Letërsi Kombëtare : Atdhe Geci- P R O T A G O N I S T I

 

 

 

 

 

 

 

P R O T A G O N I S T I

Dje e mundëm një fushë  mbushur me

varre, e mundëm një kohë të burgjeve

e pushkatimeve, e mundëm një vrasës

të lirisë dhe të  gjenocidit, e  mundëm,

një pushtues, që vrasjen kishte mësim.

Nuk e mbaj më ngarkesën  e shekujve

nuk e mbajnë më as idealistët e vendit

na duhet një forcë  që  i  prinë atdheut.

Kosova dardane e do emrin e tokës së

vetë, një kërkesë të tillë e ka Çamëria,

Ilirida, Krahina  e  Mollës  së  Gjakut,

Ulqini, Shkupi, Tetova  dhe Gostivari.

Nuk e mbaj më ngarkesën  e shekujve

thotë ai që  jetën po edhe vdekjen e do

të bukur, dhe, lirinë  e  do  të  shkruar.

Kosovë, edhe nëpër  udhë  të ngushta

ti di të jesh Kapiteni i fatit të Atdheut

se gjithçka nis  nga fjala e bërja fjalës

gjithçka nis nga mendja dhe mendimi

gjithçka nis nga zemra dhe duart tona.

Heshtja  për  të harruar vendlindjen e

atdheut, Çamërinë, është e pafalshme

çfardo që të jetë udha kombi  sot e do

kapitenin e vetë kundër  tëra  stuhive!…

Atdhe Geci 

Shperndaje ne
Updated: 5 Mars, 2023 — 16:05

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.