ETIMOLOGJI: Kasam ShAQIRVELA – KËNDVËSHTRIME PELLAZGJIKE

Qasje etimologjike e gjuhësore

Këndvështrim

Shkrim nga : Kasam ShAQIRVELA 

-Në jetën njerëzore qysh nga koha më e lashtë gjer në ditën e sotme, njeriu si individ dhe njerëzit si shoqëri apo kolektivitet kanë patur dhe kanë nevojë jetësore për të vërtetën e pakontestueshme, këtu e kam fjalën për njeriun e ndershëm, të pastër shpirtërisht dhe human në veprime si dhe shoqërinë e ndërtuar po nga këta individë… Ndërkaq jemi dëshmitarë se ka dhe individë me karakter të dyzuar, me shpirt të shitur e pa vertikale, përvetësues vlerash dhe shtrembërues të të vërtetës historike që u takon të tjerëve për qëllime meskine të interesit personal por edhe të interesit shtetëror të shoqërive-shteteve bizare.
*
“Sado që të ngrihen male të larta gënjeshtrash ato mund… por vetëm për një kohë të caktuar ta zënë dritën e diellit(të vërtetën historike) por vjen koha kur Dielli e kalon edhe majën më të lartë të malit të gënjeshtërt dhe fillon e i ngroh zemrat e atyre që e duan dhe e presin me padurim të vërtetën historike.” …©K.Sh.
*
-Kështu ngjet puna me shkrimet e lashta të shkruara në: shpella, shkëmbinj, pllaka qeramike, lëkurë, copë ashti, copa druri apo dërrase deri te letra,…ku, shumica e këtyre shkrimeve, gjithandej ku gjenden, mund të lexohen e kuptohen sot e gjithë ditën me gjuhën e sotme shqipe e cila po provon me fakte të pakontestueshme se është stërmbesa e pellazgjishtes së lashtë, duke i lexuar shqip një numër të madh të këtyre shkrimeve të vjetra të cilat s’do mend se janë në gjuhën pellazge dhe të shkruaranë alfabetin e pellazgëve.
Shumë studiues të gjuhës, si nga shqiptarët por edhe nga popuj të ndryshëm, e kanë theksuar tashmë këtë fakt edhe përkundër politikave zyrtare të shteteve të tyre që nuk e kanë mbështetur të njëjtin konstatim dhe fakt shkencor ashtu siç po ndodh edhe me disa studiues dhe institucione shtetnore shqiptare që nuk e pranojnë të vërtetën mbi lashtësisë e gjuhës shqipe..?! Tanimë kanë dalë në dritë deshifrimet e mbishkrimeve të lashta që përbëhen nga dhjetra fjali të shkruara si tekst me Alfabetin Pellazg dhe dialektet e tij si ai: Frigjian, Lykean, Lydian, Faliskan, Picen, Umbrian, Mesap, Etrusk…etj., ku emrues i përbashkët është gjuha shqipe e sotme, me theks të posaçëm flalët nga dialekti i gegnishtes të cilat i ruajnë format arkaike, që janë shumë të vjetra por janë akoma të gjalla edhe sot madje në përdorim të përditshëm në të folmen e popullit shqiptargjithandej ku frymojnë ata.
Ata studiues,.. qofshin të pavarur apo të varur nga institucione shtetërore ku janë përfshirë dhe ku paguhen për punën e tyre,.. e të cilët nuk e kuptojnë rolin e vet historik dhe kombëtar se janë aty për ta zbardhur të vërtrtën historike për gjuhën shqipe… dhe jo për ta mohuar lashtësinë e saj.?! Atëherë, minimumin e domosdoshëm që mund të bëjnë edhe pse nuk e pranojnë.. është të mos i pengojnë studiuesit e tjerë të cilët, madje dhe pa marrë paga nga institucionetrelevante,por me ekonominë e brishtë familjare të vetën, kanë virtyt për ta përnjohur të vërtetën e lashtësisë historike të gjuhës shqipe si dhe guximin shkencor e intelektual pse jo dhe kombëtar për ta thënë troç dhe pa ekuivoke këtë të vërtetë historike madje edhe me shkrime-studime e kumtesa nëpër konferenca e simpoziume ndërkombëtare por dhe me libra të botuar brenda trojeve shqiptare dhe jashtë tyre, libra të shkruar jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhët e huaja botërore…
*
“Askush nuk të detyron të bëhesh atdhetar me zor.. sepse, atdhedashuria buron nga zemra dhe jo nga detyrimi… Ama në rastet kur nuk e zbardh të vërtetën historike të gjuhës sate, nuk e mbron atë, e lejon tjetrin ta shtrembërojë historinë tënde madje dhe ta përvetësojë atë dhe jo vetëm kaq por shkon dhe bëhesh badhkëveprues në këto gjëra të liga për gjuhën, historinë, kulturën e traditën tënde kombëtare shqiptare, atëherë pak e ke për të qenë tradhëtar..! “ © K. Sh.
*
**

Shperndaje ne
Updated: 19 Mars, 2023 — 00:06

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.