARIT SELMAN DERVISHI
(Përsiatje rreth librit “Kryelegjenda Shqiptare”, Prishtinë, 2023)

Përvoja e gjatë shkrimore, njohuritë e mjaftueshme dhe shkathtësia e penës së autorit Selman Dervishi janë dëshmuar denjësisht në hulumtimin, në lidhjen, në absorbimin dhe në prezantimin e të dhënave nga periudha e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut gjer te epoka ademjashariane. Këta dy kryeheronj, që autori me të drejtë i quan Kryelegjenda Shqiptare, do të përmenden edhe në prozë, por edhe në vargjet e autorit Dervishi. Prandaj, ky autor në librin e tij na ka sjellë xhevahire letrare, arkivore, publicistike, statistikore, historiografike dhe të kujtesës së tij dhe të të tjerëve, që ishin pjesëmarrës të ngjarjeve të fundviteve të shekullit XX, kur në skenë u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës me kryekomandantin legjendar Adem Jashari.
Pro-po-epika e Selman Dervishit, e paraqitur në vëllimin “Kryelegjenda Shqiptare, II sa është interesante, po aq është edhe me interes polidimensional, ngase autori Dervishi është njohës i zhvillimeve të asaj periudhe, i terrenit, i kulturës, i etnografisë, i folklorit, i dokeve dhe zakoneve dhe përgjithësisht i traditës shqiptare, prandaj pasqyrimin e ngjarjeve dhe portretizimin e figurave të personaliteteve (sidomos të Adem Jasharit) e ka lidhur fuqimisht me ambientin jetësor, me terrenin, duke pasqyruar edhe shumë momente psikologjike (emocionale) tepër të ndieshme për një paraqitje reale të ngjarjeve.
Objektiviteti, maturia në shkrime, argumentimi i çdo gjëje me fakte e me kujtimin historik ka bërë që libri “Kryelegjenda Shqiptare”, II t’i kalojë caqet e një vepre letrare, duke u ngritur në një monument të historisë dhe të kulturës sonë kombëtare. Prandaj, me përgjegjësi të plotë morale e intelektuale, ne këtë vepër të shkrimtarit Selman Dervishi do ta quajmë Testament të Etnisë Kombëtare Shqiptare, ngase këtu, si askund tjetër i gjejmë të ulur gju më gju heronjtë e Motit të Madh (shek, XV), të prirë nga kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, Gjerg Kastrioti- Skënderbeu dhe, tanimë pas 2000 vjetësh pritjeje, edhe bijtë e denjë të popiullit shqiptar e të Dardanisë ilirike, të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga Kryekomandanti Legjendar, Adem Jashari.
Krejt në fund, në veprën e shkrimtarit Selman Dervishi e kemi të paraqitur qartë pasqyrën e ndërgjegjes sonë kombëtare, që është një dokumentim me fakte për periudhën e epokës së Skënderbeut (shek. XV) dhe atë të viteve’90 të shekullit XX. Nga kjo konstatojmë se libri është një kombinim i kronikës dhe i historisë së letrarizuar, me interes për shumë disiplina të albanologjisë dhe të artit, për historinë, etnografinë, kulturën, traditën dhe për artin letrar.
Burim frymëzimi për çdo shkrim, qoftë ai letrar apo publicistik, i autorit Selman Dervishi është ambienti shqiptar në kufijtë e Shqipërisë Natyrale, shpirti i kombit i cfilitur e i drobitur, i trazuar e i lënduar, i ndarë e i vrarë shpeshherë gjatë historisë; shpirt ky, kryengritës për liri përgjatë shekujsh, por kurrë i nënshtruar as i mundur nga tufane e rrebeshe armiqsh të pamëshirshëm. Burim frymëzimi i autorit Selman Dervishi është pra trualli amtar, gjithshqiptar gjithandej kah shtrihet Shqipëria Natyrale: Kosovë, Iliridë, Luginë e Preshevës, Hot, Grudë, Plavë e Guci dhe Çamëri.
Pra, libri pro-po-epik “Kryelegjenda Shqiptare”, II i shkrimtarit Selman Dervishi në strukturë të vet përmban prozë, poezi, në formë të kronikave, por edhe të rrëfimeve historike nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë, që nga Epoka e kryeatdhetarit dhe e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për të ardhur te Epoka Ademjashariane dhe e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës (1997-1999).
Pena e artë e z. Dervishit, pra na ka dhuruar një libër margaritar, në të cilin kronologjikisht do të gjejmë dromca vuajtjeje, dhembjeje, por edhe heroizmi e krenarie, duke trajtuar tema të ndryshme të tabanit kombëtar, vështirësitë dhe sakrificat e një armate të tërë shqiptarësh liridashës, që për asnjë çast, në asnjë rethanë nuk i ndalën krismat e armëve për liri….
Libri i z Selman Dervishit, “Kryelegjenda Shqiptare”, II është konceptuar në tri pjesë, të cilat pastaj në kontinuitet e përbëjnë tërësinë.
.Krejt në fund,
Tashmë të gjithë e dinë se kudo në botën shqiptare, por edhe në diasporë, emri dhe pena e shkrimtarit Selman Dervishi është e njohur, ngase ai prore ishte dhe është në kontakt me lexuesit e tij të shumtë përmes gazetave e revistave shqiptare, duke u sjellur atyre xhevahire të mrekullueshme letrare, historike e publicistike me taban kombëtar.
Le t’i përmendim vetëm disa prej gazetave e revistave, ku pena e Selman Dervishit po lë gjurmë,:
”Rilindja,”,”Bujku”,”Bashkimi i Shqipërisë”, “Epoka e Re”, “Radio Kosova e Lirë” , “Bota sot” etj.
Ja lista e gjatë me veprat letrare të shkrimtarit Selman Dervishi, të shkruara në USA dhe të botuara në Kosovë:
-Fluturo moj shqipe
-Epope e lirisë
-Gëzone dritën
-Flakë triumfi
-Lulekosove
-Kthehu përsëri
-Thërret një zog
-Shqip Shqipe
-Ag pranvere
-Tokë e qiell
-Liri Kosovës
-Popull-kombi
-Nënë, oj loke
-Gjallë Shqiptaria
-Hyje diellore
-Rreze diellore
-Riliri ritrollit
-Strategbota në anekdota, I
-Strategbota në anakedota, II
-Strategbota në anekdota, III
-Gjergja më Adema, I
-Gjergja më Adema, II
-Gjergja me Adema, III
-Kryelegjenda Shqitare, I
Kryelegjenda Shqiptare, II (më e reja)
E themi me admirim se shkrimtari Selman Dervishi, edhe sot në moshë të shtyrë, po e shkrin tërë pleqërinë e tij, prore me laps në dorë, duke shkruar për tema përherë të karakterit kombëtar. Prandaj ky burrë drenicas i takon mbarë kombit shqiptar, që me krenari quhet SELMAN DERVISHI i Pamposhtur. Ky uragan i pandërprerë le të na rrojë edhe 101 vjet!

Shperndaje ne
Updated: 1 Mars, 2023 — 05:00

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Selman Dervishi te kam sugjeruar disa here faqen mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to ca mendimi keni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.